05/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 qershor 1993

SALI BERISHA: Vite të tëra në dyqanet tona gjatë dimrit gjendeshin vetëm qepë të thata, domate turshi e…

Deklarata e mësipërme ka vetëm domate turshi, e Presidentit Berisha ka edhe domate të kuqe, është një nga ato që u bë në Korçë ku Berisha bëri për të thënë grevë sot mund të ble… Ndërsa sot tregu shqiptar është një treg shumë i zhvilluar, në të gjendet gjithçka Njerëzit pyesin: po paratë ku gjenden? Deklarata e mësipërme ka vetëm domate turshi, e Presidentit Berisha ka edhe domate të kuqe, është një nga ato që u bë në Korçë ku Berisha bëri për të thënë grevë sot mund të blesh vetëm 25 kg të tilla. Po marr si shembull domatet që u kushton 100 lekë të reja kg, sepse edhe Ju në Korçë për të treguar arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare përmendët domatet turshi! Mua më duket absurde që një President të flasë për domatet, në një kohë që në Shqipëri shumë njerëz nuk kanë para për të blerë bukën. Ku ka familje të tëra në asistencë. Ku nuk prodhohet pothuaj asgjë, përveç gazetave, filmave e skandaleve. Zoti Berisha kur flet për domatet, m’u kujtua deklarata e Enver Hoxhës, i cili pat thënë «se patatja është hën-bukë, hëm gjellë». Zoti President, çfarë mund të blejë mësuesi me 2500 lekë të reja rrogë në muaj? Po mjeku? Po ata qindra mijëra punëtorë të papunë, që asistenca nuk u del as për kafe e cigare? Zoti President, vërtet sot nuk ka vetëm domate turshi, ka edhe domate të kuqe, por me një rrogë të tillë sot mund të blesh vetëm 25 kg të tilla. Po marr si shembull domatet që u kushton 100 lekë të reja kg, sepse edhe Ju në Korçë për të treguar arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare përmendët domatet turshi! Mua më duket absurde që një President të flasë për domatet, në një kohë që në Shqipëri shumë njerëz nuk kanë para për të blerë bukën. Ku ka familje të tëra në asistencë. Ku nuk prodhohet pothuaj asgjë, përveç gazetave, filmave e skandaleve. Zoti Berisha kur flet për domatet, m’u kujtua deklarata e Enver Hoxhës, i cili pat thënë «se patatja është hën-bukë, hëm gjellë». Zoti President, vërtet tregu është plot, por fuqia blerëse e qytetarëve është e ulët. Uria, mendoj se ky është treguesi i politikës së qeverisë, dhe jo fakti se tani nuk ka më domate turshi. Zoti Berisha, ashtu siç flisni ju, mund të flasë vetëm një njeri që nuk jeton në Shqipëri, apo mos vallë ju nuk i dini problemet e këtij vendi? Sigurisht po ta shikoji Shqipërinë vetëm nga televizioni Juaj demokrat, të krijohet përshtypja se Shqipëria është vendi më i lumtur. Tregu është plot. Po puna ku është? Ku janë investimet e mëdha që premtohat, për ë punësuar qi ara mijëra të papunë? Tregu është plot. Po paratë ku janë?

Deputeti Azem Hajdari survejohet nga SHIK-u

DEKLARATË E ZOTIT AZEM HAJDARI NË PARLAMENT — Zoti drejtues i seancës, kërkoj sot nga ju ngritjen e një grupi parlamentar, i cili të verifikojë veprimtarinë e SHIK-ut sepse jam i bindur edhe nga telefonat e ndryshëm, edhe nga ai artikull që u botua sot në gazetën «Koha Jonë» e gazetat të tjera lidhur me shkr… «Hë Gazi­de e c’on Ministrit të Drejtësisë për heqjen e licensës së avokatit zotit Ngjela si dhe përgjigjmi që më është bërë mua si deputet për gjashtë muaj me radhë, politizimi që i bën ai gjyqit Frangaj, më bën që të kërkoj sot nga kryesia e Parlamentit që të ngrejë një grup parlamentar që të verifikojë veprimtarinë e këtij Shërbimi në përputhje me ligjin. Në të gjithë bashkë kemi luftuar që Sigurimit i Shtetit në Shqipëri të shpërbëhet dhe të riorganizohet një Shërbim Informativ Kombëtar, në një shërbim dinjitoz, i cili do t’i shërbente shtetit demokratik, ruajtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit kombëtar si dhe do të kontrollonte njerëzit në përputhje me ligjet në lidhje me shtatë figurat e krimit që ndjek ky Shërbim Informativ. Çdo veprim apo prononcim tjetër si është rasti i Ngjela në gjyqin Frangaj është komprometues për këtë shërbim dhe unë kërkoj urgjent ngritjen e këtij grupi parlamentar.

Vazhdon greva e urisë

PRESIDENTI BERISHA TAKOHET ME NJERËZ TË PAAUTORIZUAR. TAKIMI ME Z. GJONAJ MASHTRIM NËPËRMJET TV. TIRANË — Vazhdon greva e urisë në Tiranë dhe deri tani është e pa… Informacioni i pasaktë i transmetuar nga TV shqiptar të takimit të Presidentit me «përfaqësuesin» e grevistëve, shkaktoi indinjatë tek grevistët si dhe një vendosmëri për vazhduar grevën deri në fund. Situata gjendja po bëhet më e rëndë. Sipas informacioneve që morëm, 76 përqind e rreth 100 grevistëve, kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 24 përqind e tyre i janë nënshtruar një shërbimi të specializuar spitalor. Ndërkohë nga Komisioni Qendror i Grevës mësuam se greva ka përfshirë jo vetëm qytetet e Shkodrës, Tiranës dhe Lezhës, por edhe të Elbasanit, Lushnjës. Sipas të dhënave të fundit edhe në qytete të tjera pritet konfirmimi i fillimit të grevës së solidarizimit. Korresp. i «Koha Jonë»

Po qe se populli ka një pjesë të fajit, i vetmi faj i tij është ky: ai ka lejuar që ta drejtojnë karrocierë, mallbanët dhe xherahët e politikës. Lexoni në faqen 5: NGA KIÇO BLUSHI

Stafi i gazetës

Drejtor: NIKOLLË LESI Kryeredaktor: ALEKSANDËR FRANGAJ Zv. kryeredaktor: ARMAND SHKULLAKU Shefi i sektorit politik: FRROK ÇUPI GAZETARË: PLATOR NESTURI, BUJAR XHAFERI, DRITAN KABA, MARTIN LEKA, ROALD NASHI, ZAMIR DULE.