AKT KRIMINAL I NJË KOMANDOJE GREKE
Vriten dy ushtarakë shqiptarë e plagosen disa të tjerë
Dy ushtarë të plagosur deklarojnë për «Koha jonë»
F. KALEMI: «Armët i kishim pa municion»
A. DERMISHI: «Po të kishe armë çdo të bëje më pyeti ministri, ju përgjigja, të kisha armë ia tregoja unë qejfin»
«Froni për çlirimin e Vorio Epirit» e kish parakallëmeruar aktin kriminal, në një deklaratë drejtuar shtypin grek
Sa herë flitet për kufirin në rrethët e Jugut përmenden dhe vdekje njerëzish. Deri në ditët e sotme me këtë lidhjen ngjarje tragjike, sig, është ngjarja e ditës së dielë. Duke u gdhirë dita e re, këte herë bëhet fjalë për një masakër ndaj një rep usht shqiptar.
Janë mbi njëqind ushtarë 18-19 vjeçarë të ardhur nga vise të ndryshme të vendit që iu nënshtruan këtij terrori, masakre dhe e trike. Sipas dëshmitarëve dhe ekspertizave në vendngjarje dhe pas bisedave me ushtarët e këtij reparti kronologjia e ngjarjes është kjo.
Ditën e dielë pranë ushtarit të bënte shërbimin e rojës afrohën persona me maskë, një prej të cilëve në shqip i drejtohet rojës: «Ku është depoja e armëve?». Ushtari i rojës bën shkrepjen boshte e armës dhe jep urdhërndalues.
Ndërkohë ushtari i dytë i roje diku brënda dëgjon urdhërin e bllokut dhe jep alarmin: Merrni masa se janë ushtarët grekë. Përgjigja e ushtarit të depos së armëve është «Jam ushtar i ri dhe nuk di gjë». Sipas ushtarëve të repartit ishin jo më pak se 5 veta. Pasi kishin hyrë në fjetoren e parë kishin qëlluar me armë dhe u lënë qartë shenjat e plumbave në mure, tip cifte automatike me plumb të diametrit të madh. Roja e dytë A. Gjini nga Fieri 20 vjeçar kur del në koridor përballuet me kriminelët, të cilët e qëllojnë duke e lënë të shtrirë përtokë. Në këtë kohë kriminelët ngjiten në katin e dytë, nga ku po dilte oficeri F. Shehu, i cili u thotë duke u dalë përpara: «Ç'keni me ushtarët, merruni me mua». E godasin në shkallë dhe oficeri Futen në dhomat e nëoficerëve, të cilët në gjumë e sipër veshin vetëm një pjesë të robave. U urdhërojnë të ulen në gjunjë. I kontrollojnë për armë. Në hyrje të fjetoreve, të tjera qëllojnë me armë duke plagosur tre ushtarë. Njëri nga kriminelët e tyre që fliste me një aksent sipas ushtarëve thoshte: «Duam Vorio Epirin».
(Vijon në faqen 4)