09/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 qershor 1993

Pjetër Arbnori ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin «KOROMANIA»

-Petrika Minga «TRIMI» -Leka Bungo «I PENDUARI» -Abdi Baleta-denoncues dhe dëshmitar -Aludon për Presidentin Berisha si bashkëpunëtor special Luan Pobrati deklaron: Para disa kohësh, socialisti Nano, në parlament ia përmendi disa herë «KOROMANEN» Pjetër Arbnorit dhe ky i fundit nuk qe në gjendje t’i kthente përgjigje. Shumë nga ne dyshuam për atë çka tha Nano. Vërtetësinë e kësaj e konfirmoi dje edhe ish oficeri i Sigurimit Luan Pobrati. Zoti Pobrati si një punonjës i vjetër i Sigurimit, i cili i njeh mirë bashkëpunëtorët e tij, në shkrimin «Berisha nën diktatin e Gazidedes» deklaron disa nga pseudonimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, të cilët janë sot në pushtet. I pari është Pjetër Arbnori me KOROMANEN, pastaj vazhdojnë me radhë shokët: Petrika Minga, «TRIMI»; Leka Bungo «I PENDUARI», i jati i Blerim Kales «Mentori», duke deklaruar edhe Abdi Baletën si denoncues dhe dëshmitar. Më pas Pobrati të lë të nënkuptosh edhe bashkëpunimin e Presidentit Sali Berisha me Sigurimin e Shtetit, megjithëse nuk deklaron pseudonimin e tij. Deklarata e ish oficerit të Sigurimit shqiptar, për udhëheqës të lartë të Shtetit mendojmë se do të detyrojë deputetët tanë që të këmbëngulin në hapjen e dosjeve. Nuk dimë se si do reagojë gazeta RD (e cila në çdo numër dhe çdo kundërshtar e quan bashkëpunëtor të Sigurimit) ndaj anëtarëve të partisë së saj. Në rast se ato çka thotë Pobrati janë të vërteta a mundet që demokratët shqiptarë të cilët votuan kundër famëkeqit Sigurim të Shtetit, të pranojnë në krye të Parlamentit shqiptar një bashkëpunëtor të quajtur «KOROMANE»? A mund të pranojnë shqiptarët të përfaqësohen në Parlament nga ish spiunë të Sigurimit? Aq më keq në rast se i tillë është edhe Presidenti Berisha. Përse nuk hapen dosjet? Dosjet nuk i hapin ata që kanë frikë.

Nesër: Fillon greva e vdekjes

Sipas një deklarate, drejtuar Presidentit Sali Berisha, grevistët e urisë së rrethit Shkodër bëjnë të ditur se në rast se z. Berisha nuk anullon ligjin mbi tokën, ne do të vetë sakrifikohemi. «Kësaj do t’ia arrijmë me këtë formë» deklarojnë ata. «Ndërprerjen e menjëhershme të ndihmës mjekësore, të ndërprerjes së ujit e dritës. Do të mbyllim të gjitha mjetet e komunikimit me jashtë si derën e hyrjes, dritaret etj. Çdo njeri që do të tentojë të hyjë brenda, do të gjejë vdekjen si ajo neve. Kjo do të ndodhë duke filluar nga data 10 Qershor 1993, ditën e Enjte. Kjo nuk do të jetë më grevë urie por GREVË VDEKJE». Këtë deklaratë e kanë nënshkruar të vetëdijshëm të gjithë grevistët.

Nesër: Grevë urie e ish të burgosurve politikë

Në një deklaratë për shtyp që na ka dërguar Kryesia e grevës së ish të burgosurve nesër më datë 10 qershor shumë anëtarë dhe ish grevistë të urisë do të futen në grevë urie. Në këtë deklaratë Kryesia bën të qarta kërkesat e përsëritura disa herë të cilat kanë qenë në veshin e shurdhër të pushtetarëve. Kërkesat e tyre janë ekonomike por edhe politike të cilat kanë lidhje me mohimin që po i bëhet së ish të dënuarve në burgjet e diktaturës, statusit të ish të burgosurit politik, zhdukjen e ndihmave që janë dhënë për ish të persekutuarit etj.

Dje, një sasi topash luftarakë, kaluan në drejtim të Veriut

— MINISTRIA E MBROJTJES KËRKON TË «PROVOKOJË» GAZETËN «KOHA JONË» NJE LAJM QË MUND TË SJELLË PËRVEÇ HUMORIT EDHE ARRESTIN SHTËPIAK Edhe dje, para dite, nëpër rrugën nacionale që kalon nga Tirana drejt Veriut të Shqipërisë, kaluan një sasi makinash luftarake që tërhiqnin pas vete, si kuaj të lodhur nga lufta e vjetër, si kuaj të lodhur nga lufta e vjetër, disa topa ushtrie. Numrin nuk mundëm ta përcaktojmë, por dhe nuk mund ta themi, pasi Ministri Zhulali mund të bëjë padi, siç bëri me kolegun tim Frangaj i cili bëri 35 ditë arrest shtëpiak, një gjyq dhe të bëjë atë të Apelit në Shkodër, për lajmin e vërtetë të lëvizjes së tankeve drejt Veriut. Pra, topat dje edhe kaluan, edhe s’kaluam! Unë nuk kam thënë asgjë. Ndofta Ministria e Mbrojtjes e bëri për të provokuar gazetën «Koha jonë».

Ministria e Kulturës kacaviret pas ligjeve të vjetra

Një tjetër blof në faqet e «RD». Përgjegjështrimi i botuar nga kjo gazetë dt. 5 qershor lidhur me Peticionin e sindikatave të Pavarura të institucioneve artistike drejtuar presidentit Sali Berisha dhe firmosur nga «Sind ikata e pavarur e Ansamblit të Këngëve dhe e Valleve Popullore», nuk shkaktoi gjë tjetër veçse habinë dhe revoltën e kësaj sindikate për një fallefikim të tillë. Natyrisht në këtë «përgënjeshtrim» nuk mungonin dhe akuza ndaj «Koha Jonë». Duke na ardhur keq për kolegët tanë në «RD», ne mund t’u kujtojmë atyre se kjo është «përhapje informatash të rreme» dhe disinformim çorientues i opinionit publik. — Lidhur me opinionet e artistëve lexoni faqe 6 —