BRENDA NJË JAVE
Në Lezhë vriten dy fëmijë:
Një djalë 10 vjeç, një vajzë 15 vjeçe, motër e vëlla dhe xhaxhai i tyre
MBETI I PLAGOSUR NJË 27 VJEÇAR
BRENDA NJË JAVE
EDHE NJË TJETËR VRASJE TRAGJIKE
Në Lezhë vriten dy fëmijë:
Një djalë 10 vjeç, një vajzë 15 vjeçe, motër e vëlla dhe xhaxhai i tyre
MBETI I PLAGOSUR NJË 27 VJEÇAR
— VRASJA ËSHTË BËRË PËR PROBLEME NGATËRRESASH KRYESISHT PËR TOKËN!
— EDHE KJO VRASJE ËSHTË IDENTIKE SI AJO QË NJOFTUAM NUMRIN E KALUAR, SI NGA NUMRI. 3 TË VRARË DHE NJË I PLAGOSUR. MOTIV: ÇËSHTJE TOKE. TË DYJA PALËT E KONFLIKTIT: KUSHËRINJ.
— VRASËSIT JANË KAPUR NË KOHË REKORD NGA POLICIA E LEZHËS.
— 6 TË VDEKUR BRENDA NJË JAVE!
— TOKA PO U HA KOKËN FSHATARËVE!
— A NDJEJNË PËRGJEGJËSI PRESIDENTI, PARLAMENTI, QEVERIA KUR DEKLAROJNE SI SUKSES NDARJEN E TOKËS, NDËRKOHË QË TAPIETË NUK JANË NDARË AKOMA?!
— SI KA NDODHUR NGJARJA? LEXONI NË FAQEN 2 KRONOLOGJINË SIPAS DËSHMISË QË I MORËM TË PLAGOSURIT 27 VJEÇAR.
Ministri Artan Hoxha merr pronat që nuk i takojnë
Jemi 14 shitës që shërbejmë në stacionin e taksive Nr. 4 lek në Durrës. Mapo jonë është ndërtuar në vitet ’60 nga shteti. Këtë e dëshmon, edhe situacioni i punimeve të ndërtimit që ndodhet në arkivin e Bankës së Shtetit Durrës. Ne u habitëm kur morëm urdhërin nga Bashkia për të liruar dyqanet sepse do t’i marrë pronari, Ministri Artan Hoxha. Për të nxjerrë drejtën tonë jemi ankuar në gjykatë dhe prokurorinë e Durrësit si dhe në gjykatën e Kasacionit, por të gjitha këto instanca juridike sapo marrin vesh se kanë të bëjnë me Ministrin Hoxha, tërhiqen.
Ç’të bëjmë? Përse duhet të dalim ne që punuam vite me radhë në këto dyqane duke ditur se njësitë tona janë ndërtuar nga shteti? Si mundet që ish prona e shtetit të kalojë në ish-pronë private zotit Hoxha? Për këtë ka dokumente. Apo për Ministrat dokumentat nuk kanë rëndësi? Deri kur drejtësia do të jetë monopol i udhëheqjes në kurriz të njerëzve të thjeshtë?
Parlamenti shqiptar mbetet me një krah
— SOCIALISTËT DHE SOCIALDEMOKRATËT LARGOHEN NGA PARLAMENTI
— DEPUTETËT E AD ENDE TË PAVENDOSUR.
Seanca parlamentare e ditës së mërkurë filloi si zakonisht me më shumë se një orë vonesë dhe vetëm pasi Arbri vendosi të transmetohet në TV dhe kur kryeministri Meksi gjyqësor për të lexuar raportin e tij lidhur me projektkushtetutën. Ishte pikërisht data 16 qershor, afati i fundit që qe caktuar për ardhjen e projektkushtetutës. Deputetët e PD, të cilët si gjithë të tjerët kishin marrë në duar këtë projekt dy ditë më parë, ndiheshin të kënaqur për afatin e zgjatur sipas fjalës së dhënë. Mirëpo punët që në dukje dukeshin në rregull, nuk ishin aspak në rregull. Parlamenti kishte vendosur kohë më parë që më datë 16 qershor, projektkushtetutën duhet t’ia paraqiste Parlamentit komisioni parlamentar i ngarkuar për lë- (vijon në faqen 2)
Në parlamentin italian deklarohet për qeverinë shqiptare
«Një shpirt urrejtjeje të ashpër dhe hakmarrjeje të egër karakterizon veprimtarinë e qeverisë së sotme shqiptare, e cila është duke e shkatërruar copë-copë shtetin social, në mënyrë diskriminuese e me persekucion, gjë që fyen çdo të drejtë njerëzore dhe vetë lirinë».
— Nga dokumenti i depozituar për interp-elancë mbi situatën politike në Shqipëri në dhomën e deputetëve të Italisë.
Vritet një ushtar
Para 4 ditësh, në repartin ushtarak në Gjadër të Lezhës u vra një ushtar. Nga të dhënat që mundëm të sigurojmë deri tani, ushtari është vrarë nga një shok i tij, edhe ky ushtar. Nga biseda me punonjës të hetuesisë, mësojmë se vrasja nuk është bërë me motive të caktuara, por thjesht nga pakujdesia.
M.I..