Provimët e studentëve në universitete nën dhunën e rrugaçëve dhe përballë thikave
Në sallat e provimeve hynë rrugaçë të cilët shajnë dhe kërcënojnë pedagogët
Pedagogia 27 vjeçare Spiridhula Poçi dhe pedagogu Thoma Dhima provojnë fyërjen më të rëndë në jetën e tyre: Kërcënohen me thikë në sallën e provimit
Në sallat e provimeve thyerje të rregullave të etikës shkaktojnë kërcënime pedagogët
Pedagogia 27 vjeçare Spiridhula Poçi dhe pedagogu Thoma Dhima provojnë fyerjen më të rëndë në jetën e tyre: Kërcënohen me thikë në sallën e provimit
Studentët, gjatë këtyre ditëve të provimeve, në më të shumtën e rasteve ecin bashkëshoquëruar me ndërhyrjen ose gjeste të tjera që bien erë korrupsioni. Ky është një fakt i gjendur në shumë fakultete të universiteteve të vendit tonë. Dikur problemi i ndërhyrjes dhe notës përbënte një objekt të luftueshëm për publikën tonë arsimore. Por, edhe sot, kur parametrat e vlerësimit të studentit, të dijes dhe kapacitetit të tij intelektual kanë ndryshuar shumë, mundian e vjetër e ndërhyrjes me mik ruan vlerën e vet. Ky fakt konfirmohet nga mjaft pedagogë të Universitetit «Eqrem Çabej» të Gjirokastrës. Në këtë kohë të vështirë tranzicioni fenomeni i ndërhyrjeve ndaj pedagogut është bërë normal. Por ajo që trondit e bën më shqetësuese jetën e pedagogëve dhe qetësinë e tyre profesionale mbetet përballja e tyre me rrugaçëritë dhe harbutëritë ordinere.
Pedagogë të fakulteteve të këtij universiteti si në çdo sezon edhe tani ndjejnë presionin e madh të personave që kanë lidhje me studentët.
Para do kohësh ishte e bujshme ngjarja që lidhej me rektorin e universitetit Lavdim Hasani, në banesën e të cilit persona ende e sot të paidentifikuar, shtinë me armë. Ai ishte një akt «proteste» e studentëve të prekur nga notat pakaluese të pedagogëve. Veprime të tilla rrugaçërie po ndodhin pothuaj çdo ditë. Rasti më i fundit dhe natyrisht më skandalozi është ai i ditës së martë, kur në Universitetin në fjalë, pedagogëve të katedrës së gjuhës shqipe Thoma Dhima dhe Spiridhullo Poçi, një person u hyri në sallën e provimit me thikë dhe kërcënoi dy pedagogët në fjalë, vetëm se studentja Hoxha kishte lidhje me të dhe se donte notë kaluese. Në sallën e provimit u krijua një situatë e tillë sa asnjë nuk e donte veten për fjalorin që përdori rrugaçi. Dhe si për të mos mjaftuar ajo ai nxjerr thikën duke tentuar për më tej në planin e tij kriminal.
Ngjarja e Gjirokastrës, ndodh në sinkron me një ngjarje në Universitetin e Tiranës dje, kur një rrugaç kërcënoi të shoqen e një pedagogu se do ta përdhunonte në qoftëse i shoqi nuk do t’i japë provimin...(I. N.) Edhe më keq në Shkodër ku pedagogët vijnë të shoqëruar me njerëzit e tyre, pasi nuk janë të sigurtë gjatë provimit.
A. C
Athina shqetësohet për lëvizjet demografike në Shqipëri
Një acarim tjetër në marrëdhëniet shqiptaro - greke. Peshorja e lakundur e Ballkanit duket se do të lëkundet dhe më shumë.
Para një gjyqi ndërkombëtar me Shkupin, Athina e parë me skepticizëm nga Komuniteti Evopian kohët e fundit, ka kohë të merret dhe me Tiranën, aeroporti i varfër i së cilës ka pritur shumë vizitorë këto ditë. Lëvizjet masive të popullsisë shqiptare brenda për brenda Shqipërisë, tani nuk përbëjnë shqetësim vetëm për Tiranën, por edhe për Athinën, pasi edhe në zonat e banuara nga minoritarë po vërehet një transferim i banorëve të zonave të tjera shqiptare. Në lidhje me këtë Ministri i Jashtëm grek Papulias para pak ditësh u shpreh «se transferimi i qytetarëve shqiptarë në rrethet e jugut, ku jeton minoriteti grek, nuk mund të zvogëlojë rëndësinë e etnisë greke». Më pas Ministri i Jashtëm grek theksoi «se çdo veprim i Tiranës mbi komunitetin helenik, do të përballohet me sukses». Këto fjalë të ministrit të Jashtëm parashikojnë një të çarë të re në marrëdhëniet dy palëshe që duhet thënë se acaroen vazhdimisht pas vizitës të ndonjë ministri turk ose maqedonas në Tiranë ose anasjelltas. Në të tilla raste Athina ka nxituar të marrë në dorë «fshesën» ndaj emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Por ç’mund të thuhet për këto lëvizje demografike që ndodhin në Shqipëri këto dy vitet e fundit, janë me të vërtetë të studiuara apo janë thjesht spontane?
Duhet thënë se Tirana ka qenë me kohë e shqetësuar për këto lëvizje të pakontrolluara, të cilat janë mjaft të vështira për t’u ndaluar. Deri më tani këto lëvizje janë plotësisht ilegale, duke sjellë vështirësi për të gjitha qytetet kryesore shqiptare. Kështu shumë nga qytetet e mëdha janë rrethuar me një kordon getosh ku mbizotërojnë shtëpitë me kashtë të ngjashme me atë të Robinson Kruzo-së. Fluksi i këtyre emigrantëve ka ardhur gjithmonë duke u shtuar, për shkak të kushteve të vështira në të cilat banorë kanë pas jetuar në ish-vendbanimet e tyre e për shkak të tokës së papunueshme që u ka rënë për pjesë. Shpopullimi i fshatit është një perspektivë edhe jugu i Shqipërisë nuk mund t’i shpëtojë ripopullimit, aq më tepër duke pasur parasysh kushtet e favorshme klimatike.
T. ÇELA