01/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 maj 1993

Gazetari, Aleksandër Frangaj, shpallet i pafajshëm

Die u dha prova e parë e paanshmërisë të pushtetit gjyqësor shqiptar Ai lirohet në sallën e gjyqit Die u dha prova e parë e paanshmërisë të pushtetit gjyqësor shqiptar Gazetari, Aleksandër Frangaj, shpallet i pafajshëm Ai lirohet në sallën e gjyqit Sikurse është informuar prej kohësh opinioni publik shqiptar dhe opinioni i jashtëm, ish-kryeredaktori dhe gazetari i gazetës «Koha Jonë», Aleksandër Frangaj ishte akuzuar dhe vënë nën arrest shtëpiak për shkak të detyrës së tij si gazetar. Dje, ditë e premte, më 30 prill, në ora 10, në gjykatën e Lezhës, filloi procesi gjyqësor rreth kësaj çështjeje. Kryetari i seancës gjyqësore ishte gjyqtari Arben Pistani, prokuror ftuar gazete. Për mbrojtjen, e akuzës ishte Depali dhe avokat mbrojtës ishte Spartak Ngjela. Në këtë seancë rreth zhvillimit të seancës gjyqësore prej gati gjashtë orësh, do të përpiqemi të paraqesim disa nga pikat kryesore pa pretenduar të bëjmë një analizë të hollësishme sikurse u bë në gjyq, mbasi kjo do të ishte e pamundur të bëhej për një kohë të shkurtër dhe në një pjesë të ku-fizuar gazete. Apologjia e Aleksandrit ishte apologjia e lirisë së shtypit Menjëherë mbasi kryetari i trupit gjykues, zoti Arben Pistani, hapi seancën gjyqësore dhe prokurori i mbrojtjes së akuzës lexoi akt-akuzën, iu dha fjala gazetarit Aleksandër Frangaj, i marrë si i pandehur, duke e pyetur nëse ai e pranonte akuzën apo jo. Aleksandri u përgjigj shkurt dhe prerë: «Jo, në asnjë mënyrë!» Këtu ai filloi të bëjë apologjinë e tij. “Unë, tha Aleksandri, e ndjej për detyrë të them se me atë që kam bërë në gazetë nuk kam bërë asgjë tjetër veçse detyrën time si gazetar. Unë i kam hapur rrugën botimit të një informacioni më të drejtë i vërtetë. Ajo çfarë është shkruar në lajmin e dhënë në gazetë është ashtu siç është shkruar, ajo ka ndodhur realisht, është parë nga shumë njerëz se ka ndodhur. I kam parë edhe unë vetë tanket duke shkuar në rrugën nga Tirana drejt Veriut të Shqipërisë. Kush mund të më pengojë mua të botoj në gazetë një lajm për një gjë që shihet e provohet se po ndodh? Mos vallë ne paskemi fituar as kaq në lirinë tonë të fjalës dhe të shtypit? Sa për faktin se është apo nuk është i vërtetë lajmi i dhënë, këtë e kanë provuar dhe e provojnë shumë e shumë qytetarë të Lezhës të cilët kanë nënshkruar deklaratën e tyre për këtë dhe janë të gatshëm të vijnë të dëshmojnë edhe këtu në gjyq, në qoftë se shihet e nevojshme të vijnë të gjithë. Ndërsa për interpretimet që i bëjnë njerëz të ndryshëm, qoftë edhe zyrtarë të lartë, të interesuar e të painteresuar rreth kësaj çështjeje, unë për këtë nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Nuk mbaj dhe nuk duhet të mbaj përgjegjësi tha Frangaj, sepse po të lejoj këtë, atëherë përsëri mund të pyes se çfarë paskemi bërë për të ndryshuar sadopak fytyrën e shtypit të djegshëm në shërbim të moralit të Partisë-shtet. Aleksandër Frangaj u ndal në njërën nga formulimet e aktakuzës, në të cilën thuhej: «Ka shpërndarë informata të rreme që ngjallin panik». Ai tha se nuk ki-shtë kurrfarë lidhjeje me të tilla formulime, mbasi në radhë të parë tha ai nuk kam lidhje me informatat. Frangaj tha se jam gazetar që marr e transmetoj informacione, por jo informata. Informata, sikurse e dini të gjithë shqipen e përdorur quhen ato që merr e jepet dikur Sigurimi i Shtetit e ndoshta edhe SHIK-u sot. Por gazetarët, dhe gazetat, nuk kanë lidhje me formulime të tilla informatas h të mbledhura skutash. Prandaj edhe në emër të kolegëve — tha ai, kërkoj që të mos fyemi me të tilla formulime. Frangaj deklaroi se është krejt i pafajshëm, prandaj kërkoj që të mos më vonohet kjo pafajësi. Ai u shpreh se kishte besim për këtë. Avokati Ngjela thërrë përsëri për një hap të parë të mbarë në drejtësi Avokati i njohur Spartak Ngjela, jo vetëm me kulturën e tij të gjerë juridike të ndikuar fuqishëm nga kultura juridike e lashtë saksone, por edhe me qëndrimin e tij burrëror e të besueshëm në drejtësi, e bëri sallën të bënte një qetësi të plotë. Ai e konsideroi akuzën kundër gazetarit Frangaj si një presion që i bëhej shtypit të lirë dhe lirisë së shtypit në vendin tonë. Ai tha që në fillim se Frangaj është krejt i pafajshëm dhe këtë të drejtë du- Vijon në faqen 2

Azem Hajdari ngushëllon pesë familjet e të vrarëve nga serbët

Ditën e enjte, kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen Rendin dhe SHIK-un, zoti Azem Hajdari i shoqëruar nga deputeti Rudolf Marku dhe Tonin Alimëhill i shoqëruar nga zv. komandanti i kufirit Thimi Remoqka e drejtuës të pushtetit të këtyre rretheve vajtën dhe ngushëlluan pesë familjet e të vrarëve nga forcat serbe, në fshatin Morinë. Ditën e enjte, kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen Rendin dhe SHIK-un, zoti Azem Hajdari i shoqëruar nga deputeti Rudolf Marku dhe Tonin Alimëhill si dhe nga zv. komandanti i kufirit Thimi Remoqka e drejtues të pushtetit të këtyre rretheve vajtën dhe ngushëlluan pesë familjet e të vrarëve nga forcat serbe, në fshatin Morinë. Gjithashtu vajti edhe në fshatin Padesh të Tropojës. Midis të tjerave zoti Hajdari u shpreh se kjo është një masakër politike e serbëve ndaj shtetasve shqiptarë, si shenjë e kundërt me vizitën e Papës në Shqipëri. Ndërsa Papa fliste në sheshin e Tiranës për paqen, humanizmin e për virtytet e popullit shqiptar, politika serbe shkoi te arma e vet, te terrori. Këto skenarë të turpshëm, tha zoti Hajdari kërkojnë kujdes nga shqiptarët, e sidomos nga ato që jetojnë në zonat kufitare që të mos bien pre e provokacioneve të tilla.