Pse nuk thuhet shkaqet e plota të kthimit të refugjatëve tanë nga Greqia
— A i intereson kjo gjë Qeverisë sonë? Po popullit shqiptar a i intereson të dijë të vërtetën e plotë?
— Si e di rolin e saj Qeveria shqiptare: të nxisë grindjen mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre grekë, apo të bëjë të kundërtën, dmth të punojë pro miqësisë?
— Çfarë ka bërë deri më sot Qeveria shqiptare për refugjatët tanë në Greqi?
— Pse u larguan refugjatët shqiptarë nga Greqia menjëherë pas vizitës së pushtetarëve tanë të lartë Arbonit e Serregi në Athinë. A mos ngatërruan ata diçka?
— A ndryshon politika e Qeverisë së tanishme shqiptare me politikë e qeverive shqiptare të periudhës komuniste, ndaj Greqisë? Cili është ndryshimi?
— Redaksia e gazetës «Koha Jonë» angazhohet që së shpejti të bëjë atë çfarë nuk po bën Qeveria dhe shtypi zyrtar shqiptar, të shkojë në instancat tona shtetërore dhe në instancat e Athinës, për të treguar të vërtetën rreth kthimit të refugjatëve.
Për kthimin e refugjatëve shqiptarë nga Greqia, tashmë është bërë i njohur mbarë opinioni shqiptar. Kjo padyshim është pritur jo vetëm me shqetësim por edhe me një frikë të njerëzve për jetën. Arsyeja është se të ardhurat që përfiton vendi ynë nga refugjatët në Greqi janë burimi kryesor i të ardhurave në Shqipëri. Shumica e familjeve shqiptare kanë nga një njëri që punon në Greqi. Ndërprerja e kësaj ndihme, është e krahasueshme me ndërprerjen e serumit një të sëmuri në krevat. Shqipëria ka fatin e mirë që ka këta njerëz që punojnë jashtë kufijve, sikurse ka fatin e keq që nuk ka burim tjetër të ardhurash. Këtu, në Shqipëri punohet dhe arat e prodhohen. Qeveria shqiptare mund të themi se nuk i bën ndonjë të keqe popullit shqiptar, por pikë së pari nuk i bën asnjë të mirë atij. Në këtë (vijon në faqe 4) L. SKIROI