08/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 prill 1994

Një 16 vjeçare gjermane fej[o]het në Starovë të Pogradecit

Tashmë nuk mund të bëhet fjalë vetëm për martesë të shkurtër me shqiptarëve me djem të huaj. Si mjaft episode që fillimisht kanë pasur vlerë sensacionale edhe martesat e sipër cituara hynë në rrjedhën e ngjarjeve që s’të bëjnë më për-shtypje. Të veçantën e kohës që po kalojmë e përbëjnë martesat e vajzave të huaja me djem shqiptarë. Pas martesës së një vajze greke me një djalë nga Salaria e Tepelenës, një rast tjetër regjistrohet, por tashmë në Pogradec. Ky rast i takon 16 vjeçares Zonja Herman nga Hamburgu i Gjermanisë, e cila pamëdyshje dashuron dhe fej-ohet me Ardian Zhutin nga Starova e Pogradecit, i larguar para tre vjetësh nga Shqipëria. Bukuroshja 16 vjeçare gjermane, larg paragjykimeve, në ditët e fundit të muajit të kaluar, krejt e vetme mori rrugën nga vendlindja e saj drejt Starovës së largët për të bërë publike përpara prindërve të djalit dhe bashkëshortarëve të tij fejesën e saj. Tashmë Starova ka edhe një nuse gjermane. B.J.

Gjithmonë ekziston lidhje mes Mafias dhe politikës, mes shërbimit sekret dhe kriminelëve

LEXONI NE FAQEN 5

«Ne i kërkojmë shtetit që t’a shpërndajë vetë drogën»

LEXONI NE FAQEN 5

Agron Musaraj akoma nuk prononcohet rreth akuzës si bashkëfajtor në vrasjen e Shkodrës

LEXONI NE FAQEN 3

Sqarim për lexuesit e gazetës në rrethe

U bë një periudhë 3 ditore që lexuesit e rregullt të gazetës në rrethe e kanë ndërprerë kontaktin e përditshëm me gazetën. Duke iu kërkuar ndjesë në emër të redaksisë për shkëputjen e ardhur si pasojë e mosfunksionimit të shpërndarjes dhe Transportit të gazetave, të njoftojmë lexuesit se vetë numrin e gazetës që mungoi për ditët e Pashkëve, ne i njoftojmë lexuesit se ... [?]

Ala që «jvejnë personalitetet e larta të shtetit», sipas ligjit shqiptar i nënshtrohen burgimit

LEXONI NE FAQEN 3