Lirohet i akuzuari për vjedhjen e Bankës së kursimeve
— POLICIA TORTURON NË MËNYRË ÇNJERËZORE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJET QYTETARIN EDUART HELMËSI, PA PASUR ASNJË FAKT PËR VJEDHJEN E BANKËS.
— SHKELJE FLAGRANTE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NGA POLICIA DEMOKRATIKE.
— ORGANET E RENDIT NUK KANË RESPEKTUAR VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR RUAJTJEN E BANKËS SË KURSIMEVE.
(Lexoni në faqen 2)
Arrestohet ish kryeministri Vilson Ahmeti
Bëhet e ditur se ditën e Enjte, rreth orës 14 e 30, prokurori Shkëlqim Kokonai dhe hetuesi Beqin Kokoshi vendosën të marrin si të pandehur Kryeministrin e Qeverisë teknike zotin Vilson Ahmeti.
Sipas burimeve hetuesi dhe prokurori shoqëroheshin nga 10 policë të cilët bënë kontroll në shtëpinë e z. Ahmeti.
Siç dihet, hetuesi Kokoshi është ngarkuar me hetimin e çështjes së 1 milion e 600 mijë dollarëve që lidhen me borxhin e jashtëm shqiptar.
Qenia e z. Ahmeti si kryeministër përkon me caktimin e francezit Arsidi si ndërmjetës për borxhin e jashtëm.
Le të presim se çfarë do të dalë pas ndalimit të z. Vilson Ahmeti. I kujtojmë lexuesve se pas arrestimit të Agron Saliut dhe Agim Tartarit (Drejtori dhe nëndrejtori i Bankës tregtare) ky është arresti i tretë që lidhet me skandalin e 1.600.000 dollarëve.
Presidenti Ozal i propozon Parlamentit shqiptar njohjen e Maqedonisë
Sot largohet nga Shqipëria Presidenti turk Turgut Ozal së bashku me gruan e tij prej 137 vjetësh.
Vizita e parë e një presidenti turk në vendin tonë bëhet vetëm katër ditë pas asaj të Zhelju Zhelev, President i Bullgarisë. Të dy presidentët në fjalën e tyre në parlamentin shqiptar iu adresuan krizës në rajon dhe domos njohjes së Maqedonisë. Propozimin e Zhelevit për autostradën ballkanike Sofje - Shkup-Durrës Ozal e mbështeti, edhe kur tha se kjo autostradë duhet të fillojë nga Stambolli. Presidenti turk shtoi se projekti tani për tani e pengon vetëm mungesa e stabilitetit në Maqedoni, ndërkohë që sipas tij bashkëpunimi mes Turqisë e Shqipërisë do të luajë një rol frenues ndaj aventurave në rajon. Gjithashtu, nën fjalën e tij Presidenti Ozal tha:
«Kam bindjen se do të jetë shumë i dobishëm normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, sepse stabilizimi i Maqedonisë ka rëndësi të madhe edhe për ne.»
Ditën e parë të vizitës së tij Ozal pati një takim kortezie me Kryeministrin Meksi, takim në të cilin u diskutua në parim për zhvillimin e turizmit, për industrinë se lehtë e ushqimore dhe veçanërisht të telekomunikacionit. Zhelev pati bërë të njëjtat propozime. Katër ditë më parë kur vizitoi Shqipërinë, Berisha tha se investitorët nuk janë të pritur të vijnë në Shqipëri për shkak të rrezikut që i kërcënohet vendit nga jashtë. Ai kërkoi me këtë rast ndihmë nga shtetet e mëparshme ka qenë Shqipëria, të béri gjënden vend kërcënimi ndaj Kryeministri Meksi, Presidenti Turgut Ozal tha se Shqipërisë do t’i duhet një plan 15-vjeçar zhvillimi.
Po të enjten Ozal bisedoi vetëm për vetëm për 50 minuta me Presidentin Berisha. Më pas në bisedimet midis dy palëve aktualisht investitorët nuk janë të pritur të vijnë në Shqipëri për shkak të rrezikut që i kërcënohet vendit nga jashtë. Ai kërkoi me këtë rast ndihmë me këto rast ndihmë nga shtetet që e mbështesin.
Gjithashtu qeveritë e mëparshme kanë bërë një kredi prej 15 milion dollarësh nga Turqia, e cila nuk është shlyer akoma.
Lidhur me vizitën e Presidentit turk do të lexoni numrin e ardhshëm të gazetës.
Korresp. i «Koha jonë»
20 Shkurt Dy vjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës
20 Shkurt
Dy vjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës
(shihni faqet 4-5)