15/10/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 tetor 1993

Greva 48 orëshe e gazetave shqiptare

Protestohet kundër LIGJIT për SHTYPIN dhe i bëhet thirrje Presidentit të Republikës, z. Sali Berisha, t’ia kthejë Kuvendit Popullor për rishqyrtim këtë ligj. Një numër i madh gazetash qëndrore dhe lokale do të fillojnë nesër një grevë 48 orëshe për të protestuar kundër Ligjit për Shtypin. Gazetat pjesëmarrëse në grevë nuk do të publikohen nesër dhe pasnesër. Këto gazeta janë: 1. «Koha Jonë» (gazetë e pavarur) 2. «Populli Po» (gazetë e pavarur). 3. «Lajmëtar i» (gazetë e pavarur). 4. «Dita informacion» (gazetë e pavarur). 5. «Adriatiku» (gazetë e pavarur lokale e Durrësit). 6. «Java» gazetë e pavarur e Gjirokastrës, Tepelenës Përmetit). 7. «Shqip» (gazetë e pavarur). 8. «Zëri i Popullit» (gazetë e Partisë Socialiste). 9. «Aleanca» (gazetë e Partisë Aleanca Demokratike). 10. «Alternativa SD» (gazetë e Partisë Socialdemokrate). 11. «24 Orë» (gazetë socialiste). Shënim: Gazetat «Koha Jonë» dhe «Lajmëtar i» nuk do të publikohen ditën e martë e të mërkurë. Me rastin e shpalljes së grevës gazetat e mësipërme lëshuan deklaratën e mëposhtme:

NO COMMENT

Ministrat tanë më së fundi vendosën të marrin një vendim në shënje të vetvetes. Kështu në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, u bëri me fuqi më 16 shtator, u (vlefta e dietave të qeverisë në vizitat e tyre jashtë shtetit). Vendimit, dieta ditore jashtë vendit e Presidentit është 100 dollarë, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit 80 dollarë, deputetët 70 dollarë, ministrat 65 dollarë, zëvendësministrat dhe personalitetet e barazvlefshme me ta do të marrin 50 dollarë. Në çfarë të bëjnë përpjekje në vendin e lakuri fakt si qeveritarët që gëzojnë këto dieta edhe ata që janë të ftuar nga organe do të mbulojnë shpenzimet.

Delegacion i PADSH në Beograd

(lexoni fq. 7)

Shkodër: Vritet në Shkodër Lek Draga për gjakmarrje

Shkodër: Vritet në Shkodër Lek Draga për gjakmarrje Ditën e mërkurë datë 13 Tetor, ora 13.30, në lagjen «Partizani» Shkodër, pas pallatit 8 vritet qytetari Lek Draga për motive gjakmarrje.

Rrëmbehet një vajzë e re në mes të ditës

Ditën e enjte, datë 14 Tetor në afërsi të Universitetit «Luigj Gurakuqi» të Shkodrës rrëmbehet një vajzë e re nga një autoveturë pa targë. Akoma nuk dihet fati i vajzës.

Lexoni në fq. 2 DEKLARATËN e përbashkët e 11 gazetave

Lexoni në fq. 2 DEKLARATËN e përbashkët e 11 gazetave

REXHEP QOSJA:

«Krizën e çështjes shqiptare e ka sjellë politika jonë e pashallëqeve - të vogla» Bullatoviqi është sugar politik i Millosheviqit Shkuarja e Bullatoviqit në Tiranë i ka bërë akull zemrat e shumë shqiptarëve