25/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 nëntor 1992

Presidenti Berisha deklaron: «Këtë vit shqiptarët do ta kalojnë dimrin më mirë se vitin e kaluar pasi ata do të kenë shtëpitë e tyre»

Presidenti Berisha deklaron: «Këtë vit shqiptarët do ta kalojnë dimrin më mirë se vitin e kaluar pasi ata do të kenë shtëpitë e tyre» VETËM KAQ? - Çfarë ndryshimi do të ketë ky dimër përsa i përket furnizimit të njerëzve me ushqime? - A do të vazhdojë gjatë gjithë dimrit të mbizotërojë errësira nga mungesa e

Të jetë vetëm harresë

Logjikisht këto pyetje i duheshin bërë Presidentit në konferencën e shtypit që Ai organizoi para pak ditësh me gazetarët e shtypit partiak dhe shtetëror. Por Presidenti apo ata që kanë bërë lajmërimin dhe ftesat nuk e panë të arsyeshme të ftojnë gazetarët e gazetës «Koha jonë». Padyshim është më e rëndësishme të ftohen gazetarët e «Tribunës Demokratike» apo të ndonjë gazete që nuk i njeh emri, që dalin një herë në dy apo tre javë, se sa gazetarët e «Koha jonë», gazetë që del dy herë në javë, e dyta në shtypin shqiptar për nga tirazhi ditor. Pushtetarët shqipta- shqiptarë bëjnë sikur e harrojnë këtë gazetë në një kohë që të gjitha Ambasadat e huaja apo institucionet të tjera nuk kanë lënë asnjëherë pa ftuar nëpër konferenca shtypi përfaqësues të kësaj gazete e cila duan apo nuk duan pushtetarët tanë është ajo që është dhe që nuk i ulen aspak vlerat në e respektojnë apo jo demokratët e sotëm. Përkundrazi... Duke qenë tepër të bindur se Presidenti e lexon ndër të parat gazetën «Koha jonë», dhe ky është respekti më i madh për ne, mendojmë që pyetjet që duhet t’ia bëjmë në konferencë shtypi, t’i bëjmë në gazetën tonë.

-Po ata që ende janë të pastrehë ku do ta kalojnë dimrin?

- A do të vazhdojë gjatë gjithë dimrit të mbizotërojë errësira nga mungesa e energjisë elektrike që pothuaj ka pushtuar gjithë vendin? - Me se do të ngrohen shqiptarët këtë dimër të ftohtë? Një pyetje të përafërt ia bëri edhe një gazetar Presidentit Berisha në konferencën e shtypit që ai dha. Përgjigjja e Presidentit ishte: «Këtë dimër shqiptarët do ta kalojnë dimrin më mirë se vitin e kaluar» Dimri tashmë pothuaj ka kaluar pasi ata do të kenë të ulur këmbëkryq shtëpitë e tyre. Pra me në të gjithë vatrrat tona, këtë përgjigje Presidenti do të mundemi ta përballojmë pa dhimbje dhe pa vështirësi të mëdha. A do ta kalojmë ashtu si dimrin e kaluar, më mirë apo më keq? Çfarë masash janë marrë nga Qeveria për përballimin e kësaj stine të ftohtë? Një pyetje të përafërt ia bëri edhe një gazetar Presidentit Berisha në konferencën e shtypit që ai dha. Përgjigjja e Presidentit ishte: «Këtë dimër kaluar». Përgjigje që vlen për të gjithë shqiptarët këtë dimër do të kenë shtëpitë e tyre. A mjafton kjo për të thënë se do ta kalojmë më mirë se dimrin e kaluar? Partisë Demokratike. Po për ata që nuk kanë fare shtëpi, ç’do të bëhet? Ku do ta kalojnë ata dimrin? Pra ku është ndryshimi këtu, sipas përgjigjes së Presidentit? Ata që dimrin e kaluar kishin shtëpi, kanë edhe sivjet. Ata që nuk kishin vjet nuk kanë as këtë vit, (përveç Ministrave) pasi dihet se këtë vit nuk u ndërtua asnjë pallat. E zëmë se kalojmë më mirë se dimrin e kaluar? A nuk i ka gjetur dimri tragjet tona më të boshasira se vitin e kaluar? A nuk ka më pak në treg sheqer, vaj, makarona, oriz, miell, fasule, mish, djathë e shumë produkte të tjera ushqimore? A nuk jemi dëshmitarë të këtyre mungesave të gjithë sëbashku? Edhe këtë vit filloi loja e dritave, 1 orë me drita e dy pa to, një natë po e dy jo. Pa radio e pa televizor. Errësirë. Jo krejt. Kemi qirinj. Ha bukë në orën e 6 fli në 7 të mbrëmjes. Zoti Berisha, nuk e shihni Tiranën, mirë rrëthet e tjera, pothuaj çdo natë pa drita? Sigurisht që e shihni. Kështu do të kalojë i gjithë dimri? A mund ti themi më mirë se vitin e kaluar kësaj gjendje zoti President? Me se do të ngrohen shqiptarët këtë dimër? Energjia elektrike mungon, Vaj guri — mungon, drutë e zjarrit janë mjaf[t] deficëtare. Dhe përveç ngrohjes me se do të gatuajnë gratë shqiptare? A. FRANGAJ