14/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 prill 1993

Tani kur Papa është duke ardhur në Shqipëri

Tre-katër vjet më parë vetëm ky titull i shkrimit të paralajmëron ardhjen e Papës në Shqipëri, do të ishte një herezi e vërtetë; vetëm sentenca e titullit do të ishte shpallur vepër armiqësore; vetë sentenca-titull do të ishte konsideruar «lajm i rremë» e dezinformues që ngjall panik, që do ta detyronte regjimin komunist ta përdorte për herë të parë neimin e vet; dhe do të ishte bërë shkas që në Komitetin Qendror të PPSH të ishin nisur dhjetëra «letra nga populli» për të denuar autorin. Por periudha dy-vjeçare e ca në Shqipëri e çliroi këtë lajm nga zinxhirët e persekucionit. Jo vetëm çliroi lajmin, por bëri të mundur edhe që Papa, për herë të parë pas më shumë se gjysëm shekulli, të prekë tokën shqiptare. Kjo, padyshim, është një shenjë e mirë, është një pikë e gëzueshme dhe shpresëdhënëse, është padyshim edhe një fitore në rrugën tonë për të shkuar ndonjë ditë drejt demokracisë. Dita kur këtu do të arrijë Papa, është sa e gëzueshme, por edhe aq e afërt sa ne si zotë të atdheut duhet të shpretohemi. Duhet të shpejtohemi të përgatitemi për Mikun e nderuar, të rregullojmë shtëpinë. Një shtëpi të varfër por të rregulluar. Të mbledhim lule, të zgjedhim veshjen, të zgjedhim ornamentet, etj. Ne jemi pikërisht në kohën kur duhet të shohim si e kemi shtëpinë. Shtëpinë tani e kemi pikërisht të sapo kaluar nga festa e bukur dhe e madhërishme e Pashkëve. Ne jemi duke rimesuar të festojmë Pashkët e festa të tjera fetare. Me siguri, Shenjtëria e tij Papa Gjon Pavli i Dytë e njeh këtë fakt: Që ne jemi duke u rimesuar me zell. Si e kemi shtëpinë? Kemi shumë gjëra të këqija për të fshehur, shumë gjëra që bëjnë shumë mëkënd të skuqet e të turpërohet para Mikut të nderuar. Çfarë do të bëjmë, t’i fshehim vërtet; t’i fshehim të gjitha? Ky do të ishte mëkat. Si e kemi shtëpinë? T’ja tregojmë se vendi ynë ka marrë një orientim të mbrapsht politik, një orientim oriental e islamik, në kohën kur gjithë populli i Shqipërisë kërkoi e kërkon që të paktën tani të ketë paritetin e vet të natyrshëm, t’i kthehet Evropës? (vijon në faqen 2)

Çfarë është nisma e re politike në Shqipëri?

Azem Hajdari deklaron (Në numrin e kaluar të gazetës sonë, për herë të parë lexuesit gjetën konceptin «Shqipërisë i duhet një nismë e re politike». Mijëra njerëzve u është zgjuar mendimi dhe shpresa politike në këtë kohë krize. Çfarë është kjo nismë? Në këtë numër, lideri i lëvizjes studentore të dhjetorit ’90 e cila solli periudhën historike pluraliste në Shqipëri, z. Azem Hajdari, shpjegon rreth kësaj nisme, nëpërmjet intervistës dhënë shtypit sivkaren këto ditë. Ai thekson se është e deklaruar një nismë e re politike. (Lexoni në faqet 5-6). - Situata politike në Shqipëri është përsëri e acaruar. - Në PD vazhdon lufta politike e 47 vjetëve të shkuar. - Jemi të bindur se arsyeja do të fitojë mbi mediokritetin dhe dhunën. - Ard(h)ja e zgjedhjeve të parakohshme është rezultat i konfrontimit të ekstremëve, por edhe rezultat i mosmbajtjes së premtimeve.

ALEKSANDER FRANGAJ do të dalë në gjyq

Me datë 23 prill, në orën 10.00 në sallën e gjykatës së rrethit të Tiranës do të zhvillohet gjyqi ndaj gazetarit dhe ish-kryeredaktorit të gazetës «Koha Jonë» Aleksandër Frangaj, ndaluar që prej disa javësh në arrest shtëpiak. Kryetare e trupit gjykues do të jetë z. Shpresa Papa, ndërsa avokat mbrojtës z. Frangaj do të jetë z. Spartak Ngjela. Prokurori që do të mbrojë akuzën nuk është caktuar akoma.

Shefi ynë përsëri eksperimenton shfletasin e vet

(Laboratori është përsëri Shqipëria. Laborantët janë përsëri pushtetarët, pavarësisht nga ngjyra. Dhe njerëzit do të hanin bar për shkak të ideologjisë, përsëri sot do të ushqehen me 700 lekë në muaj po për shkak të ideologjisë – Lexoni në faqen 3. nga Armand Shkullaku

Një tjetër gazetar shqiptar burgoset në Kosovë

— Lexoni në faqen 3 —

Shqipëria demokratike përgatit «juristët e vdekjes»

shkruar nga Maksim Haxhia lexoni në faqen 4

Fqinjtë tanë dhe ne Çfarë është tani Serbia? Një natë në ishullin e piratëve

lexoni në faqen 7

Kush vendosi lule në varrin e Enver Hoxhës? Punonjësit e Presidencës, qeveritarët demokratikë, ballistët apo komunistët?

lexoni në faqen 2