13/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 janar 1993

Nexhmije Hoxha ka një pyetje për presidentin!

Nga sa merret vesh nga një burim që kërkon të mos identifikohet për shkak të frikës nga gjyqi ndaj Nexhmije Hoxhës dhe rregullave të tij, e kuzuara Nexhmije Hoxha mban në dorë thuajse gjithnjë një bllok me shënime. Në këtë bllok, në një vend të veçantë, ajo ka shënuar edhe pyetjet e mundshme për të bërë gjatë zhvillimit të gjyqit. Njëra prej pyetjeve që u arrin të lexohet me bisht syrit në bllokun e saj, i drejtohet presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Berisha. Ajo është formuar pak a shumë në këtë mënyrë: — Zoti Berisha, prokurorët tuaj më akuzojnë mua për shpërdorim të pronës shtetërore duke mbajtur perde të përdorura e të papërdorura, duke pirë kafe e duke ftuar njerëz në shtëpi ose edhe duke blerë armë gjahu për fëmijët. Dua t’ju pyes dhe ju zoti President i tanishëm, ju për veten tuaj ç’përdorët diçka e ushtrisë për të udhë- udhëtuar nga Dajti në Tiranë, ku kishit shkuar për të festuar dhe për të kaluar vitin e ri? Në cilin ligj shtetit demokratik është mbështetur ky veprim? Nuk e dimë se kur do ta bëjë këtë pyetje Nexhmije Hoxha. Gjithashtu nuk marrim përsipër saktësinë e plotë të formulimit të saj. Por një gjë është e saktë: se ashtu sikurse Nexhmije Hoxha ka përdorur perde e ka blerë çifte, po kështu më datën 2 janar 1993, nëpër rrugët e kryeqytetit, ka gjuajtur makinat e blinduara ushtarake, ose sikurse quhen diagaqe, të cilat shkonin në malin e Dajtit me borë ku i kishte thirrur Presidenti Berisha. Gjithashtu dihet se Presidenti ndodhej atje me gjithë familjen e tij dhe disa miq në një vilë udhëheqjes së lartë për të kaluar Vitin e Ri. Ditën e shtunë, sikurse informohemi, gjatë zhvillimit të gjyqit, Nexhmije Hoxha, duke plotësuar kuptimin e pyetjes së mësipërme, kishte thënë se shpenzimet e saj për 45 vjet nuk ishin më të mëdha se shpenzimet e liderëve demokratë gjatë 10 muajve vetëm për bileta avionësh. Ajo këtu thuhet ka bërë një shtesë duke thënë se këto shpenzime të bëhen, por udhëheqja e re të ketë kujdes, nxjerrëngjet përkatëse, me qëllim që të mos vijnë vonë edhe ata në bankën e të akuzuarit».

Zv. drejtori i televizionit zoti LEKA BUNGO jep dorëheqjen

Nga një burim i sigurtë brënda televizionit, i cili kërkoi të mos identifikohej, zv. drejtor i televizionit ka paraqitur dorëheqjen me shkrim para drejtorit të Përgjithshëm vetëm pas 5 muaj në këtë detyrë. Arsyeja e vërtetë nuk është mësuar ende, por në ambientet e punës së këtij institucioni jepen variante të ndryshme që nga ai për arsye shëndetësore e deri tek ai i emërimit të tij si shef propagande në PD. Cila është arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij, besojmë se Leka Bungo do ta sqarojë vetë, nëqoftëse nuk ka bërë humor siç e ka zakon.

Skënder Buçpapa nuk zbaton vendimin e gjykatës

Siç jemi të informuar, grupi i televizionit i përbërë nga gazetari Arjan Melonashi, operatori Gazmir Shtino dhe operatori i zërit Arjan Negro të pushuar nga puna fill pas intervistimit të deputetit Azem Hajdari (intervistës enigme) dhe pas fitore së gjyqeve në të gjitha shkallët, nuk lejohen të kthehen në punë. Në këtë vendim Skënder Buçpapa është tepër i vendosur, trim e këmbëngulës dhe forca e tij është edhe mbi vendimet e gjykatave të pushtetit tonë demokratik të pas 22 marsit. Sigurisht që ai ka të drejtë të mos përfillë edhe ligjet e shtetit pasi ngjitet si një nga miqtë dhe patriotët e Presidentit Berisha. Në rast se komunistët e zbatojnë ligjin nga frika e ndëshkimit të tyre, demokratët e zbatojnë nga dëshira e mirë për të ndërtuar një shtet juridik e demokratik. Skënder Buçpapa i vendosur nga PD në atë post nuk e zbaton ligjin e shtetit që përfaqëson. Atëherë, për kë punon dhe kujt i shërben Skënder Buçpapa?!

NE NUMRIN E ARDHSHËM

Para disa ditësh, krejt nga rasti, disa studentë morën nga krahu një personi të veshur me shajak të zi, një thes të lëkurë dhe. Ky paska qenë korieri që sillte në Tiranë letrat që dërgon herë pas here Enver Hoxha. Janë shumë e shumë letra, të cilat redaksia i përzgjodhi e do t’i botojë herë pas here në faqet e kësaj gazete. Mendojmë se do të kenë interes për lexuesin, pasi hedhin dritë për shumë ngjarje të pakuptueshme që pondohin në Shqipëri tash dy vjet. Në numrin e ardhshëm do të lexoni letën tepër sekret që Enver Hoxha u dërgon shokëve Sali Berisha dhe Ramiz Alia.

Shqipëria pranon lëndë toksike

… pas një njoftimi të gazetareve marrë para një jave para një Jan… [?] stacionet televizive… [?] bëhet e ditur se … e re demokratike ka bërë marrë… me shtete të huaja … në territorin e Shqipërisë. Veprim i qeverisë shqiptare sipas marrëveshjes. Dfhet [?] mirë se asnjë prej vendeve europiane apo SHBA nuk lejon futjen apo asgjësimin e lëndëve toksike në territoret e tyre për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ato paraqesin. Veprimi i qeverisë shqiptare sipas televizionit grek, u cilësua si jo-njerëzor edhe nga një organizatë ndërkombëtare me veprimtari në këtë fushë. Megjithë vërtetimin e madhe në Shqipëri, qytetarëve shqiptarë do tu lihet e drejta të vendosin vetë për jetën e tyre dhe jo tu rrezikohet ajo me çfarëdo çmimi qoftë.

Gazetarit Melaim Zeka i arrestohet kaseta e filmit

Gazetari Melaim Zeka erdhi në Shqipëri si i dërguari i TV suedez dhe i agjensisë së lajmeve TR, për të asistuar në gjyqin e Nexhmie Hoxhës dhe Kino Buxhelit. Për nevoja pun… [?] lari Zeka bën një kontratë në rrugë ligjore me TV shqiptar për të marrë në dispozicion një operator sëbashku me kamerën. Për këtë u nënshkrua kontrata mes palëve për shumën 320 dollarë. (Vijon në faqen 3)