19/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 dhjetor 1992

ZBULOHET NJË PROÇES VERBAL SEKRET I BYROS POLITIKE NË DITËT E DHJETORIT 1990

Proçesverbali i mbledhjes së byrosë politike të PPSH me 11 dhjetor 1990 Në orë përpara mbledhjes së Plenumit të KQ të PPSH byroja politike e kësaj partie përpiqet t’i shpëtojë katastrofës që po afron. Figur(at) groteske të komunizmit shqiptar diskutojnë forcën e tankeve. Pluralizmi është vendosur në qytetin Studenti nga vullneti i mijrave studentëve. Çdo përpjekje për të shmangur atë ose për të mashtruar studentët ngjan mjerane (lexoni faqe 4 dhe 5)

Presidenti italian Skalfaro vuri në mendime presidentin Berisha

— Dje Skalfaro arriti në Tiranë për një vizitë pune e miqësore me ftesë të z. Berisha. Në drekë ai mbajti një fjalim në parlament, fjalim, i cili u mirëprit nga parlamentarët. Ai ishte ekselent në fjalën e tij, çka bëri që parlamentarët ta dëgjonin me vëmendje. Berisha ishte më i përqëndruari tek ekselenca e Skalfaros.

PANIC! DO TË MUND MILOSHEVIÇIN

TË DIELËN: PANIC! DO TË MUND MILOSHEVIÇIN Ditët e fundit avokati i njohur z. SPARTAK NGJELA, i cili njihet edhe si një analist politik serioz, i pyetur nga një agjensi e huaj dhe nga redaksia jonë se ç’mendim mund të jepte për zgjedhjet e së dielës në Jugosllavi, u shpreh: Pa dashur ti hyj një argumentimi të gjatë, them se në këto zgjedhje Panici do ta mundë Milosheviçin, Ka tepër gjasë të ndodhë kjo, e në rast se ndodh, atëherë në Ballkan do të nisë një politikë e re; ndërsa politika shqiptare duhet të jetë shumë e vëmendëshme paskëtaj. Në fund ai shtoi: Zgjedhja e Klintonit si president në Shtetet e Bashkuara, i jep dorë Panicit në zgjedhjet e së dielës. Është për tu theksuar se Z. NGJELA është nga të pakët analistë që mendon në daljen e Panicit si president në zgjedhjet e së dielës.

Kostaq Çifliku dënohet për çështjen e përgjigj(u)se

Më 15 dhjetor gjykata e rrethit të Tiranës shqyrtoi çështjen në ngarkim të të pandehurit Kostaq Çifliku i akuzuar për çështjen e përgjegjësve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në përfundim të gjyqit Kostaq Çifliku u deklarua fajtor për shpërdorimin e detyrës dhe u dënua në bazë të ligjit me gjashtë muaj riedukim nëpërmjet punës. Pra sipas një paradoksi të detyruar Kostaq Çifliku i nxjerrë në asistencë që pothuaj shtatë muaj më parë duhet të rikthehet në punë për gjashtë muaj deri sa të përmbushë dënimin e dhënë nga gjykata e rrethit.

Lajmërim

Redaksia e gazetës KOHA JONË kërkon falje autorëve të dy shkrimeve të paralajmëruara si dhe gjithë lexuesve se për arsye të procesverbalit të mbledhjes së byrosë politike të 11 dhjetorit 1990 të ardhur në gazetë momentin e fundit shkrimet u hoqën nga ky numur për t’u botuar dy numra më pas.