26/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 maj 1993

Na erdhi keq për kolegët tanë në «ZP»

Përgjigje gazetës «Zëri i Popullit» për shkrimin «Mes Azem Hajdarit dhe Nikollë Lesit ka plasur sherri për platformën e gazetës «Koha Jonë». Para disa ditësh në faqen e parë të gazetës ZP ne kemi lexuar një shënim si një koment, si një lajm, si një artikull që bënte fjalë për një pjesëtar të redaksisë e të këshillit botues të gazetës «Koha Jonë». Padyshim, që në fillim ai shënim të bënte të mërzitështë. Mërzitja vinte nga shumë shkaqe. Një shkak ishte se e ndjemë menjëherë se gazeta ZP na sulmonte padrejtësisht dhe në gazetën tonë; atë shkrim ne nuk mund ta konsiderojmë gjë tjetër veçse një sulm. Një tjetër shkak ishte se autori i shkrimit në ZP edhe një herë sillej jo si një gazetar, por si një njeri që i kishte vënë qëllim vetes për të vënë mes nesh fitalitë e ngatërruara dhe të përcarjeve. Dhe një nga shkaqet që na bëri më shumë të mërzitemi ishte keqardhja që ndjemë për kolegët tanë në ZP. Për pak kohë le të qëndrojmë në këtë pikë: pse ndjemë keqardhje për kolegët tanë? Së pari, sulmin që na bënin ata padrejtësisht dhe krejt papritur, ne e lexuam si një mendim të mbrapshtë të tyre, sepse vetëm ashtu texohej. Sipas atij shënimi të ZP, dilte se gazeta 45 vjeçare ZP ishte tronditur një çast kur mori vesh se një gazetë dyvjeçare sikurse «Koha Jonë» është rebelë, pse kjo u bashkua me nismëtarët e proceseve demokratike në Shqipëri, etj. Ne e dimë se për një kohë të gjatë lëviz andej këndej mendimi se «Koha Jonë» iu shërben socialistëve dhe komunistëve-socialistëve. Këtë mendim e kanë përhapur padyshim ata që nuk e respektojnë dhe nuk e duan mendimin opozitar. Mendime e opinione le të përhapen sa të duan, por ne na vjen keq se si ju kolegët tanë e besuat këtë dhe e morët krejt si të vërtetë. Dhe kjo iu çoi një ditë në mendimin se «Koha Jonë» na qenkan shtesë e ZP e ju mund të silleshit si të donit, ta këshillonit me kë të bashkëpunojë me cilin të rrijë, etj. Ky është arbitraritet, dhe besojmë se ju e kuptoni. Gazeta «Koha Jonë» është një gazetë indipendente dhe i shërben vetëm së vërtetës, por asnjë forcë të caktuar politike. Aq më pak forcave të djeshme komuniste e të sotme socialiste. Së dyti, na vjen keq për thatësirën që keni krijuar brenda vetes ndaj njerëzve prej cilësive më njerëzore sikurse është mirënjohja dhe respekti për gjërat e mira e fisnike të jetës shoqërore. Ju e dini se gazeta jonë para disa kohësh kishte qenë në një vështirësi të madhe përballë pushtetit politik. Ne e njohim edhe përkrahjen që na dhatë ju me atë rast. Por ama nuk mund të harrojmë ne dhe as mbarë opinioni aktin e tre miqve tanë sikurse janë deputeti Azem Hajdari, avokati i njohur Spartak Ngjela dhe gazetari Frrok Çupi, të cilët pa përfillur edhe rrezigjet dhe vështirësi, u obliguan totalisht në mbrojtje të gazetës dhe të vetë principeve të shtypit të lirë. Tani situata jonë e vështirë kaloi, dhe falenderojmë cilindo që na u ndodh në krah. Por në radhë të parë falenderojmë këta tre miq tanët, që do të jenë pranë nesh kurdohërë. Ndërsa ju me zbrastësinë e mosmirënjohjes në shpirt, sulmoni e paragjykoni se këta na paskan ardhur për të na marrë gazetën. E keni bërë gabim dhe do ta keni gabim sa herë që të paragjykoni në këtë mënyrë. Të mirën mos e paragjykoni asnjëherë, sepse duke e bërë këtë iu keni dhënë të (Vijon në faqen 2)

U pushua përfundimisht çështja ndaj N. Lesit

— BLERIM ÇELA PËSON FIASKO PËR TË TRETËN HERË — Me shkresën numër 114 të Prokurorisë së rrethit të Lezhës dërguar redaksisë së gazetës «Koha jonë» dhe të paditurit N. Lesi nga Kontrolli i Shtetit për shpërdorim detyre, thuhet: «... SA SIPER, BAZUAR NË NENIN 12 TË LIGJIT “PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË” e NENET 98/1 e 71/7 të Kodit të Procedurës Penale: VENDOSA 1 — Të mos miratoj akt-akuzën në ngarkim të të pandehurit Nikollë Lesi. 2 — Të pushoj çështjen penale Nr. 217 në ngarkim të të pandehurit Nikollë Lesi për mungesë të elementëve të veprës penale. 3 — Me vendimin e pushimit të çështjes penale të njoftohen të interesuarit. ZV. PROKURORI I RRETHIT LEZHË DED PALI (firma)»

Gazetari dhe sekret i shëtërror

Siç dihet nga opinioni ynë kryeredaktori i gazetës «Koha Jonë», Aleksandër Frangaj u lirua nga arresti shtëpiak 35-ditor me vendim të gjykatës në datë 30 prill. Mirëpo menjëherë pas lirimit të tij, Prokuroria e Përgjithshme i bën një kërkesë gjykatës së apelit në Shkodër për të rihapur çështjen Frangaj. Këtë radhë Aleksandër Frangaj akuzohet për përhapje të sekretit shtetëror, në bazë të nenit 122 të Kodit Penal. Për t’i krijuar lehtësësi lexuesve në lidhje me këtë nen të E. Hoxhës, po e botojmë atë të plotë dhe gjithsecili të gjykojë mbi të: KRIME NË LIDHJE ME MBROJTJEN E REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË Neni 122 Përhapja e sekretit shtetëror Përhapja e informatave që përbëjnë sekret shtetëror nga persona të cilëve u janë besuar këto informata ose që, për shkak të detyrës, kanë mundur t’i marrin këto informata dënohet: me heqje të lirisë gjer në dhjetë vjet. Gjithnjë në lidhje me këtë nen, gazetari ynë Plator Nesturi ka marrë disa intervista të cilat do t’i lexoni në faqen 3. PËRGJIGJE E NJËKOHSHME PËR «ZP» DHE «RD» Prej kohësh që gazeta «Koha Jonë» të mos bëhet shoqë e viktimë e askujt Javën e kaluar në shtypin socialist të përfaqësuar nga ZP e më pas nisi korin edhe e përhershmja «RD» u përhapën zëra se në gazetën «KOHA JONË» ka plasur sherri për platformën e saj, se gazetën po e «vjedh» Azem Hajdari i shtyrë nga Presidenti Berisha, se paska kërcitur grushti (!), se stafi është ndarë në dy kampe, etj, etj. Në lidhje me këto sa thashë ose më saktë sa kanë shkruar të tjerët (dikush me nxitim e një tjetër i futur për përcarje në «Koha jonë») sqaroj publikisht: 1- Problemet e brendshme të stafit të saj i përkasin vetëm asaj, pra redaksisë. 2- Edhe në qoftëse ka patur debate, ato kanë qenë thjesht brenda natyrës së një gazete të pavarur, ku mendimi i gjithsecilit du-(Vijon në faqen 4)