13/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 shkurt 1993

Ish Kryeministri Vilson Ahmeti prononcohet rreth skandalit të 1.600.000

Plaga më e madhe kombëtare jemi ne

Paralajmërim për grevë urie

Listë për heqje telefonash në Tiranë

Një burim i mirëinformuar njoftoi redaksinë sonë se drejtorët e PTT-ve të Tiranës, në zbatim të një urdhëri të tërhequr nga instanca shtetërore e partisë së PD-së, ka hartuar një listë me emrat e personave që janë planifikuar për t’u hequr telefonat në kryeqytet. Sipas burimit, lista përbëhet nga 1500 emra. Thuhet se kjo fushatë do të prekë kundërshtarët politikë të PD-së (ose ata që mendohen si ish-komunistë, pensionistë, anëtarë të partive politike opozitare etj.). Theksojmë se Tirana do të ishte i treti qytet ku kryhet ky veprim, pas Shkodrës ku në muajin janar u hoqën 300 numra telefoni dhe Durrësit ku u hoqën 150 numra. U kujtojmë lexuesve, se për ironi të fatit, gjatë fushatës elektorale të 22 marsit, liderët e PD-së, në një zgalim e sipër, deklaruan para kamerave televizive se «PD do ta çojë telefonin në çdo familje shqiptare».

Policia shqetëson dhe fyen qytetarët

Herëpashere, këto kohët e fundit, Policia e Tiranës, me skuadra të tëra në befasisht nëpër lokalet e shërbimit, si kafe, piceri, etj dhe kontrolle... Herëpashere, këto kohët e fundit, Policia e Tiranës, me skuadra të tëra në befasisht nëpër lokalet e shërbimit, si kafe, piceri, etj dhe kontrolle, këto kohë në këmbë për «kontroll policie». Në më të shumtën e rasteve këto kontrolle bëhen pa objekt. Ata mbërthejnë dhe shpërndajnë çdo tavolinë ku klientë burra, gra, vajza të dashuruara, çifte që bisedojnë, e u urdhërojnë të ngrijnë për «kontrolle». Në më të shumtën e rasteve këta i kanë vënë në shenjë, herë herë thuhet «kontroll për armë». Çdo qytetar, padyshim, ndjehet i fyer për të paktën i fyer për të mos qenë i frikësuar nga kontrolle të tilla. Njëkohësisht kushdo e kupton se këto kontrolle duan të thonë ndaj qytetarëve të pafajshëm. Në shteti jemi këtu, bëjmë si na do qejfi... Ky mund të quhet terror psikologjik, padyshim. Kush e bën? Kush e lejon? Pushteti nuk është sundim me çdo mjet-mund t’u bëjmë thirrje këtyre që mbajnë pushtetin sot. «Koresp. i «Koha Jonë»

Arrestohet një nga vjedhësit e Bankës

Buj[a?] që krijoi vjedhja e Bankës së Kursimeve në qendër të Tiranës, dhe shuma e konsiderueshme që u grabit në të, padyshim që i vuri organet e rendit para një sfide! Buja që krijoi vjedhja e Bankës së Kursimeve në qendër të Tiranës, dhe shuma e konsiderueshme që u grabit në të, padyshim që i vuri organet e rendit para një sfide! Siç mësojmë nga një informacion i pa konfirmuar, një nga autorët e vjedhjes është kapur dhe ndaluar nga policia, por dhënia e hollësirave dhe e emrit të tij është ndaluar për ruajtje të sekretit profesional. Në numrin e ardhshëm: — Nënkryetari i shoqatës së ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë e tërheq vëmendjen pro deputetit SPAHIA, dhe i bën thirrje elektoratit të kërkojë heqjen e mandatit të tij. Intervistë me nënkryetarin e shoqatës së ish të persekutuarve politikë, zotin VIKTOR MARTINI. Borxhi i jashtëm shqiptar dhe problemet që lidhen me të. Nga GRAMOZ PASHKO

prononcohet rreth skandalit të 1.600.000 dollarëve

Lexoni në faqe 2

Hajdutët e mëdhenj kombëtare jemi ne ish të burgosurit politikë

Lexoni në faqen 3.