07/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 prill 1994

MINISTRI I RENDIT A. MUSARAJ I IMPLIKUAR NË NGJARJEN E SHKODRËS

Ministri i Rendit Agron Musaraj dhe shefi i SHIK-ut në Shkodër Fitim Meta-më kërkuan që të plagosej vëllai im Selami Çelaj për të justifikuar vrasjen tragjike të Gjovalin Çekinit Unë, Shyqyri Çela, ish deputet i Partisë Demokratike i zgjedhur më 22 Mars në rrethin e Matit, ish kryetar i Rendit Publik në rrethin e Shkodrës fill pas zgjedhjeve, me ç'rast më kërkuan të dorëzoja mandatin e deputetit, e ndjej për detyrë të drejtojë shtypit për të çenoncuar manovrat e poshtra të ministrit të Rendit Publik, Agron Musarajt dhe shefit të SHIK-ut në Shkodër Fitim Meta për të mbuluar e justifikuar vrasjen e Gjovalin Çekinit me 14 Janar në Shkodër. Për këtë vrasje tragjike të tronditi familjen Çekini dhe gjithë opinionin publik është folur e shkruar shumë në shtyp e në ambjente publike. Për fat të keq në këtë tragjedi, sipas shkrimeve e dëshmive, u implikua dhe vëllai im, Selami Çela. Unë në se me 14 Janar Selamiu nuk ka qenë në mbledhjen e partisë Aleanca Demokratike dhe në asnjë grup që merrrej me prishjen e këtij takimi. Gjatë kohës që zhvillohej takimi në teatrin «Migjeni» ai ka qenë me shokët e tij në një kafe të lagjes Rus. Aty e ka gjetur një punonjës i Rendit, i cili i ka kërkuar Selamiut t'a çonte me makinë e tij deri të teatri «Migjeni». Selamiu ka pranuar dhe kur ka shkuar me makinë para teatrit ka parë pjesëmarrësit në mbledhje duke dalë jashtë. Nga dëshmitë e botuara të të afërmve të të ndjerit Gjovalin Çekini, unë kam mësuar se Selamiu ka shkëmbyer replika e sharje me ata që po dilnin nga teatri. Dikush e ka goditur me grusht në nofull dhe ai ka filluar të tërhiqet drejt radio Shkodrës. Ka nxjerrë edhe revolen që nuk i ka shkrepur dhe ka vazhduar të tërhiqet përballë të ndjerit Gjovalin Çekini që i lutej të mos qëllonte. Në këtë çast ka ndodhur rrëzimi dhe vrasja e Gjovalin Çekinit. Gjithsekush e beson këtë dëshmi të sinqertë të një të afërmi të Gjovalin Çekinit që i ka parë ngjarjet e 14 Janarit me sy. Edhe unë e besoj, jo thjesht se lehtësohemi që vëllai im nuk është doraci, por ngaqë e tregon ai që ka dhimbjen më të madhe dhe ka qenë afër krimit. Sa për lehtësimin, dua të them se mua dhe familjes time i mbetet peng i madh në shpirt që njeriu ynë shkohej e përzier kot së koti, pa asnjë shkak në një sherr që pati një përfundim kaq tragjik. Fakti që ka qenë disi i pirë, siç më kanë thënë shokët e tij, nuk e justifikon. Këto që thashë më lart tashmë i di shumëkush, por ajo që do të tër'em më poshtë dihet vetëm nga ndonjë mik i imi i ngushtë. Dëshiroj ta dini të gjithë, sepse ka vlerë (vijon në faqen 2)

Fronti i djathtë në optikën e Kalakullës

Pas mitingu të të djathtëve, në rajonin e policisë, Rrapo Danushi LEXONI NË FAQEN 3

Nuk dua që në ëndrrat e mia të jetë ajo e një stari

Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula në intervistë për «Koha Jonë» LEXONI NË FAQEN 5