21/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 prill 1993

23 Prill, ora 10: LIRIA E SHTYPIT NË BANKËN E TË AKUZUARIT

Kush sulmon lirinë e shtypit, ka sulmuar demokracinë Kjo nuk do më asnjë koment; kjo nuk do më asnjë fjalë. Komentet u bënë nga të gjithë komentatorët, militantët dhe idealistët para gjithë popullit kur iu kërkua të ndryshohet regjimi komunist, ku mungonte edhe më elementarja liri: liria e shtypit. Fjalët u thanë me zë të lartë gjatë gjithë manifesteve për demokraci që u organizuan në rrugët dhe në sheshet tona nën parullat «Liri e Demokraci!». Tani nuk duhet më asgjë tjetër veçse zbatimi në mënyrë korrekte i lirisë së shtypit. Çfarë pengon? Dy alternativa shtrohen para nesh. E para, ose liria e shtypit pengohet nga po ata elementë që e kanë penguar atë gjatë gjithë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe kjo do të thotë se në aspektin e principeve themelore të demokracisë e lirisë kanë ndryshuar vetëm fare-fare pak gjëra dhe, e dyta: Ose liria e shtypit në Shqipërinë nuk mungon dhe kjo do të thotë se asnjë gazetar nuk pengohet të kryejë me së miri detyrën e tij. Dhe kjo do të thotë se pushteti politik dhe mbajtësit e tij nuk shohin me inat e nuk hakmerren kundër asnjë gazetari që shkruan të vërtetën; atë që sheh e atë që mendon. Dhe kjo do të thotë se shteti që nga maja e piramidës së vet i hap rrugë shtypit të lirë e nuk fut në dorë shtypin e partive e të Radiotelevizionin. Dhe kjo do të thotë që asnjë gazetar të mos jetë nën akuzë për shkak të detyrës së tij, se kryeredaktori dhe gazetari i gazetës indipendente «Koha Jonë» Aleksandër Frangaj nuk ndodhet në arrest shtëpie. Mirëpo gazetari Frangaj realist ndodhet në arrest shtëpie, dhe drejtori i gazetës Nikollë Lesi ndodhet nën një akuzë absurde e të stërzgjatur, pa bazë. Dhe ashtu sikurse ky fakt është i vërtetë, po kaq e vërtetë është edhe se liria e shtypit në Shqipëri është e kërcënuar, është e cunguar, është e sulmuar ditë për ditë. Privilegji i takon të ashtuquajturit shtyp që bën elozhe dhe ngre kulte për lidershipin e për liderët e vendit. Sa kohë gazetari Aleksandër Frangaj ndodhet në arrest, aq kohë dhe besojmë korrektësisht mund të themi se liria e shtypit është e sulmuar. Gazetari Aleksandër Frangaj nuk bëri asgjë më shumë sesa me një detyrën e tij prej gazetari: ai me gazetën që drejton ka dhënë opinionin një informacion për atë që ishte parë e kishte ndodhur, për atë që i kishin parë shhu- me njerëz të cilët kanë nënshkruar dëshmitë e tyre. Gazetari Frangaj nuk bëri asgjë nga ato çfarë akuzohet sikurse është fjala «panik» etj., të marra nga një legjislacion i vjetër e krejt larg lirisë së shtypit. Dhe, në përgjithësi gazetari Frangaj nuk bëri asgjë më pak se sa do të madhë në shërbim të demokracisë në Shqipëri. Ai bashkë me kolegët e tij, bashkë me gazetarët dhe shkrimtarët, me intelektualët e politikanët si brenda edhe jashtë vendit, krijuan një tribunë të lirë të mendimit më të përparuar për të zhvilluar fjalën e mendimin e lirë, procesin e demokratizimit në vendin tonë. Do të ishte e lavdërueshme për secilin njeri që i thotë vetes demokrat, i lirë, i qartë, i dashuruar me lirinë dhe i kushtuar ndaj saj, që të bënte aq sa bëri Aleksandër Frangaj. Ai që në moshën 23-24 vjeçare arriti ta shënojë emrin e vet në kujtesën e historisë, gjë që nuk e bëjnë dot mosha edhe më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e me mëdha njerëz shumë më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e njerëz shumë më të mëdha e më të para emrin e tyre në një tabelë publike edhe dosido qoftë. Gjyget e sulmet shtetrore nuk kanë çfarë t’i bëjnë gazetarit Aleksandër Frangaj veçse një të mirë të madhe i bëjnë, padashtu. Por sulmi kundër gazetarit Aleksandër Frangaj po i bën një të keqe të madhe vetë demokracisë në vendin tonë. Ata që sulmuan këtë gazetar, as e njohin portretin e tij të butë e të ftyrën e tij të parritur mirë. Ata njohin vetëm lirinë e tij të shprehur në fjalë e në letër, e cila i tmerron. I tmerron liria e shtypit, dhe ata arrestojnë Aleksandrin. Sulmi kundër gazetarit të lirë sikurse është Aleksandri, është sulm i qëllimshëm që edhe një herë gazetarit të mos jenë të lirë, por të vihen në rrjeshtin e ushtarëve të Partisë. Kjo asfikson demokracinë. Sulmi kundër gazetarit Frangaj është atak kundër lirisë së shtypit që do të thotë një mur i madh i ngritur në rrugën e demokracisë. Kushdo e di se pa liri të shtypit nuk mund të vijmë hapa të tjerë të demokracisë. Dhe pikërisht për këtë arsye o vënë pengesën e madhe që në hapin e parë. Pra pas dy ditësh në bankën e të akuzuarit ata vënë lirinë e shtypit dhe vetë demokracinë. Dhe duke thirrur: «Rroftë demokracia!»

Federata ndërkombëtare e gazetarëve kërkon të mbrohen parimet bazë të lirisë së shtypit

Për dijeni shtypit të lirë gjislacionit në fuqi se kanë patur për qëllim të prekin sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Frangaj dhe Gëllçi akuzohen për botimet në gazetat e tyre, megjithëse i njëjti informacion me të tyrin ishte botuar dhe në shtypin francez. Lesi akuzohet për instalimin e një antene televizive. Të tre gazetarët do të dalin në gjyq. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve proteston sot kundër arrestimit dhe izolimit të tre gazetarëve të mirënjohur shqiptarë. Autoritetet shqiptare kanë arrestuar Thoma Gëllçin, Kryeredaktor i «Zërit të Popullit», Nikollë Lesin, Drejtor i «Koha Jonë» dhe Kryeredaktor Aleksandër Frangaj, më shumë se tre javë përpara. Që pas arrestimit, të tre gazetarët janë izoluar në shtëpitë e tyre pa marrë asnjë kontakt me jashtë. Që të tre akuzohen sipas je-(vijon në faqen 2)

Pas Aleksandrit radha na vjen të gjithëve, një nga një

— Ne, gazetarët e gazetës «Koha Jonë», iu drejtohemi të gjithë kolegëve — Pasnesër të gjithë e dimë, tashmë, se shoku ynë, kolegu i të gjithë gazetarëve, gazetari Aleksandër Frangaj, do të jetë në bankën e të akuzuarit për shkak të detyrës së tij si gazetar. Do të jetë i akuzuar nën akuzën më absurde se paskën ngjallur panik me një lajm të botuar në gazetë. Panik në këtë kohë paniku të thellë, kohë dëshpërimi e pashpresë, ku i vetmi lajm i kundër këtij atmosferë ishte lajmi i Aleksandrit se ne kemi të drejtën. E vetmja gjë që levizka në shoqërinë tonë të sotme. Shteti ka përdorur supermacinë e tij mbi një djelosh 24 vjeçar, mbi një gazetar dhe e ka ngjiturur akuzën e tij si një plakate rreziku në një faqe muri. A e shikoni këtë pllakatë në faqen e murit, të dashur kolegë?! Ajo sot na thotë emrin e Aleksandrit, por nesër në vend të tij mund të ketë emrin e secilit prej nesh, të gjithë neve. Ja o dini të dashur kolegë, se shkella e «(vijon në faqen 2)