27/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 shtator 1994

Rezoluta nuk e nxjerr dot Nanon nga burgu

Pas Kopenhagenit “çështja Nano” do të diskutohet së shpejti edhe në Madrid Europa flet me tjetër gjuhë, jo me atë të prangave e të çelsave të burgut faqe 3

Tiranë: Prokuroria Ushtarake vazhdon hetimet

Dosje për avionin grek që mbolli trakte në qiellin shqiptar Në burg dy ushtarakë Nën hetim dy ushtarakë shqiptarë. Kështu historia e aeroplanit grek i cili në mëngjesin e 21 gushtit, fluturoi mbi qiellin e Sarandës duke mbjellë përveç trakteve në qiell edhe zemërimin e Tiranës për “Athinën Kalë - Troje”, ende nuk ka mbaruar. Sepse piloti grek - Thomа Vraka që përshkoi me aeroplanin e pistës së Korfuzit qiellin shqiptar nuk ka qenë i vetmi ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë ushtarake morën masën e arrestit. Thuaјse në të njëjtën kohë që Vrakasit pas disa ditësh arrest del nga burgu për t’u hetuar në gjendje të lirë, Prokuroria Ushtarake e Tiranës arrestoi në fillim të shtatorit dy oficerë shqiptarë. Përgjegjës që nuk reaguan ndaj “të çmendurit vetmitar” i cili sipas autoriteteve greke ishte nisur të pilotonte me dëshirën e tij, tashmë mbi Luan Bare dhe Bedri Mete, oficerë në V.K.Q. (vendkomandën qendrore) në Tiranë, rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” pasi ata kanë nënvleftësuar alarmin e përcjellë për në V.K.Q. nga pika rajonale e vrojtimit Pamoro-Vizual e Urës Vajgurore lidhur me shkeljen e qiellit shqiptar nga aeroplani grek. Kështu prozhektorët e hetuesve ushtarakë janë drejtuar pikërisht mbi këtë fakt. Z.D.

Omonia në rolin e ndërmjetësit

Shqipëri - Greqi Omonia në rolin e ndërmjetësit A do të jetë Qirjazati një interlocutor i preferuar në Tiranë faqe 3-4

Italianët përpiqen të bllokojnë dyndjen e shqiptarëve

640 dollarë për një biletë drejt jetës së re faqe 2

Do të largohen pesticidet e skaduara

Malësi e Madhe - Bajzë Do të largohen pesticidet e skaduara Me në fund, pas evadimit të pesticideve të Mitolit, u vjen radha atyre të Bajzës. Të ndodhura në stacionin hekurudhor - Bajzë që nga marsi i vitit 1992, pesticidet e skaduara të ardhura nga Gjermania (Hanover) u bënë objekt diskutimesh, artikujsh në shtyp e thashethemesh nga më të ndryshmet. Janë 460 tonë pesticide në 17 vagona, të “trenin e vdekjes” të vendosur në këtë stacion. Ato ishin rrezik për gjithë zonën edhe për faktin se fuqitë në të cilat qenë vendosur u bënë mall i lakmueshëm për tregtarët e karburantit. Në këtë mënyrë pesticidet hidheshen në rrugë e në çdo rast edhe në bregun e liqenit, duke e shtuar rrezikshmërinë e tyre nga kontaktet me ambientin. Të dielën në mëngjes mbërritën në stacionin e Bajzës kontenierët për transportimin e pesticideve në portin e Durrësit, nga do të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Ekstradimi i pesticideve filloi të hënën pasdite dhe do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj jave, nën kujdesin e komisionit përkatës. J.SH.PUZA

Në këtë numër

-Intervistë me ish diplomatin Javer Malo (f.5) -Shkodër-Dasmorët përfundojnë në komisariat (f.2) -Berat-5 të vdekur në një mu[f.6]