Fatos Nano është kryetar i PS - për këtë nuk ka asnjë iluzion
Ne shqiptarët për fat të keq nuk po mësohemi të flasim me një zë
Jemi kundër tolerancës pa kufi të shtetit tonë ndaj Maqedonisë
Intervistë me z. Bashkim Zeneli
Lexoni në faqe 5
Vidhet për të dytën herë Shoqëria Ajrore “SWISSAIR”
Taman si në filma, dje rreth orës 13.30, dy persona të armatosur, bile njëri edhe me peruke, me automatikë e pistoleta, hynë në zyrat e Shoqërisë SWISSAIR që ruhet nga roje civile të Shoqërisë EUROPOL GUARDIA të paarmatosur dhe në prezencë të afro 17 personave që ndodheshin atë çast, kryen ritualin e zakonshëm të vjedhjeve me forcë në kërçënimin e armëve. Ata detyruan punonjëset të dorëzonin dollarët që ndodheshin në arkë dhe ato që ndodheshin në kasafortë. Pas këtij veprimi, ata u larguan të qetë me një makinë që i priste poshtë.
Ende nuk dihet vlera e dollarëve të vjedhur por sado që të jetë ajo, kuptohet që bëhet fjalë për një vjedhje me përmasa. Kujtojmë me këtë rast se atë të premte të dhjetorit 1993 vjedhësi grabitën në arkën e kësaj shoqërie eurore 17 mijë dollarë. Që atëherë kanë kaluar 6 muaj e vjedhësit bashkë me paratë e vjedhura ende nuk janë zbuluar. Sidoqoftë punonjësit e SWISSAIR pohojnë se policia kriminale e Komisariatit nr.3 dhe Hetuesia edhe këtë radhë erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë kërkimin.
Kush mund të vjedhë në mes të ditës e në mes të Tiranës kaq lehtësisht veç vjedhësve që kanë shpifjen e sigurt?! Të mos harrojmë, në të njëjtën rrugë, në një distancë jo më shumë se 200 metra nga njëra-tjetra, pikërisht rreth orës 13-14 janë kryer tre vjedhje nga persona të armatosur, dy herë SWISSAIR e një herë arka e kursimeve! Dhe përsëri të mos harrojmë. Në të tre rastet, autorët e vjedhjeve nuk janë kapur ende. Ata vazhdojnë të kërkohen nga organet e policisë. Ndoshta do të kapen po e vodhën SWISSAIR me rastin e një vjetorit të vjedhjes së parë e gjashtë muajt të vjedhjes së dytë...
Abdi Baleta i vetmi komunist në Partinë e Djathtë Demokrate
Do t'i përgjigjemi çdo provokacioni të partisë në pushtet
Lexoni në faqe 3
BOLIVIANËT SHKELMOJNË TOPIN E PARË TË USA ’94
Në minutën e 60, Klinsman shënon golin e parë të botërorit
Faqe 11-14
Përgatitur nga A. DOSTI