29/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 shtator 1994

Komisioni kushtetues totalisht nën diktat

Jepet për shqyrtim projekt-kushtetuta “Të imponosh një Kushtetutë partiake e ça më keq personale, do të thotë të firmosësh falimentimin tënd” -Në se s’do ketë reflektim, përfundimisht Kushtetuta do të konceptohet me urdhër, do të miratohet me urdhër, do të aplikohet me urdhër -Intervistë me kryetarin e PSD,zotin Skënder Gjinushi faqe 5 Jepet për shqyrtim projekt-kushtetuta Komisioni kushtetues totalisht nën diktat “Të imponosh një Kushtetutë partiake e ça më keq personale, do të thotë të firmosësh falimentimin tënd” -Në se s’do ketë reflektim, përfundimisht Kushtetuta do të konceptohet me urdhër, do të miratohet me urdhër, do të aplikohet me urdhër -Intervistë me kryetarin e PSD,zotin Skënder Gjinushi foto A. BABANI faqe 5

Sulm për ndalimin e tregtisë së karburantit

Shkodër Sekuestrohen 3000 litra karburant dhe ndalohen 40 persona Shkodër Sulm për ndalimin e tregtisë së karburantit Sekuestrohen 3000 litra karburant dhe ndalohen 40 persona Ishte i rrufeshëm dhe i papritur ky sulm i forcave speciale të ardhura nga Tirana për të ndaluar tregtinë e karburantit.Gjithçka ndodhi mbrëmjen e datës 27 shtator në fshatin kufitar të Muriqanit.Rezultati: 3000 litra karburant të sekuestruara dhe 40 persona të ndaluar. Paraditen e datës 28 të binte në sy numri i madh i njerëzve të grumbulluar para komisariatit të policisë Shkodër, të cilët ishin në kërkim të të afërmve. Shumë prej tyre ishin marrë në zona të ndryshme kufitare, disa prej të cilëve edhe duke gjuajtur peshk, apo që s’kishin punë fare me çështjen e karburantit. Karburanti i sekuestruar, që pretendohet të jetë zënë duke kaluar matanë kufirit, përfshin disa fuçi e bidona me karburant, që edhe në qoftë se po kalonte kontrabandë, nuk është aq tjetër veçse një mënyrë për të përballuar jetesën e përditshme.Gjithashtu bie në sy fakti tjetër: ky aksion kryeht pikërisht në ditët kur pala malazeze ka mbyllur kufirin dhe nuk le njeri nga Shqipëria të kalojë matanë nga frika e kolerës. Ndonëse nuk mundëm të marrim informacion zyrtar, disa punonjës të komisariatit na theksuan se mjaft nga të ndaluarit do të lirohen, pasi nuk faktohet zënia e tyre duke kryer kontrabandë. Me sa duket forcat e Tiranës e kryen misionin e tyre dhe shqetësimin ua lanë në derë të tjerëve, atyre që u duhet të argumentojnë arrestimin ose jo të 40 personave me akuzën e kontrabandës. JETMIR SHPUZA

Miratohet dekreti i Presidentit

Dje në Kuvendin Popullor Qytetarët grekë duhet të pajisen me viza për të hyrë në Shqipëri Izraelitët “zëvendësojnë grekët” në lëvizjen e lirë në territorin tonë faqe 2 Dje në Kuvendin Popullor Miratohet dekreti i Presidentit Qytetarët grekë duhet të pajisen me viza për të hyrë në Shqipëri Izraelitët “zëvendësojnë grekët” në lëvizjen e lirë në territorin tonë faqe 2

Digjen në gjumë dy kosovarë

Dje në Gjermani -Zjarri ishte vënë për hakmarrje Dje në Gjermani Digjen në gjumë dy kosovarë -Zjarri ishte vënë për hakmarrje Është e reja shqiptare nga Kosova 23-vjeç që dhemb taj saj që kanë rënë viktima të një flake kriminale të përmendur në Herford. Fatkeqësia e mërbashme mendohet të ketë ndodhur si pasojë e një akti hakmarrje, konfirmojnë në policinë e qytetit të ndodhur në veri perëndim. Së pari hetuesit kishin hedhur hipotezën e një akti racist duke u nisur nga origjina e dy viktimave dhe për këtë arsye seksioni federal përkates për çështjet e terrorizmit kishte marrë përsipër hetimin e çështjes. Por në mbrëmjen e së mërkurës policia ka njoftuar arrestimin e dy turqve mbi të cilët rëndon dyshimi për krimin (Vijon në faqe 2)

Timoni shqiptar përsëri me ndryshk

-Një politikë serioze lëviz. Të paktën lëviz nga gabimet. Ndërsa politika zyrtare shqiptare qëndron në vend. faqe 2 nga F. Çupi