26/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 qershor 1993

Kopliku pengon 5 milion marka kredi nga banka gjermane Deutsche Ausg[a]ish-bank

Ndërsa Arbnori pardje në Bon, kërkoi kredi nga bankat gjermane Në datën 15 qershor, vizituan Shqipërinë përfaqësuesit e bankës gjermane «Dojçe Ausg[a]ishbank» me qendër në Bon. Qëllimi i tyre ishte t’i akordonin një linjë krediti prej 5 milion DM me kushte shumë të favorshme për bankat tona. Por, siç u informuam nga burimet tona në Bon, përfaqësuesit e bankës kishin ngelur të zhgënjyer pas takimit me zëvendëskryeministrin shqiptar Bashkim Kopliku, i cili u kishte deklaruar se «Bankat shqiptare janë të mbytura nga korrupsioni». Duket e çuditshme kjo deklaratë e Koplikut, kur dihet sesa ka nevojë Shqipëria në këto kushte për ndihma dhe kredi. Për më tepër kur borkhin më të madh Banka Shqiptare e ka me bankat gjermane, është e lehtë të kuptohet se si do ndikojë kjo në rikuperimin e strukturës së borxheve. E vetmja gjë për t’u sqaruar mbetet nëse Kopliku me korrupsionin e bankave përfshin dhe kushëririn e tij, Guvernatorin e Bankës Shqiptare Ilir Hotin.

Në lidhje me heqjen e imunitetit të Fatos Nanos

Blerim Çela: Dokumentat janë të plota për t’i hequr imunitetin F. Nanos. Alush Dragoshi, Prokuror i Përgjithshëm: Unë njoh vetëm ligjin. Dokumentat nuk janë akoma të plota për t’i kërkuar parlamentit heqjen e imunitetit. Eduart Selami: Fatos Nano duhet t’i dërgohet gjyqit. Pse heshtet?! Sali Berisha: A jeni në vete. Si mund të fus në burg, unë, shefin e opozitës?! Sidoqoftë ai, nuk duhet të shkonte në Shkodër. Fatos Nano: Nuk kam bërë asnjë shkelje, prandaj jam i qetë.

Gjithushi i përgjigjet Berishës

Pyetje: Gjithashtu po në këtë konferencë presidenti u bëri të ditur gazetarëve se së shpejti ai do të nxjerrë dekretin për Asamblenë Kushtetuese. Ç’mendoni për këtë përgjigje të Presidentit? Përgjigje: Asamblenë Kushtetuese ka të drejtë ta miratojë vetëm Parlamenti 2/3 votës, sepse neni 6 i dispozitave kushtetuese thotë qartë dhe prerë që i vetmi organ ligjvënës në Shqipëri është Parlamenti. Pra vetëm në Shqipëri është Parlamenti. Pra vetëm me një mazhorancë prej, e ritheksoj, prej më një delegojë këtë kompetencë një organi tjetër. Madje edhe nxjerrja e një dekreti për ngritjen e këtij institucioni të tillë nuk është kompetencë e Presidentit. Gjithë organizmat shtetërore, strukturat, ministritë, drejtësitë etj. janë atribute të Parlamentit e jo të Presidentit. Presidenti ka të drejtë të ngrejë një ndihmëse ose këshillimore për aparatin Presidencës. Këtu duhet të kemi të qartë që ngritja e institucionit të tillë, pa Parlamentin, do të thotë ndryshje që ky «Parlament i ri» (Asambleja Kushtetuese), i emëruar nga Presidenti i popullit, institucion e zgjedhur nga populli. Një akt i tillë nuk mund të ketë emër tjetër, veç uzurpim pushteti, apo zgjedhje të reja, për votuar populli. (Marrë nga «Alternativa SD»)

RADIO GJERMANE «DEUTSCHE WELLE» TRANSMETOI ME NJËHERË SHAKANË E GAZETËS «KOHA JONË»

Gazeta «Koha Jonë» njoftonte sot, se për në zonat e veriut janë transportuar dje 4450 topa, 110 avionë amerikanë, 86 anije. Sipas replikes së menjëhershme të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes «lajmi për një përqëndrim armatimi është i rremë dhe i turpshëm ... i bërë nga njerëz pa moral që pa patur nga forca të errëta antishqiptare». Por në një shënim, pak të dukshëm, të gazetës thuhet se topat, avionët, anijet janë transportuar me makina të bardha, nuk janë dërguar nga Ministria e Mbrojtjes, por flitet që janë dërguar nga firma private dhe se fjala top në shqip ka kuptime të ndryshme. Shakaja, me kripë a pa kripë, e «Koha Jonë», e cila bën fjalë për topa e lodra fëmijësh, duket se është marrë seriozisht nga Ministria e Mbrojtjes.

Agj i mençur është ministri Zhulali, sa topat e plazhi i pandeh për topa luftarake, lodral e fëmijëve për avionë ushtarakë!

Në numrin e kaluar të gazetës botuam për disa topa dhe lodra fëmijësh që kanë ardhur në Shqipëri nga një firmë amerikane dhe të cilat u shpërndanë dhe u shitën në kohë rekord në disa qytete të Shqipërisë. Arsyeja se përse e futëm në faqe të parë këtë lajm ishte se përherë në gazetat shqiptare gjen të faqosur me gërma të mëdha vetëm lajme politike, sharje, etj. Asnjë nuk u kujtua të shkruajë për botën e fëmijëve, të cilët po rriten mes një zallamahi politike, mes një lufte të pamoralshme mes PD dhe PS. Kështu që edhe gazetari ynë Martin Leka e solli këtë lajm dhe redaksia e pa të arsyeshme ta botonte në faqe të parë, megjithëse dyshuam se ndoshta ministri ynë i Mbrojtjes dhe Prokurori i Përgjithshëm e marrin për topa ushtrie dhe përgjigjen pa ditur se janë lodra gazetarit. Por nuk e menduam se të jenë kaq të lehtë... Tani i japim të drejtë Fajik Konicës që shkruante: «E dija se shqiptarët nuk dinë të shkruajnë, por tani mora vesh se nuk dinë dhe të lexojnë». REDAKSIA

Personalitete të gazetarisë në RTV shprehen në lidhje me radion e televizionin privat

ROBERT PAPA: Kisha dëshirë të ngrija një stacion privat me një grup të rinjsh për t’a bërë shumë më të mirë se TV aktual dhe therrësisht më të mirë se TV i dikurshëm. OSMAN MULAI: Mua më pëlqen e vërteta, ndaj ekzistenca e një TV privat do t’a bënte më të përgjegjshëm e më të vërtetë TV shtetëror. SHPETIM ROQI: Shumë gazetarë do të shkonin në këtë televizion... se do ta ndjenin veten të obliguar për të thënë atë çka duan të thonë e që nuk mund t’a thonë në këto kushte. ALBERT MINGA: Hapja e TV privat në Shqipëri do të jetë një eveniment dhe një detaj i sanksionimit që një shtet i bën lirisë së fjalës dhe informacionit. (Lexoni opinionet në faqen 3) Përgatitur nga Plator Nesturi