Shqipëria sot ndodhet në gjendjen më të vështirë. Parlamenti është jashtë funksionit të tij.
Shqiptarët sot janë më pasivë se kurrë
Nga brenda vendit rreziku i luftës së partive dhe të klaneve, nga jashtë rreziku i sulmit serb.
Presidenti Berisha kurrë nuk ka heshtur, por vetëm tani, në kohën kur duhet të flasë, hesht.
— NË SHTYPIN E ZVICRËS PRESIDENTI BERISHA DEKLARON SE «GJENDJA ËSHTË SHUMË MË E VËSHTIRË SE SA E MENDOJNË SHUMË NJERËZ» (LA SUISSE), NDËRSA NË SHTYPIN FRANCEZ DEKLARON: «BEOGRADI PRET MOMENTIN PËR TË ZHVILLUAR NJË MASAKËR MASIVE» (LE MONDE, 29 PRILL 1993).
— NDËRSA PARA OPINIONIT TË BRENDSHËM SHQIPTAR PRESIDENTI NUK PRONONCOHET. ÇFARË DO TË BËJNË SHQIPTARËT NË KËTO MOMENTE?
Të mos presim ditën e nesërme kur mund të jemi më keq se sot
NË QOFTË SE DO TË PRESIM TANI, NESËR NUK MUND TË BËJMË ATË QË MUND TË BËJMË SOT. SOT MUND TË KRIJOJMË PAQEN MES NESH, SOT MUND TË KRIJOJMË PARLAMENT TË RI, SOT MUND TË NDËRTOJMË KOLONAT E SHTETIT, E KEMI VETEN NË DORË, ENDE.
Çfarë po ndodh me Shqipërinë
1. A KEMI PARLAMENT?
Në kushtet e sotme kur Parlamenti Shqiptar nuk mund të mblidhet, nuk mund të diskutojë e nuk mund të vendosë, kjo do të thotë se ka dalë nga funksioni. Sado që të thuhet nga dikush se nuk na duhen zgjedhjet e reja, kjo nuk ka shumë vlerë: Zgjedhjet kanë ardhur realisht në qoftë se një shtet duhet të ketë parlament.
2. A DO TË ZGJIDHET ENIGMA E KORRUPSIONIT?
Për ta zgjidhur këtë enigmë dalin tri pengesa të pakapërcyeshme:
E para: paaftësia totale e qeveritarëve të sotëm.
E dyta: Loja e kungulleshkës, që lozin të dy palët. Sot demokratikët akuzojnë socialistët dhe nesër socialistët do të akuzojnë demokratikët. Sepse shumë zëra ka që qeveritarët e sotëm janë nën korrupsion.
E treta: Ka humbur arbitri. Populli nuk do t’ia dijë se kush ka vjedhur më shumë, kur të gjithë qeveritarët kanë vjedhur.
3. A DO TË PËRFSHIHET SHQIPËRIA NË LUFTË TË ARMATOSUR?
Nga deklaratat e Presidentit kemi mësuar se Kosova e ka radhën menjëherë pas Bosnjës. Por Bosnja po mbaron. Ndërkohë shtypi botëror parashikon një rrezik të afërt të Shqipërisë.
Çfarë bëjnë shqiptarët?
Çfarë bën lidershipi ynë?
Duket sikur s’po bëhet fjalë për ne, për shqiptarët e Shqipërisë.
Kujt do t’i interesoje lufta?
Vetëm njerëzve të thjeshtë — jo.
Pjetër Arbnori mashtron Parlamentin Evropian
(Lexoni në faqen 2)
Gazetarët e gazetës «Koha Jonë» më 3 maj, ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit i shkruajnë Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve
(Lexoni në faqen 3)