16/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 qershor 1993

VRASJE TRAGJIKE

Në Lezhë 3 të vdekur dhe një i plagosur për tokën — MË DATËN 12 QERSHOR VRITEN NGA NJË NJERI: NIKOLL GJERGJ CAKU, 53 vjeç, PAL GJERGJ CAKU, 45 vjeç; MARK NIKOLL CAKU, 30 vjeç. PLAGOSËT RËNDË DHE NDODHET NË SPITAL ZEF NIKOLLI CAKU, 26 vjeç. VËLLË-ZËR E NIPA TË NJË SHTËPIE! — VRASJA ËSHTË BËRË ME ÇIFTË, PËR PROBLEME TOKE. — NJË NDËR KUNATAT E TË VRARËVE SAPO KA DË-GJUAR PËR TRAGJEDINË, KA PËSUAR DEPRESION TË RË-NDË, HEMORRAGJI CEREBRALE DHE NDODHET NË SPI-TAL NË GJENDJE TË RËNDË. — VRASËSI ËSHTË ZHDUKUR NË DREJTIM TË PADI-TUR. — TVSH HESHT. SIÇ DUKET AI NUK ËSHTË MË I PO-PULLIT, NUK ËSHTË MË SHQIPTAR. PËR TË KA MË SHU-MË RËNDËSI NJË VRASJE NË SOMALI SE NË SHQIPËRI. — PRESIDENTI, QEVERIA, PARLAMENTI LE TA MA-RRIN VESH: ARA KU U DERDH GJAKU I NJË FAMILJEJE KËTË E TUTJE DO TË THIRRET: «ARA E GJAKUT»! MARTIN LEKA

Sa spiunë të Siguri-mit ka në parlamen-tin shqiptar?

DEPUTETET PERGJIGJEN VASIL GJIKA — deputet i PD: Nuk më du-ket e thjeshtë për tu përgjigjur dhe nuk men-doj se mund të kenë interes të veçantë opinio-net e njerëzit apo tjetrjt. Me interes është që ligji për dosjet të sqarojë të vërtetën. FATOS NANO — deputet i PS: Ka, por nuk e besoj se përbëjnë shumicën e mazhorancës. MARASH IBRAJ — deputet i PD: Përderi-sa ata nuk prononcohen për hapjen e dosjeve, unë mendoj se ka bashkëpunëtorë. Po të mos ishin bashkëpunëtorë, të ishin të gjithë të pas-tër, përse nuk e bëjnë ligjin (për dosjet). Për mua kjo është esenciale. Së dyti unë mendoj se në grupin e socialistëve nuk ka asnjë bashkëpunë-tor. Ju ka dalë koha për t’i pastruar dosjet e tyre. Në grupin e PD unë me emra nuk di, por heshtja që bëhet për mos hapjen e dosjeve, mua më le të dyshoj se është dikush i interesuar për mos hapjen e tyre. Ky është mendimi im personal. (vijon në faqen 2)

Takim misterioz i Nanos me Prokurorin e Përgjithshëm Alush Dragoshi

Në një nga orët e vona të javës së kaluar kryetari i PS-së Fatos Nano është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës Alush Dragoshi. Shpjegues sipas burimeve të informuara, i cili nuk deshi të identifiko-het, takimi është bërë i fshehtë në një prej saleteve të një restoranti privat e luksos në Tiranë. Në një nga orët e vona të javës së kaluar kryetari i PS-së Fatos Nano është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës Alush Dragoshi. Sipas burimeve të informuara, i cili nuk deshi të identifiko-het, takimi është bërë i fshehtë në një prej saleteve të një restoranti privat e luksos në Tiranë. Në qoftë se është i vërtetë ky informacion atëherë çfarë kërkonte Alush Dragoshi nga Lideri i PS-së apo anasjelltas, kur dihet se mbi Nanon rëndojnë akuzat e Blerim Çelës?

Ndaj Presidentit Berisha ka filluar gjuetia e shtrigave

Duke vazhduar në stilin e saj të imitimeve prej nxënësi katranjos, e përditshmja e PD, gazeta «RD», botonte një letër të Enverit drejtuar Nanos, të dielën në faqen e dytë. Ajo çka ra në sy menjëherë ishte fakti se midis të tjerash En-veri «jepte porosi» të goditeshin në shtyp kre-rët e PD e të qeverisë. Duke vazhduar në stilin e saj të imitimeve prej nxënësi katranjos, e përditshmja e PD, ga-zeta «RD», botonte një letër të Enverit drejtuar Nanos, të dielën në faqen e dytë. Ajo çka ra në sy menjëherë ishte fakti se midis të tjerash En-veri «jepte porosi» të goditeshin në shtyp kre-rët e PD e të qeverisë. Dhe sipas «RD» krerët renditeshin sipas radhës: Pjetër Arbnori, Sali Berisha, Petrika Minga, Eduard Selami. Përse vallë Arbnori ka kaluar në vend të parë, Presi-denti i dyti dhe kryetari i ri i PD në vend të fundit pas trimit Minga? Nuk besojmë se kjo të jetë bërë sipas sulmeve që opozita ka bërë ndaj tyre, sepse dihet që z. Berisha është bërë objekt i shtypit opozitar 100 herë më shumë se sa Arbnori. Atëherë përse kjo renditje? Ju drejtuam për këtë anëtarit të Komisionit Drejtues të PD dhe deputetit Hajdari i cili na tha: «Ky ndërrim protokolli do të thotë se re-vanësisht, fondamentalistët e T. Dostit, ballistët e famshëm në PD, vazhduesit e Tanzimit, kanë filluar gjuetinë e shtrigave ndaj Presidentit».

Kërkohet ekstradimi i Qemal Lames

Para pak ditësh Prokuroria e rre-thit të Tiranës i kërkoi zyrtarisht ministrisë gjermane ekstradimin në Shqipëri të Qemal Lames, ish-krye-tarit të Hetuesisë së Përgjithshme gjatë ngjarjeve të 2 Prillit 1991 në Shko-dër. Qemal Lame akuzohet për «Shpër-nim të detyrës» nga prokuroria e Tiranës. Ai është larguar në Gjer-mani para disa muajve dhe akoma nuk dihet adresa e saktë e tij. Nga ana e autoriteteve gjermane akoma nuk i është kthyer përgjigje proku-rorisë së Tiranës. Njoftohemi gjithashtu, se e njëj-ta kërkesë e Prokurorisë së Tiranës është bërë edhe për Ferit Sulën, ish-nënkryetar i Hetuesisë së Për-gjithshme.