27/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 janar 1993

Në qoftë se shqiptarët janë duke tentuar të lënë Shqipërinë ...

Kryeartikulli ynë Në qoftë se këto ditë dëgjuam për tentativën e eksodit të madh të rinisë në Portin e Shën-të, në rrethin e Lezhës, kjo nuk donte të thoshte se ishte një gjë e thjeshtë. Mijëra njerëz u vunë përballë policisë e përballë rrezikut të jetës vetëm vetëm që të marrin rrugën e të largohen nga Shqipëria. Ata ishin mijëra, por janë mijëra e mijëra të tjerë në mbarë vendin që nuk kanë kushte për të jetuar dhe që kanë humbur çdo shpresë se dhe regjimi i ri dhe ekipi i ri në krye të këtij regjimi do të bëjnë ndonjë gjë të mirë. Në qoftëse televizioni dhe ndonjë gazetë (ndoshta vetëm gazeta jonë) dhanë lajmin e këtij eksodi, kjo nuk donte të thoshte se ishte i vetëm. Mjenherë mbas tij u bënë grumbullime të mëdha edhe në Durrës e në Vlorë me tentativën për të ikur nga Shqipëria. Përderisa ndodhi kështu, kushdo duhet të kuptojë se populli shqiptar ndodhet dhe njëherë para një udhëkryqi e desiluzioni të madh. Në qoftëse gjatë grumbullimit në Portin e Shën-të dhe tentativës për eksod ndërhyrja e policisë shkaktoi disa njerëz të burgosur (që më vonë u liruan), dhe disa të tjerë të rrahur, a do të thotë kjo se Shqipëria vendosi kështu rendin e qetësinë dhe u ndaluan tentativat për eksod? Njëzëri në këtë situatë kur po lënë tokën e familjen e tyre për shkak se nuk sigurojnë mjetet e jetesës, s'ka ç'mund të pyesim para rrezikesh të tilla të vogla. Në qoftëse kundër eksodit janë duke u marrë vetëm masa policie, dhe jo masa qeveritare, parlamentare e presidenciale, politike e sociale, etj, etj. Për të bërë realitet qoftë edhe disa nga premtimet e dhëna, atëherë çfarë ndryshimi paska kjo kohë e demokracisë me kohën e eksodeve në kohën e PPSH? Në qoftëse këto grumbullime dhe tentativa eksodesh janë të nxitura nga vetë qeveria dhe udhëheqësi shqiptar, vetëm e vetëm për të detyruar njerëzit që të na japë më shumë ndihma (sikurse po thuhet publikisht në shumë ambiente), atëherë kjo është një demagogji shtetërore në dëm të dinjitetit dhe të jetës së njerëzve që marrin rrugët të shkojnë nëpër botë. Dhe së fundi, në qoftëse kjo është duke ndodhur, që së njerëzit duan të largohen nga Shqipëria, që njerëzit duan të largohen nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë shpresë tek ekipi i ri udhëheqës i vendit, a nuk do të ishte më humanë, më atdhetarë, më e arsyeshme që në vend të largohesh populli duke lënë liderëshpin, të largohet ky grup njerëzish nga posti udhëheqës. Në qoftë se është kështu, le të këmbehen këta, që nga rinia, që nga qeveria e gjer tek parlamenti. Le të bëjmë sa më parë zgjedhje të tjera.

A do të kemi tre deputetë të rinj në parlament?

VENDIMI DO TË JEPET MË DATËN 8 SHKURT 1993 ORA 10 Më datën 25 janar 1993 ora 10 u shqyrtua kundërshtimi që kandidatët e listës shumë-emërore të PD-së zotërinjtë Demeti, Zogaj e Kadare, kanë paraqitur para gjykatës kushtetuese. Për të njëjtin objekt kësaj gjykate i është drejtuar dhe grupi parlamentar i PS. Zotëri Preç Zogaj replikon për këtë problem, por kryetari i trupit gjykues zoti Rustem Gjata sqaron se objekti është i njëjtë. U konstatuan se ndonëse ishin njoftuar, nga grupet e tjera parlamentare nuk kishte ardhur asnjë përfaqësues. Pastaj u bë relatimi i dy kërkesave dhe një shtesë nga përfaqësuesi i PS dhe zoti Demeti i cili u ndërpre nga kryetari i gjyqit sepse sipas tij ai dilte jashtë arsyetimit juridik. Avokati i çështjes z. Ngjela pyet nëse gjykata kushtetuese ka forcë ligjore për të gjykuar çështjen dhe pastaj shtoi se në favor të tre zotërinjve të lartpërmendur duhet marrë parasysh dhe pika 7 e ligjit nr. 24 për ri- organizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Mbi këtë bazë ai kërkoi të konsiderohet i paligjshëm kapërcimi i radhës në listën shumë-emërore. Zoti Kadare jep argumentet e tij për zgjidhjen juridike dhe jo politike të problemit, sepse kjo do të përbënte një provë që pushteti juridik nuk i nënshtrohet atij politik. Z. Zogaj deklaron se: «Arsyeja që ne ngulmojmë në të drejtën tonë e tejkalon dëshirën për të qenë deputetë, ne jemi nisur nga motivi i ndarjes së plotë të shtetit nga partitë. Trupi gjykues bëri shumë pyetje të cilave ju dhanë përgjigje avokati Ngjela dhe zotërinjtë Demeti, Zogaj e Kadare. L.- VANGJELI

Arben Lika nuk prononcohet në shtyp

Lidhur me lajmin e numrit të kaluar në gazetën tonë, ku bëhej fjalë për disa fakte komprometuese të disa ministrave të korrup­tuar të qeverisë Meksi të cilat, sipas burimit, zotër­onte deputeti Arben Lika, këto ditë kryeredaktori A. Frangaj u takua vetë me zotin Lika. Ai i deklaroi kryeredaktorit se unë vërtet disponoj disa fakte kompromen­tuese për disa nga ministrat aktualë, por nuk dua të prononcohem tani për tani në shtyp. Unë do të flas atëherë kur ta shoh se është momenti më i përshtatshëm, theksoi Ai.

Shqiptarët vrasin njëri-tjetrin

Siç informohemi, nga një bashkë-punëtor i ynë në Greqi, para disa ditësh një nga kanalet televizive greke, informoi për një ngjarje të shëmtuar të shqiptarëve mes njëri tjetrit. Në ishullin Rodos dy shqiptarë kanë therur me thika dy shqiptarë të tjerë të cilët punonin në një dyqan grek. Dy të goditurit me thika kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë ndaluar nga policia. Sipas televizorit grek, tentativa për vrasje është bërë për motive grabitjeje. Televizioni dhe shtypi grek e komentuan mjaft ashpër një veprim të tillë, dhe menjëherë filloi largimi i shqiptarëve nga ky ishull.

ISMAIL KADARE

«Shqiptarët janë aq inteligjent sa të mos e këmbejnë komunizmin me fashizëm» LEXONI NË FAQE 2