23/07/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 korrik 1994

Pushteti i Berishës nxjerr e rrit heronj

Fatos Nano - Heroi më i madh i kësaj kohe Berisha bën një detyrë fisnike ndaj Nanos: ai shërben si një njeri besnik i stafit të Nanos Lexoni në faqe 3 “Përvjetorët e Nanos”

Shqipëria ende larg demokracisë evropiane

Burgosja e Fatos Nanos, shkelja e të drejtave të opozitës, pengesa për krijimin e grupit parlamentar të AD, kufizimi i lirisë së shtypit, indiferenca ndaj të burgosurve politikë, etj., dëshmojnë se Shqipëria është ende larg demokracisë evropiane As në vitin 2000 nuk do të arrihet prodhimi i 1989-ës Intervistë me deputetin e PS Dr. Anastas Angjeli — faqe 5

Çeta çetnikësh grabisin qytetarët shkodranë

Tuz - Mali i Zi Ka katër ditë që qytetarët shkodranë që dalin përditë në Mal të Zi po grabiten sistematikisht nga çetnikë malazezë, disa prej të cilëve maskohen edhe si policë. Duhet thënë se veprimtaria e tyre luftohet edhe nga policia e këtij vendi. Por gjithnjë viktimë e grabitjeve bien qytetarët e pa mbrojtur nga Shkodra. Njoftohemi se një qytetari nga Shkodra i kanë grabitur autoveturën private. Kurse për sende të tjera para, dollarë, marka grabitjet janë të zakonshme dhe janë arritur deri në 1 milion lekë. Është për t’u theksuar se qytetarët shkodranë kanë denoncuar pranë policisë malazeze e cila i ka marrë me seriozitet pretendimet e tyre dhe po punon për parandalimin e akteve të tilla.

Numri më i madh i të vdekurve nga vrasjet dhe aksidentet

Shkodër-Malësi e Madhe - E krahasueshme me numrin e viktimave në Bosnje Shkodër-Malësi e Madhe Numri më i madh i të vdekurve nga vrasjet dhe aksidentet - E krahasueshme me numrin e viktimave në Bosnje Janë alarmante shifrat e vdekjeve në aksidentet gjatë viteve 1993-1994 në rrethin Shkodër dhe Malësi e Madhe. Në raport me komunitetet përkatëse dëshkojnë se ky numër në aksidentet këto dy vitet ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Kjo është një shifër alarmante, por e publikuar deri tani për arsye që dihen mirë. Tregojmë se përqindjen më të madhe e zënë vrasjet për gjakmarrje. Vetëm në këto tre muajt e fundit në këto dy rrethe kemi patur 20-30 vrasje për gjakmarrje. Gjithashtu aksidentet me makina dhe motorrikleta që kanë sjellë në pasojë vdekjen përbëjnë një shifër të konsiderueshme, por duhet thënë se kohët e fundit me masat që ka marrë inspektoriati rrugor aksidentet janë zvogëluar. Shifra e përgjithshme është tregues i një luftë të “heshtur” në këto dy rrethe në zonën kufitare në veri, pasi ajo është e krahasueshme me numrin e viktimave të luftës në Bosnje.

Hapet “EXPO-94” Tiranë

Dje u hap në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës panairi “EXPO-94”. Në këtë panair marrin pjesë shumë firma tregtare dhe prodhuese nga qendra në Tiranë. Ky panair qëndron i hapur deri më 4 mars.

S, të an la në no ës j së ta et i- r të s ë t ti ë s e a e n t