Nacionalistët radikalë shqiptarë kërkojnë që udhëheqja e Kosovës të heqë dorë nga rezistenca paqësore
Kosova mund të hyjë në lidhje me Shqipërinë pa u shkëputur nga Serbia
Nëse do të ndryshohen kufijtë në ish-Jugosllavi, LDK kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
faqe 3
BEOGRAD
PRISHTINË
TIRANË
Berisha propozon një takim ministerial shqiptaro - grek
Presidenti shqiptar, Sali Berisha, propozoi të hënën, një takim midis shefave të diplomacisë shqiptare dhe asaj greke, për të çbllokuar krizën midis Tiranës dhe Athinës.
Këtë e bën të ditur një komunikatë zyrtare e publikuar në kryeqytetin shqiptar.
Berisha shprehu dëshirën që një takim i tillë, midis Alfred Serreqit dhe Karolos Papulias, të mund të zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Nju-Jork, në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Serreqi u nis të hënën nga Tirana për në Nju-Jork.
Presidenti shqiptar e bëri këtë sugjerim gjatë pritjes të rezervuar të hënën në Tiranë ndaj Kamen Veliçkov, këshilltar për politikën e jashtme i presidentit bullgar, Zheliu Zhelev, thuhet në komunikatë.
Berisha vlerëson se një takim ministror shqiptaro-grek, “do të ishte shumë i dobishëm”. Ky takim mund të zhvillohet “qoftë në mënyrë bilaterale, qoftë në prani të një pale të tretë”.
“Veliçov i dorëzoi Berishës një mesazh nga ana e presidentit bullgar. Zhelev shprehte “shqetësimin” e tij përballë krizës aktuale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai përshëndeti “pozicionin konstruktiv” të Tiranës. Bullgaria, siguron ai, angazhohet “të sjellë kontributin e vet” në përpjekjet e Bashkësisë ndërkombëtare në përpjekje për të eliminuar tensionin midis Tiranës dhe Athinës”.
Arrestohet shoferi që aksidentoi Koplikun
Korçë
Arrestohet shoferi që aksidentoi Koplikun
-”Fajtor pa faj në përplasjen aksidentale”
faqe 2
Ne jemi totalisht kundër kësaj qeverie
Deputeti Peshkëpia: Mocioni ndaj Meksit mundësi e socialistëve për propagandë
Antikomunizmi nuk është e vetmja vlerë e demokracisë
faqe 3
Mund të pengohet hyrja e Shqipërisë në KE
Homoseksualizmi po aq i rëndësishëm sa “Çështja Nano” dhe mungesa e Kushtetutës
Pas pretendimit të socialistëve se mosmiratimi i Fatos Nanos mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në KE, dhe pas frikës së opozitës shqiptare në tërësi se mungesa e Kushtetutës mund të sjellë të njëjtën gjë, janë homoseksualët shqiptarë që e shprehin këtë frikë. Në dy peticione që Shoqata e Gay-ve Shqiptarë i ka dërguar një grupi deputetësh me rastin e zëvendësimit të Kodit të vjetër Penal vihet në dukje: “Ne jemi të sigurtë që parlamenti shqiptar nuk do ta miratojë ligjin e ri dhe do të heqë ekzistencën. Aq më (vijon në faqen 2)
Mbajtja në burg e “të pestëve” - njollë për demokracinë
Intervistë me kryetarin e organizatës OMONIA, z. Sotir Qiriazati
faqe 3