15/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 maj 1993

Përse nuk po çahet blloku?!

NGA FRROK ÇUPI Blloku i nepotizmit në qeverisjen e Shqipërisë nuk po çahet. Blloku i sistemit komunist dhe blloku i sistemit të sotëm demokratik, janë njësoj. Ndryshojnë vetëm emrat e bllokistëve. Kemi të drejtë të pyesim: Lëvizjen mbarëpopullore antikomuniste për ndryshime demokratike në Shqipëri vallë a s’e përdojnë disa si një grusht shteti për të krijuar bllok qeverisjeje? Aspiratat demokratike popullore sikurse shihet janë tradhëtuar. (Le t’i lexojmë edhe një herë dy artikujt, artikullin e vitit 1991 dhe artikullin e vitit 1993. A kanë ndonjë dallim?) (LEXONI NË FAQEN 3)

Blloku i PPSH u ça, por vendin e tij e zuri blloku i Partisë Demokratike

NGA ALEKSANDER FRANGAJ

GRUSHT I FUQISHEM I PUSHTETIT TE BERISHES NDAJ DREJTESISE SONE

Pushime nga puna në Prokurorinë dhe Gjykatën e rrethit të Lezhës KRYEREDAKTORI FRANGAJ PËRSERI NË NDJEKJE PENALE

Pesë familje nxirren nga shtëpitë e tyre e lihën jashtë në mes të shiut

Dje rruga ndërmjet Pallateve Agimi në Tiranë u mbush plot nga policët dhe makinat e tyre. Rúaftësit e rendit kishin marrë urdhër për të nxjerrë forcërisht nga banesat e tyre disa qytetarë që kishin hyrë në një pallat të ndërtuar kohët e fundit. Rreth orës 13 operacioni i policisë vazhdonte ende, ndërsa në rrugë pirgu i plaçkave, mobiljeve, televizorëve, divanëve etj. sa vinte e zmadhohej. Gratë qanë e mallkonin me zë të lartë, kurse fëmijët lëshonin lotë në heshtje, përballë prindërve të tyre, këtë radhë të pafuqishëm. Ata nuk kishin më shtëpi, ishin në rrugë të madhe dhe nuk e kuptonin përse ndodhte e gjithë kjo. Ndërsa zbriste plaçkat nga kati i tretë, i ndihmuar edhe nga policët, Misir Kurti na tha: «Banjoja bashkë me gruan dhe dy fëmijët deri përpara pak orësh në një hyrje një dhomë e guzhinë. Kam hyrë me autorizimin të rregullit. Kam punuar dy vjet rresht pa pushim që nga themelet dhe materialet e ndërtimit i kam blerë vetë...» Në autorizimin e lëshuar nga Këshilli Popullor i Përkohshëm Pluralist i Lagjes nr. 25 këtyre qytetarëve u jepej e drejta të hynin në këto shtëpi, por duhet të lidhin edhe kontratë. Ky autorizim mban datën 16.04.1992 dhe është firmosur nga kryetari Skënder Reçi. M. Kurti sqaron se Ndërmarrja e Ndërtimit e Ministrisë së Rendit Publik nuk ka dashur të lidhë kontratë me ta. Pallati në fjalë ka vetëm 10 familje dhe deri tani janë nxjerrë jashtë pesë prej tyre. Sipas Hysen Zaimit janë nxjerrë jashtë vetëm familjet e punëtorëve që nuk kanë përkrahje, ndërsa për vete ai thotë se më nxjerrin në rrugë sepse jam nga Skrapari. H. Zaimi shton se ai ka një vit që jeton aty dhe se të gjitha punimet i ka bërë krejtësisht vetë. Në mëngjes, thotë ai, erdhën pesë mikrobusë policie dhe më detyruan të dal jashtë, por unë nuk kam ku të shkoj dhe jam i detyruar të rri këtu, në mes të rrugës. Kjo situatë tej mase dramatike u rëndua më tej nga shiu i rrëmbyer që filloi papritur. Njerëzit ndodheshin në rrugë, ndërsa ato plaçka të vena me mundim e duke kursyer bukën e gojës, rrezikonin të shkatërroheshin. Dhurata Hoxholli, banore e katit të pestë e nxjerrë jashtë bashkë me burrin dhe dy fëmijët e vegjël, qante papushim e i lutej Zotit t’i ruante fëmijët. Ashtu duke qarë ajo na thotë: «Për ne nuk mendon dhe nuk i vjen keq (vijon në faqen 2) ARMAND SHKULLAKU

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

KRYEREDAKTORI FRANGAJ PËRSËRI NË NDJEKJE PENALE

Pushime nga puna në Prokurorinë dhe Gjykatën e rrethit të Lezhës Kësaj radhe për «Përhapje të sekretit shtetëror» ZV. PROKURORI I REPUBLIKËS VASIL PLAKU KA DEKLARUAR: «ME URDHËR TË PRESIDENTIT BERISHA, ÇËSHTJA E ALEKSANDËR FRANGAJT TË KALOJË PËR GJYKIM NË SHKALLËN E DYTË» — LEXONI NË FAQEN 2 — Lezhës KRYEREDAKTORI FRANGAJ PËRSËRI NË NDJEKJE PENALE Kësaj radhe për «Përhapje të sekretit shtetëror» ZV. PROKURORI I REPUBLIKËS VASIL PLAKU KA DEKLARUAR: «ME URDHËR TË PRESIDENTIT BERISHA, ÇËSHTJA E ALEKSANDËR FRANGAJT TË KALOJË PËR GJYKIM NË SHKALLËN E DYTË» — LEXONI NË FAQEN 2 —