Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në «federatën» Jugosllave
Deri në mëngjesin e datës 22 Dhjetor agjensitë kryesore të lajmeve njoftojnë se Slobodan Milosheviçi ka fituar me tepër se 56 përqind të votave
Milan Paniç e ndjek me rreth 35 për-qind.
Një numër të madh votash rreth 22
Drejtori i ATSH-së kategorizon gazetarët shqiptarë
Në një seminar për shtypin organizuar nga fondacioni gjerman Ebert, duke marrë fjalën drejtori i ATSH-së zoti Ilir Zhilla u shpreh:
… gazetarët sot unë do t’i ndaja në tre grupe, të majtë, të djathtë, si dhe ata që prostituojnë. Në këtë deklaratë me sa duket zoti Zhilla nuk pati parasysh që edhe ai së bashku me gazetarët e agjensisë që drejton nuk mund të jenë as të majtë, as të djathtë, kjo përcaktohet me status. Zoti Zhilla ka ardhur në krye të ATSH-së pas zgjedhjeve të 22 Marsit i emëruar nga PD-ja. Më parë ka punuar si peshkatar, magazinier peshku, gazetar në DRITA. Nuk njeh asnjë gjuhë të huaj dhe e ka mbështetur Lëvizjen Demokratike me një artikull të titulluar: «24 orë pranë Sali Berishës». Përgjigja e 13-të e zotit Gjinushi
Përgjigja e 13-të e zotit Gjinushi nga numri i kaluar
I kërkojmë ndjesë publike z. Skënder Gjinushi për gabimet dhe mungesën e korrekturës në intervistën e tij dhënë gazetës «Koha Jonë», dhe botuar më 16 dhjetor 1992 duke e siguruar se ky rast nuk do të përsëritet dhe në të njëjtën kohë e mirëpresim ashtu si deri më sot edhe në të ardhmen për të bashkëpunuar në gazetën tonë.
GAZETA «KOHA JONË»
Ç’MENDIM KENI PËR GAZETËN «KOHA JONË»?
13. Është gazetë me nerv, di të luajë me sensacionin, të kapë ç’ka është me sensibilizuese për momentin, ka seder profesionale e profesionalizëm.
Por si e pavarur ka kohë që s’është më e tillë. Të kritikosh kabinet apo ç’ka të duket e tillë tek Presidenti, Qeveria a PD është të kurajo qytetare e demokratike, por ta kthesh këtë në synim kryesor e ta bësh me vend e pa vend është detabilizueze. «Koha Jonë» ka harruar që në Shqipëri ka edhe një opozitë që ka përgjegjësi jo vetëm për të kaluarën por edhe për gjendjen aktuale. Për-se një harrëse e tillë?!...
Kërkesë për RTV
Në çdo emision lajmesh jepni shuma ndihmash për familjet e përmbytura.
Ju lutem na jepni shumën e plotë të lekëve dhe dollarëve të dhëna deri tani nga firmat e huaja dhe të vendit.
Ua bëjmë këtë kërkesë që të dimë sa kanë vajtur tek familjet e përmbytura.
A. M.
Nesër Aleanca Demokratike......
Nesër në orën 10.00, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë do të mblidhet elëzja e parë e partisë Aleanca Demokratike e Shqipërisë, e cila do të ratifikojë Programin e Statutin dhe do të zgjedhë organet drejtuese të Partisë.
Janë të lutur të marrin pjesë të gjithë nënshkruesit e aktit themelues të Partisë që u depozitua në fund të muajit tetor në Ministrinë e Drejtësisë.
Komisioni Organizator