Në vitin 1990 vaji i kandilit të shtetit mbaroi deri në atë pikë sa shteti nuk ishte në gjendje të ngrohte 200 dhoma të studentëve, dhe dhëmbëzat e mekanizmit të shtetit ngecën njëri tek tjetri. Shteti shqiptar i sotëm, i nisur e krijuar me shumë entuziazëm të ligjshëm, nuk është në gjendje të ndërtojë as edhe një shtëpi e një pallat banimi, por po grindet kush të ndajë banesat e ndërtuara për sa e sa vjet; nuk është në gjendje të pastrojë hedhurinat e qyteteve, nuk është në gjendje të vendosë një vulë në një letër pa dhjetëra ditë ecejake.
Erdhi përsëri viti 1990...
Atëherë sapo kishte nisur të flitej me nocionin «pluralizëm i mendimit», por me kujdesin më të madh që Partia-shtet të mos e ndante pushtetin me asnjë forcë tjetër politike. A nuk e shikojmë këtë gjendje sot në skenën politike: Shumë politikanë të partisë në pushtet mallkojnë opozitën, mallkojnë opozicionin në përgjithësi, bëhen se pushtetin do ta mbajnë gjatë, (pavarësisht nga vullneti i popullit), shpallin herezi idenë e zgjedhjeve të reja demokratike.
(vijon në faqe 6)
DJE, ME 2 PRILL, NË SHKODËR.
Shkodra iu tha pushtetarëve: Nuk ju duam
LEXONI NË FAQEN 6
2 Prilli është i vërtetë
2 prilli 1993 është dje, dhe dy prilli i vitit 1991 ishte vetëm dy vjet më parë.
Ishte dy prilli që i dha Shqipërisë katër dëshmorë të demokracisë. Ne i përkujtojmë atë ditë e ata njerëz të rinj që dhanë jetën duke kërkuar...
(vijon në faqe 6)
Për kë bien këto këmbana?
KONFERENCË SHTYPI: «PUSHTETI POLITIK PO DHUNON LIRINË E SHTYPIT»
Për kë bien këto këmbana?
Ajo bien për ne të gjithë
AZEM HAJDARI deklaron: «Unë, kryetari i parë i PD iu drejtova kryetarit të parë të RD për të ndërtuar, së bashku gazetën e lirë në Shqipëri».
SPARTAK NGJELA: «Sot o duhet të jesh gazetar konformist, o je i rrezikuar. Në rast se Z. Frangaj do të dënohet, e në rast se nuk do të doni të bini në burg, lëreni gazetarinë».
BEKTASH ZENELI, gazeta «Albulena»: «Tani, i kam parë unë duke kaluar për në Veri. Policët që po mbajnë z. Frangaj le të vinë të më arrestojnë edhe mua!»
Ditën e enjte më datë 1 prill në orën 17 e 30 në sallën e Akademisë së Arteve redaksia e gazetës «Koha Jonë» dha një konferencë shtypi për gazetaret vendas e të huaj me temë: «Pushteti politik po dhunon lirinë e shtypit. Çfarë të bëjmë». Konferencën e hapi pronari i gazetës N. Lesi. Pastaj ajo u drejtua nga drejtuesit aktualë të gazetës, drejtori Spartak Ngjela, kryeredaktori Frrok Çupi dhe kryetari i këshillit botues Azem Hajdari. Në fillim të kësaj konference z. Spartak Ngjela lexoi një Press Release të hartuar nga redaksia e gazetës «Koha Jonë» dhe më pas ftoi gazetarët të bënin pyetje.
(vijon në faqe 2)
Skuadrilje policësh ruajnë shtëpinë e Aleksandër Frangajt
Komandanti i policisë së qytetit të Lezhës, kapiteni i parë FRAN DASHI hyn forcërisht në shtëpinë e të arrestuarit.
Pardje, fill pas konferencës së shtypit të redaksisë së gazetës «Koha Jonë» në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë në qytetin e Lezhës përreth shtëpisë së Aleksandër Frangajt lëviznin me automatikë në dorë tre skuadrilje policësh. Dera e shtëpisë së tij qëndronte herë pas here nga goditjet e policëve të cilët, të urdhëruar kusht e di nga kush hynin e dilnin në shtëpi duke mos përfillur të drejtat elementare të të arrestuarit dhe të familjes së tij.
Rasti me flagrant ndo- hi me komandantin e sapoemëruar të policisë për qytetin e Lezhës kapitenin e parë FRAN DASHI, i cili hyn forcërisht në shtëpinë e të arrestuarit Frangaj dhe kërkon llogari se kush janë këto që ke brenda. Aty ishin e motra, i vëllai, e ëma dhe daja i tij si dhe një gazetar. Në mënyrë demonstrative urdhërohen daljen e tyre përjashta shtëpisë! Gjithashtu fillon të komunikojë me radio i ulur në karriken e kësaj familje.
Pas kësaj kapiteni i parë i policisë urdhëroi që të përforcohet patrulla e policisë përreth shtëpisë së ish-kryeredaktorit të gazetës «Koha Jonë» Aleksandër Frangaj.
Hyrja për të parë të arrestuarin në shtëpi është bërë me fletë hyrje që jepet nga dega e rendit publik në Lezhë, dhe heqësi Arben Qeleshi.
MARIAN SHKODRA