22/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 mars 1994

PRESIDENTI BERISHA E FESTON 22 MARSIN PASI DËNOI GAZETARËT FRANGAJ - LEKA, DHUNOI SHTYPIN E LIRË E MBUSHI BURGJET ME KUNDËRSHTARËT E POLITIKËS SË TIJ

-Dje u dënua nga Gjykata e Apelit Tiranë kryeredaktori A. Frangaj me 5 muaj heqje lirie - Pas mbushjes së burgut të Tiranës me kundërshtarë politikë dhe gazetarë Presidentit Berisha i mbetet të rihapë burgun e Burrelit dhe të Spaçit LEXONI FAQE 2-3-4

ALEKSANDER FRANGAJ

No coment Arrestohet dhe akuzohet në bazë të nenit 122 dhe 13 të K. P. për nxjerrje të sekretit shtetëror në bashkëpunim. Prokurori kërkon pushimin e akuzës për nxjerrje të sekretit shtetëror në bashkëpunim, për të cilin u arrestua dhe dënimin në bazë të nenit 20 të Ligjit për shtypin, me 6 muaj heqje lirie. Gjykata vendosi deklarimin e pafajshëm dhe lirimin e tij në sallën e gjyqit. Prokurori i rrethit kërkon prishjen e vendimit të gjykatës dhe deklarimin fajtor në bazë të nenit 20 të Ligjit për shtypin. Prokurori me gjykimin e çështjes në shkallën e dytë kërkon shtypin dhe dënimin me 5 muaj heqje lirie. Trupi gjykues në shkallën e dytë e deklaroi atë fajtor dhe vendosi ta dënojë me 5 muaj heqje lirie.

MARTIN LEKA

No coment Arrestohet në bazë të nenit 186/2 të K. P. për shpifje dhe akuzohet për nenin 186/2 të K. P. për shpifje dhe 122 e 13 të K. P. për nxjerrje të sekretit shtetëror në bashkëpunim. Arrestohet në bazë të nenit 186/2 të K. P. për shpifje dhe akuzohet për nenin 186/2 të K. P. për shpifje dhe 122 e bashkëpunim. Prokurori kërkon pushimin e akuzës për shpifje për të cilën u arrestua dhe dënimin për nxjerrje të sekretit shtetëror në bashkëpunim, me 12 muaj heqje lirie. Gjykata vendosi pushimin e akuzës për shpifje dhe deklarimin fajtor për nxjerrje të sekretit shtetëror në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 18 muaj heqje lirie. aplikimin e dënimit më të rëndë. Prokurori me gjykimin e çështjes në shkallën e dytë hodhi poshtë akuzën për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe kërkoi shtypin dhe për shpifje e dënimin e tij me 18 deklaroi atë fajtor dhe vendosi ta dënojë me 18 muaj heqje lirie.