Në Shqipëri po punohet për të vendosur një pushtet personal
“PDD i bën thirrje popullit, të gjitha forcave politike që e duan lirinë dhe demokracinë, t’i kundërvihen përpjekjeve për vendosjen e pushtetit personal, një diktature të re njëlloj të egër e njëlloj shkatërrimtare si diktatura gjysmëshekullore komuniste.”
“PDD i bën thirrje popullit, të gjitha forcave politike që e duan lirinë dhe demokracinë, t’i kundërvih(en) përpjekjeve për vendosjen e pushtetit personal, një diktature të re njëlloj të egër e njëlloj shkatërrimtare si diktatura gjysmëshekullore komuniste.”
Petrit Kalakula dhe partia e tij kundër Asamblesë Kushtetuese të dekretuar nga Presidenti
faqe 3
Drogë në sallën e gjyqit
Dje në Gjykatën e Tiranës
Drogë në sallën e gjyqit
Dënohet 4 vjet greku që e posedonte
Do t’i kalojë në burgjet shqiptare 4 vjetët e jetës së tij të re në 1 muaj. Tashmë për Kostandinos Kalofetasin, shtetësin grek të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe për arrëmbajtje pa leje, fillojnë vitet e vështira të burgut. Dënimi i kërkuar nga prokurori- 4 vjet heqje lirie - u mor parasysh nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Igli Toska i cili konfirmoi dje vendimin.
Ndaj Kostandinos Kalofetasit, Prokuroria e Tiranës kishte marrë masën e “arrestit shtëpiak” në ditët e para të qershorit të këtij viti. Fillimisht shtetasi grek me profesion afarist, në grackën e organizuar nga policia e komisariatit nr.1, në qendër të kryeqytetit, kishte rënë një armë zjarri e më pas duke thelluar më tej hetimet, gjatë një kontrolli tjetër të kryer në lagjen nr. 11, policia arriti të zbulonte edhe 300 gr drogë. Sidogofkë përderisa përpara gjykatësve nuk u vunë persona të tillë, me sa duket hetimet që filluan fill pas marrjes së masës së sigurimit nuk ndriçuan plotësisht faktin. Kalofetasi, i cili kishte ardhur në Tiranë në vitin 1991 për të zhvilluar aktivitetin tregëtar, doli nga salla e gjyqit i përlotur dhe i zbehtë, i penduar ndoshta që i hyri kësaj aventure në tokën shqiptare.
Numri i dënimeve të trafikantëve të vdekjes së bardhë edhe në Shqipëri po rritet. Vetëm gjatë vitit 1993 janë regjistruar 15 raste trafiku droge, ndërsa gjatë këtij viti kjo shifër është shumëfishuar.
Z.D.
PSD do ta bojkotojë një Asamble Kushtetuese të stisur në zyrat e PD apo të Presidencës
-Pas zgjedhjeve të 22 marsit, parlamenti i filloi punimet me shtimin e kompetencave të Presidentit, që dihej se do të ishte z.Sali Berisha
Intervistë me z.Paskal Milo, nënkryetar i PSD
faqe 3
Një vdekje e padokumentuar
-Prindërit së paku kërkojnë: - “Të na tregohet varri i vajzës sonë!”
faqe 2
SHQIPËRIA RREZI[KON] DIKTATURËN DEN[?]
Edian
Organi i Partisë së Djath[të?]
SHQIPËRIA RREZI[KON] DIKTATURËN DEN[?]
DUAM KUSHTETUT[?]
Të gjitha Agjensive të shitjes së gazetës nëpër rrethe
Lajmëroni urgjent lekët e gazetave të shitura.
Duke filluar nga data 8 Shtator do të nis kontrolli i financës “Koha Jonë” nëpër rrethe për të kontrolluar zbatimin e kontratave që keni lidhur me “Koha Jonë”.
Deri tani më problem janë likujdime agjensitë e pogradecit me përgjegjës Arben Shkëmbin, Elbasani me Ramazan Shtyllën dhe Shkodra me Renata Obilika.
REDAKSIA
FALENDERIM
Redaksisë së gazetës “Koha Jonë”
Drejtoria e Teatrit Kombëtar dhe trupa artistike falenderon redaksinë e gazetës “Koha Jonë” për gadishmërinë e treguar në financimin e shpenzimit të udhëtimit për turneun që kjo trupë do të ndërmarrë në Itali me shfaqjen “Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri”.
Drejtori Neritan Alibali