08/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 shtator 1994

35 vjet burgim për 5 liderët e OMONIA

Përfundoi “gjyqi i të pestëve” 35 vjet burg, 35 milion ECU të bllokuara, rreth 35 mijë refugjatë të kthyer... A do të mbyllet me kaq ? Përfundoi “gjyqi i të pestëve” 35 vjet burgim për 5 liderët e OMONIA 35 vjet burg, 35 milion ECU të bllokuara, rreth 35 mijë refugjatë të kthyer... A do të mbyllet me kaq ? Trupi gjykues dje në çastin e dhënies së vendimit foto R. TASHO faqe 3 Trupi gjykues dje në çastin e dhënies së vendimit — foto R. TASHO

Trupa ushtarake greke drejt kufirit Shqiptar

“Mbrojtja e kufirit nuk ka lidhje me marrëdhëniet politike mes Greqisë dhe Shqipërisë” deklaron ministri grek i mbrojtjes Greqia njoftoi se ka ndërmend të dërgojë trupat në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar refugjatët ilegalë shqiptarë të hyjnë në vend. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Jerasimos Arsenis i cili tha se momentalisht Greqia nuk ka mundësi të mobilizojë trupat e vendosura në kufirin me Turqinë, kështu që është detyruar që në kufijtë veriorë të dërgojmë garnizonet e qyteteve dhe sidomos ato të Athinës. Ministri shtoi nga ana tjetër se të gjithë rezervistët do të duhet të shërbejnë nga 18-22 muajt e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në zonat kufitare. Megjithatë Arsenis nuk saktësoi se sa do të jetë numri i trupave që do të dërgohen në kufirin shqiptar. Kohët e fundit Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme kanë dërguar forcat në kufirin verior për t’i bërë ballë valës së refugjatëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi. Arsenis theksoi se këto masa do të merren me qëllim që të ruajnë kufirin dhe jo për të frikësuar fqinjín. “Duhet të theksoj se mbrojtja e kufirit nuk ka lidhje me marrëdhëniet politike ose diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë”- tha Arsenis. Vendimi i Ministrit të Mbrojtjes megjithatë përkon me një periudhë tensionesh mes Tiranës dhe Athinës për shkak të gjyqit të të pestëve.

Xhiro e Berishës në “Bulevardin Presidencial”

Për pak mund të shkaktohej aksident Ashtu si para disa vjetësh, kur nuk ishte president, Ai vazhdonte të përshëndeste kalimtarët nëpër trotuare duke ngritur dorën dhe duke përkulur lehtë kokën. Por s’ka mjaftuar sigurimi i rojeve personale, të cilët mundoheshin të ndiqnin Presidentin, që ecte shpejt, si dhe makinat e policisë për të siguruar plotësisht jetën e tij. Sapo ai ka kaluar trotuarin nga Ministria e Drejtësisë në parkun e ish sheshit “Skënderbej” një Benz jeshil që i kishte shpëtuar ndalesave të policisë, e ka kuptuar me vonesë se duhet të ndalonte përpara Presidentit. Por ka qenë Berisha, ai që i ka lëshuar rrugë Benzit, për të shpëtuar nga një aksident i mundshëm. faqe 4

Ndalohen nga policia 41 klandestinë shqiptarë

Durrës faqe 2

Një Asamble gjysëm e zgjedhur, gjysëm e dekretuar është e palegjitimuar

Intervistë me z. Kristaq Traja, anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës faqe 4