09/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 shtator 1994

Greqia bllokon pikën kufitare të Kakavijës

Vendimi i gjyqit: pragu apo fundi i dialogut “As edhe një mushkonjë nuk do të hyjë në Greqi” - ky është refreni i gazetave dhe masmediave greke pas shpalljes së vendimit në gjykatën e Tiranës ndaj të pestëve faqe 3 … dhe kthimi i emigrantëve shqiptarë vazhdon foto A. BABANI

Aktualisht shteti politik është mbi shtetin juridik

Parlamenti i sotëm nuk duhet të miratojë Kushtetutën e re Intervistë me z.Kristaq Traja, anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës faqe 5

Kushtetutën e miraton Parlamenti…

Prononcohet juristi Kleanth Koçi faqe 3

Dy kameramanë të TV grek tentojnë të hyjnë në shtëpinë e Presidentit

Ndalohem dhe kthehen në Greqi Në ditën e fundit të procesit të “të pestëve” faqe 2

Kapet dhe sekuestrohet 1.8 kg hashash në doganën greke

-Rrezikohen me disa vjet burgim dy narkotrafikantët shqiptarë Rezultoi e pasuksesshme tentativa e dy narkotrafikantëve për të kaluar 1800 gram hashash në territorin helenas. Lajmi i konfirmuar në policinë e doganës greke ka për protagonistë dy shtetas shqiptarë me banim në qytetin e Korçës të cilët janë kapur para pesë ditësh në pikën e kontroll-kalimit. “Malli” i zbuluar brenda autoveturës tip “Benc” u sekuestrua dhe poseduesit i janë nënshtruar hetimeve. Të pyetur se çfarë dënimi mund t’u jepet dy narkotrafikantëve autoritetet e atjeshme e parashikuan rreth 5 vjet burgim. Sidoqoftë vendimi i takon organeve të drejtësisë greke. Përsëri i përket të dhënave më të detajuara për identifikimin, vendodhjen e autorëve etj, gjithashtu ushtar­akët helenas u treguan të gatshëm t’i preçizonin por në mungesë të personave kompetentë udhëzuan një takim ditën e nesërme. Në mëngjesin e 8 shtatorit situata në doganë paraqitej ndryshe. Të ndodhur në gjendje gadishmërie policët tanë tregoheshin tepër korrektë. Për të evituar një “kalim të paligjshëm të kufirit” autoritetet e doganës sonë kërkuan pasaportë me vizë për të kaluar disa metra më tej në tokën greke. Natyrisht komandanti i doganës kërkoi zbatimin e rregullave duke paralajmëruar edhe policin që na shoqëroi. Por të habit fakti që narkotrafikantët kalojnë me lehtësi doganën shqiptare dhe ndalohen tek pika e kontroll-kalimit në shtetin tjetër, ndërsa me gazetarin ndodh e kundërta. G.A.