20/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 korrik 1994

Ne nuk kemi iluzione dhe nuk ngopemi me lugë bosh

Në zgjedhjet e ardhshme PD duhet ta dijë mirë se në rast se do të përdori forcën do të ketë si kundërpërgjigje forcën... Intervistë me presidentin e AD, z. Neritan Ceka Lexoni në faqe 5

Gjyqi i parë për kontrabandistët e karburantit në Shkodër

-”Dënohemi me urdhër. Duan të na bëjnë koka turku”. Deklaron një i pandehur -”Dënohemi me urdhër. Duan të na bëjnë koka turku”. Deklaron një i pandehur Pas një viti e ca zhurmë për thyerjen e embargos nëpërmjet autobotave me karburant, pas ndalimeve dhe lëshimeve të

Shqipëria në vitin 2000 - Pa fëmijë ?

1993 : Tiranë - 10 000 aborte; Elbasan - 1300; Po Shqipëria në total ? Lexoni në faqe 4

Kufiri shtetëror i jep leksione politikës

Shqipëri-Greqi . Kufiri shtetëror i jep leksione politikës. Lexoni në faqe 3 nga F. ÇUPI

Shqipëria- asgjë të re nga fronti i perëndimit

. Kadare pyet: Cilat janë arsyet e izolimit të Shqipërisë. Lexoni në faqe 2

I pandehur

Pas një viti e ca zhurmë për thyerjen e embargos nëpërmjet autobotave me karburant, pas ndalimeve dhe lëshimeve të njëpasnjëshme të kontrabandistëve, pas akuzave që u bënë për personat e veshur me pushtet e deri tek presidenti nga një gazetë kroate, pas zhurmës për një katastrofë ekologjike në liqenin e Shkodrës vjen ky gjyq me akuzën për kontrabandë karburanti. nëpërmjet autobotave me karburant, pas ndalimeve dhe lëshimeve të njëpasnjëshme të kontrabandistëve, pas akuzave që u bënë për personat e veshur me pushtet e deri tek presidenti nga një gazetë kroate, pas zhurmës për një katastrofë ekologjike në liqenin e Shkodrës vjen ky gjyq me akuzën për kontrabandë karburanti. Janë pesë persona të arrestuar në 3 maj të këtij viti të kapur në një pellg në fshatin Pulaj të Velipojës, zonë kufitare, me një autobot me naftë. Pas 6 orë gjyqi të zhvilluar ditën e hënë më 18.7.1994, ora 11 trupi gjykues u detyrua ta rikthejë çështjen në hetuesi. Të pandehurit Osman Kurti, Nikolin Prenga, Arben Preçi, Ded Simoni, Viktor Nikolla, në akt akuzën që lexoi prokurori i çështjes Hajdar Çakoli, akuzohen për kontrabandë karburanti në bashkëpunim. Trupi gjykues kryesohej nga kryetari i gjykatës Shkodër z. Gjovalin Përndocaj. Të pandehurit mohuan aktakuzën duke sjellë pretendimet e tyre. Është për tu theksuar mospërputhja e plotë mes fjalës së të pandehurve në atë që thuhej në proces verbal. Sidomos ndërlikime pati edhe proces verbali i kapjes në flagrancë ku të pandehurit thanë se çuditëm se më çfarë dëgjojmë në proces verbal, megjithëse kishin nënshkruar vetë. Ata thanë se e kemi nënshkruar pa lexuar, por na thanë nënshkruajeni se boti ka mbetur në baltë. Kurse sot na del se aty ka qenë e shkruar se boti ka nxjerrë naftë jashtë. Policia e ka marrë botin të dyllosur. Megjithëse Ded Simoni ngriti pyetjen se ku ka shkuar nafta askush në seancë nuk i dha përgjigje, në një kohë që

kunderpergjigje forcën...

I zhgënjyeri

. Novelë nga N. Tozaj. faqe 11-12

(vijon në faqe 3)