Nesër, dhjetë gazeta shqiptare në grevë
Në shenjë proteste kundër censurës ekonomike ndërpritet botimi i gazetave
“Nuk pranojmë asnjë lloj diskriminimi”
ALBANIA
ZËRI I POPULLIT
EKONOMIKA
REPUBLIKA
Informacion
Një patrullë greke grabit tre shqiptarë
Ministri grek i Mbrojtjes urdhëron hapjen e procesit hetimor dhe 20 ditë arresti
Kishin grabitur 1.5 milion dhrahmi, një sahat dhe një kryq floriri
Tre shtetas shqiptarë në Greqi ranë viktimë e vjedhësve të tyre, që nuk ishin gjë tjetër veçse katër ushtarakë grekë, të cilët po i çonin emigrantët klandestinë drejt pikës kufitare të Kapshticës për t’i riatdhesuar. Ministria e Mbrojtjes e Greqisë ka shprehur shqetësimin për ngjarjen, e cila dyshohet të mos jetë rasti i parë dhe i veçantë. Nga Athina njofton korrespondenti ynë, Robert Goro:
Shtypi i sotëm vendas e përshkruan ngjarjen në tituj që përfundojnë me piquditësinë dhe kjo e ka një shpjegim, gjatë tre vjetëve të ekzistencës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, po t’i referohesh shtypit dhe komunikatave policore, nuk ka javë që shtetasit fqinjë që punojnë ilegalisht këtu mos të atribuohen një vjedhje apo një vrasje, çka ngandonjëherë edhe vetë shtypi apo policia e kanë përgjegjësuar më vonë. Megjithatë, opinioni i përgjithshëm se të gjithë të këqijat i bëjnë emigrantët klandestinë, kryesisht shqiptarët, vazhdon të mbetet. Përballë këtij opinioni vjen ngjarja e mëposhtme, të cilët burimet e Ministrisë së Mbrojtjes greke e përshkruajnë kështu. Një patrullë greke e përbërë nga 1 rreshter, 1 detar dhe 2 ushtarë, arrestuan në agjencinë e autobuzave të Kosturit në kufi me Shqipërinë, tre shtetas shqiptarë dhe me automjetin e shërbimit u nisën drejt pikës kufitare të Kapshticës për t’i riatdhesuar. Pas 20 kilometrash rrugë, patrulla nën kërcënimin e armëve u mori të arrestuarve, 1.5 milionë dhrahmi, një sahat dhe një kryq floriri dhe i la në mes të rrugës. Viktimat shkuan dhe denoncuan në rajonin më të afërt policor. Menjëherë, ministri i Mbrojtjes i Greqisë urdhëroi hapjen e procesit hetimor si dhe 20 ditë arrest për katër ushtarakët deri sa të sqarohet çështja. Burimet e Ministrisë së Mbrojtjes shprehen shqetësimin se ky rast nuk është i vetmi, pasi ka një të dhënë, se hetimet e deritanishme kanë nxjerrë se një nga të arrestuarit është implikuar në rrjetin që u bënë shantazhe emigrantëve shqiptarë.
B.B.C.
Dështojnë edhe bisedimet me kryeministrin Meksi
- A do të fillojë greva kombëtare e urisë më 5 gusht
Takim i qeverisë me ish të përndjekurit politikë
faqe 3
Mbyllet e vetmja kompani ajrore shqiptare
Një fluturim mbi Tiranë dhe... “Lamtumirë” Albanian Airlines
Për gati dy vjet transportoi rreth 35 000 pasagjerë...
faqe 4
A dimë të dashurojmë?
Sapo largohet nga skena një udhëheqës politik apo një grupim i caktuar, dashnorët shqiptarë-atdhetarë do t’ia prishin kështjellën apo shtëpinë, do t’ia zhvarrosin e varrosin një djallëz të kokat, deri sa t’i humbin nami e nishani dhe do t’ia hedhin në zjarr të gjitha reliket që ka lënë
Nga Teodor Keko
faqe 3
Ethet spastruese maskojnë keq vështirësitë ekonomike e politike
Për evropianët nuk është e lehtë për t’u kuptuar burgosja e kryetarit të partisë më të madhe opozitare
Intervistë me z.Idriz Basha
(vijon nga numri i kaluar)
faqe 5