10/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 mars 1993

Presidenti Berisha kërkon të dalë nga loja

Tani z. Sali Berisha kërkon të dalë nga loja. Kur lozin fëmijët, dhe, aksidentalisht, fiton i dobëti por që është edhe nileqar, atëherë çfarë bën ai? Le menjëherë lojën e thotë: «Nuk losim më». Kështu bëri edhe z. Sali Berisha: I dëboi njerëzit nga puna, i la pa bukë pjesën opozitare, me forcën e shtetit sulmoi e dëmnoi kundërshtarët e tij, i irritoi deri në kulm njerëzit, i bëri miq; u thyhen xhamat e u shkatërruan magazinat, u mbush Shqipëria me plehëra, «humbën» dollarët e shtetit, u shkatërrua shteti, u deziluzionua njerëz, dhe tani z. Sali Berisha të thotë: «E lëmë lojën, ju rrini aty ku jeni, unë këtu ku jam». Normalisht loja vazhdon. — Lexoni shkrimin me titull: «Presidenti Berisha bën sikur sapo zbriti nga Hëna», shkruar nga L. Siroi. (Faqe 3-4).

Kryeredaktori i «Zërit të popullit» Thoma Gëllçi i hapet çështje penale

Sic informohemi nga disa burime dje, para dite, kryeredaktori i gazetës «Zëri i Popullit», z. Thoma Gëllçi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës i akuzuar për «prishje të unitetit në ushtri me artikujt e botuar në gazetën që drejton». Padia është bërë nga Ministri Zhulali. Sipas burimit tonë mendohet se nga prokuroria e Tiranës mund të vendoset masa e arrestit shtëpiak ndaj kryeredaktorit Gëllçi.

PS kërkon dorëheqjen e qeverisë

Në një konferencë shtypi të zhvilluar ditën e hënë në mjediset e rezidencës së PS, kryetari i saj, Fatos Nano kërkoi me anë të një deklarate zyrtare dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë kjo deklaratë nuk ishte diçka e re, pasi ishte përsëritur në shumë mitingje të organizuara në rrethin e PS, duket se ka sjellur shumë pëshëtjellim në jetën politike shqiptare. Vetë fakti që ajo bëhet menjëherë pas konferencës së shtypit të presidentit Berisha, ku u pa një tërheqje e dukshme ndaj opozitës, tregon se PS nuk ngeli e kënaqur vetëm me bashkëpunimin politik por kërkon diçka më tepër. Nano në konferencën e çelësoi si të paftë ekipin qeveritar dhe se vazhdimësia e mëtejshme e tij nuk mund t’i sjellë veçse dëme. Lidhur me këtë u përmendën skandalet mbi korrupsionin shtetëror që janë denoncuar kohët e fundit edhe nga shtypi. Në konferencë u deklarua se duhet një zgjidhje e re politike dhe se PS është një forcë politike e aftë që në bashkëpunim me forcat e tjera politike të drejtojë vendin.

SOT NË SKENËN POLITIKE TË VENDIT: –Vendi dhe populli nuk durojnë gjendjen e rëndë ku ndodhen. Ata duan të dalin sa më shpejt nga kriza që i ka mbërthyer –Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e qeverisë Meksi dhe zgjedhje të reja –Partia Demokratike, në pushtet, nuk pranon dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të reja dhe as referendum popullor –Kush do të fitojë vallë? A do të ketë zgjedhje të reja?

NGUSHËLLIM

Gazeta «Koha jonë» i shpreh ngushëllimet e saj të gjitha familjeve e të afërmve të 81 viktimave të tragjedisë së Shkupit. Gjithashtu i shfaqin keqardhjen tonë popullit të Kosovës dhe Presidentit Rugova.