Tiranë-Athinë
Krushqit janë të ngrirë
Kufizohet hyrja e shtetasve grekë
Dekreti presidencial: Duhen viza për të hyrë në Shqipëri
Dy anëtarë të ambasadës Greke duhet të largohen nga Tirana
faqe 3
Kakavijë
foto A. BABANI
Kakavijë — foto A. BABANI
Kolera - qetësi në Shqipëri alarm tek fqinjët
Masa të rrepta në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Slloveni, Greqi dhe Itali
faqe 2,4
Fundi i “Kryqëzatës” greke ndaj refugjatëve shqiptarë?!
Kapshticë-Reportazh
Fundi i “Kryqëzatës” greke ndaj refugjatëve shqiptarë?!
faqe 3
Mbi 800 shqiptarë në Zvicër janë në burg për tregti droge
Flet një refugjat që ka shitur drogë në Zvicër
faqe 4
Ndërpritet transmetimi i Radio Shkodrës
Shkodër
Ndërpritet transmetimi i Radio Shkodrës
-Një qytetar me traktor këput kabllin e antenës transmetuese
Ishte e papritur ndërprerja e transmetimit të Radio Shkodrës për mbi një orë të eniten pasdreke. Gjithshka, fillimisht u duk e pakuptueshme, si për qytetarët e Shkodrës ashtu edhe për vetë punonjësit e radios, të cilët nuk mbanin mend asnjë rast të tillë. Më vonë u sqarua gjithshka. Një banor i fshatit Kuç, në afërsi të qytetit të Shkodrës, ku gjendet i shtrirë gjithë kablli i antenës transmetuese të stacionit të Radio Shkodrës, kishte bërë që të krijonte gjithë këtë shqetësim për punonjësit e radios. Fshatari në fjalë, me traktorin e tij po kryente disa punime pa leje në zonën e ndërtesës transmetuese, dhe për pasojë ka këputur kabllin e antenës, duke shkaktuar alarm tek punonjësit e stacionit të Radio Shkodrës, të cilët me sa duket i kapi frika e asistencës. Kur u sqaruan të gjitha u morën masat e nevojshme.
Transmetimi filloi me një deklaratë përgjigjke ku Radio-Shkodra shprehet me indinjatë duke i kërkuar ndjesë edhe dëgjuesve të saj. Tani ka mbetur vetëm të fillojnë ndërtimet pa leje, në oborrin e Radio Shkodrës, thuhet me ironi në këtë deklaratë, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka projektuar në mendjen e tij ndonjë fshatar i Kuçit, për të ndërtuar në zonën e antenës transmetuese.
JETMIR SHPUZA