Përvjetori i dytë i lëvizjes studentore festohet në ish muzeun Enver Hoxha.
— Nuk dekorohen studentët mjaft aktivë të dhjetorit ’90, Blendi Gonxhe, Akli Fundo, Spiro Curra, Abdyl Demirazi, Ilir Meta etj.
— Në takim ku merrte pjesë Presidenti Berisha, nuk ftohen fare dy nga pedagogët që përkrahen që ditën e parë studentët, zotërinjtë Gramoz Pashko e Arben Imami.
— Asnjë fjalë për ish studentin, dëshmorin e demokracisë Arben Broci.
— Televizioni Buxpapa nuk transmeton asnjë kronikë nga ngjarjet e ditëve heroike të dhjetorit.
Lexoni në faqen 3
BLERIM ÇELA DUHET TË JAPË DORËHEQJEN
— A nuk u vërtetua deklarata «Votat edhe Sllobodanıt jepni, por kurrë PS-së» pas dorëheqjes nga gjyqi me NIKOLLE LESI
— Pas tërheqjes së padisë së zotit Çela vërshojnë kontrollet në «KOHA JONË»
Më gjërësisht lexoni në numrin e ardhshëm shkrimin nga A. FRANGAJ.
Studenti i dhjetorit
Pal Serreqi refuzon dekoratën «Pishttar i demokracisë»
Siç informohemi nga burime të mirinformuara, ish studenti i dhjetorit ’90, zoti Pal Serreqi i dekoruar këtë ditë si «Pishttar i demokracisë» e refuzoi dekoratën.
RASTI PËR TË PUNUAR SEBASHKU
— Letër e zotit TOMAS JANSEN, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane dhe i Bashkimit Demokratian Europian, dërguar zotit Neritan Ceka, Kryetar i Komisionit Ekzekutiv të partisë Aleanca Demokratike.
Zoti kryetar,
Më lejoni t’ju falënderoj nxeh tësisht për mesazhin tuaj. Me interes të madh, me simpati e plot miratim unë lexova Programin dhe njoftimin e parë të Aleancës Demokratike.
Unë uroj që ju të mund ta çoni përpara aksionin tuaj dhe të realizoni projektin tuaj politik.
Është e qartë se vetëm një demokraci parlamentare, e pajisur me instrumenta solidë dhe që funksionon sipas rregullave të respektuara prej të gjithëve, është në gjendje të përmbushë detyrën e rëndë të rindërtimit të një vendi dhe të shëndosjes së ekonomisë.
Shpresoj se do të na jepet rasti të punojmë sëbashku me këtë sens. Dy organizatat tona, Partia Popullore Europiane (PPE) dhe Bashkimi Europian i Demokracisë së Vërtetë (UEC) ndikojnë shumë afër zhvillimet në Shqipëri. Dua t’ju vë në dijeni se në fillim të vitit 1993, do të dërgojmë një delegacion atje për të marrë kontakt me ju me qëllim që të njohim më mirë realitetin e vendit tuaj.
Unë jam njoftuar se ju keni caktuar zotin Idriz Basha përfaqësues të partisë suaj në Bruksel. Po mbaj tani kontakte të rregullta me zotin Basha dhe jam i bindur se do të punojmë së toku në interes të një bashkëpunimi të frytshëm.
Pranoni, ju lutem, sigurinë e ndjenjave të mia më të mira.
Bruksel, 8-12-1992
PAFYTYRËSI E TELEVIZIONIT SAKAJEV A
Ditën e martë televizioni ynë transmetoi disa intervista me kryeredaktorët e gazetave kryesore mbi ligin për shtypin dhe statusin e gazetarít.
Kryetari Xh. Mustafës «RD», Th. Gëllçit «ZP», V. Rakipit «Republika», I. Yzeirit «Zëri», A. Bilacit «Sindikalisti», M. Bazes «ATSH» dhe A. Krasniqit «TD» u intervistua edhe Drejtori i gazetës «Koha jonë» Nikollë Lesi.
Pafytyrësia e televizionit qëndron në faktin se vetëm intervista e përfaqësuesit të gazetës «Koha jonë» nuk transmetohet atë natë. Pse? Si e shpjegojnë këtë fakt tele-monistopëdëistët antidemokratë? Çdo të thotë një censurim i tillë? Përse përjashtohet nga ekrani «Koha jonë» gazeta e dytë për nga tirazhi në të gjithë shtypin dhe e para në shtypin e pavarur shqiptar? Deri kur do të vazhdojë censura marksist-leniniste në televizion e udhëhequr nga Drejtori i tij, ish kryeredaktori i gazetës «Bashkimi» ndihmëses besnike të PPSH-së shoku Qemal Sakaj(eva), gazetë e cila e quajti RD-në që në numrin e parë MACE E ZEZË?
Zoti pastë mëshirë për këta «demokratë» që u zien në damarë komunizmi