24/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 korrik 1993

NAPOLONAT E PJETËR ARBNORIT

- Pjetër Arbnori: «Unë nuk kam marrë napolona» -Ish-zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Vasil Plaku i ka kthyer me vendim gjyqi 39 napolona ari Pjetër Arbnorit - Vajza e Pjetrit të rritet shëndoshë si molla se nuk ka faj për napolonat e babait Në përgjigjen e z. Pjetër Arbnorit ndaj Azem Hajdarit & Co, botuar para një jave në RD binin në sy tonet patetike, kërcënuese, fyese por edhe mallëngjyese. Në këtë përgjigje të zotit Pjetër kishte shumë gjëra interesante, por do të ndalemi vetëm te një fakt. Pjetri bebohet publikisht se nuk ka marrë 39 napolona flori. Mirëpo faktet flasin ndryshe. Në prill të vitit 1992 Kryetari i Parlamentit shqiptar hedh në gjyq Ministrinë e Financave dhe Komitetin Ekzekutiv të Tiranës dhe gjyqtari Vasil Plaku (tani i arrestuar) bën që ky gjyq të fitohet nga z. Arbnori. Nuk mund të themi se cili ka qenë përfitimi i z. Plaku, i cili vazhdoi më pas të kryente detyrën e zv. Prokurorit të Përgjithshëm me imunitet të hequr (?). Në RD Pjetri thoshte pak a shumë: «Po t’i kem marrë unë këto para, i hengërt vajza ime ila-gel». Po ç’faj ka vajza mor zot Pjetër? Ajo i-bëhalla të rritet shëndoshë si molla e mos pastë kurrë nevojë për ilaçe, por ato napolona t’i ke marrë or z. Pjetër! Madje përveç tyre ke marrë edhe 88.932 lekë. Kështu të paktën rezulton nga përfundimi i gjyqit, ku paditës ishte vetë Pjetër Arbnori. Edhe RD e cila kritikonte në shkrimin e Pjetrit, nuk ja fut kot. Ajo është gazetë e saktë që i konfirmon lajmet nga byroja. Nuk është mirë që Kryetari i Parlamentit të gënjejë publikisht. Vendimi i gjyqit është i shkruar e zezë mbi të bardhë. Se ç’ka bërë Pjetri me napolonat kjo nuk ka shumë rëndësi, rëndësi ka fakti se pasi u lodh nëpër gjyqe ai arriti t’i marrë ato. Nga ana tjetër, kur ka qenë në burg nuk e ka patur pseudonimin Koromania. A duhet besuar pa u hapur dosjet. Pjetri flet për një mik të F. N, të cilit nuk ia thotë emrin. Përse nuk ia thotë emrin dhe kush është F. N.? Sipas burimeve tona del se F.N. është Fatos Nano, kështu që puna komplikohet më tepër. Pjetri duhet të sqarohet më mirë përpara partisë. Duke e mbyllur këtë shkrim i lajmëtojmë z. Arbnori se në përgjigjen e tij, bie shpesh në gafë me pa të drejtë gazetës «Koha Jonë», duke thënë se ajo shpif. Deri më sot ne nuk kemi shkruar asgjë kundër Pjetrit, ne kemi botuar ato që të tjerët kanë shkruar për Pjetrin. Kjo është normale sepse ne si gazetë mirëpresim dhe botojmë shkrime pa dallim ideje, krahine e partie. Z. Arbnori nuk ka ka sjellë ndonjë shkrim që në të mos i a kemi botuar. Prandaj z. Pjetër nuk duhet të na fyej sepse në rast të kundërt Prokuroria do të ngrejë padi kundër tij. PËR KËTO ARSYE Gjykata në bazë të nenit 131 të K.Pr.Civile VENDOSI: Detyrimin e Ministrisë së Financave Tiranë për t’i kthyer paditësit Pjetër Arbnori 39 copa napolona ari të prera në vitin «20». Detyrimin e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të rrethit Tiranë (Seksioni i Financës) për t’i kthyer paditësit Pjetër Arbnori shumën 88.932 lekë (të vajtura): Shpenzimet gjyqësore te paditurve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim ose protestë në Gjykatën e Zonës së Tiranës brenda 10 ditëve duke filluar pas 3 ditëve nga shpallja e tij. U shpall në Tiranë, më 22.4.1992 GJYKATA E RRETHIT (Tiranë) GJYQTARI (Vasil Plaku)

Skandal doganor i trafikut të cigareve

Edhe një skandal tjetër që është duke goditur Shqipërinë, u konfirmua nga Policia Financare dhe Kontrolli i Shtetit. Zyrat doganore shqiptare kanë ndihmuar dhjetëra maune të ardhura nga Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria, të shmangin pagimin e taksës të cigareve të cilat ishin blerë për të shitur në vend. Blerim Cela, kryetar i Kontrollit të Shtetit është shprehur se gjoba e personave përgjegjës është një detyrë e vështirë e cila do të arrihet me ndihmën e zyrave doganore dhe policisë financiare të Tiranës. Skandali u zbulua pas një kontrolli të befasishëm në portin e Durrësit, ku u vërejt se një maune u lejua të kalonte nëpërmjet doganës me ngarkesë të paregjistruar. U verifikuan dhe raste të tjera parregullësie si: Për ngarkesa të shumta me cigare ishin regjistruar shifra shumë më të ulta se çmimi i vërtetë i tregut të tyre. Për një ngarkesë duhAn vlera e vërtetë e së cilës është 12000 dollarë ishte shënuar në vlerë prej 2000 dollarësh.

Gramoz Pashko:

Rreziku për të rënë në diktaturë sot është më real se kurrë Demokracia nuk mbrohet as me polici, as me ushtri, as me Shik, por me institucione ligjore dhe kur këto mungojnë demokracia lihet në mëshirën e rrugës LEXONI NË FAQEN 5