23/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 gusht 1994

Çështja Nano - kulmi i hakmarrjes politike

A është çështja Nano kusht për t'u pranuar Shqipëria në Këshillin e Evropës ? Nuk është e drejtë që minoritarët dhe shqiptarët që punojnë në Greqi të kthehen në monedhë këmbimi për politikat e ditës Intervistë me deputetin Namik Dokle faqe 5 foto A. BABANI

100 mijë refugjatë do të kthehen në Shqipëri

Gramoz Pashko: “Berisha po e rëndon më shumë fatin e mijëra refugjatëve shqiptarë” Kostandin Karamanlis: “Është e afërt dita që Berisha do të pendohet për veprimet që bën” Rreth 200 shqiptarë të tjerë u kthyen përsëri të dielën më datën 21 gusht në pikën kufitare Kakavijë nga policia greke. Nga burime të mirëinformuara mësuam se procedura e kthimit në masë të refugjatëve do të vazhdojë të paktën deri në ditën e mbarimit të gjyqit ndaj pesë minoritarëve anëtarë drejtues të Omonia. Gjithashtu në një nga gazetat më të lexuara greke “To Pondiq” është publikuar edhe shifra e 100 mijë shqiptarëve që është vendosur të kthehet në ditët në vazhdim nga policia greke. Ekipet e televizioneve shtetërore e privatë këmbëngulin gjithmonë të ndodhen pranë personaliteteve politike më të larta për të marrë deklarata nga ana e tyre për sa i përket situatës së krijuar Tiranë-Athinë. Kështu z. Gramoz Pashko në një deklaratë dhënë kanalit të parë televiziv grek pohonte se Berisha po e rëndon më shumë fatin e mijëra refugjatëve shqiptarë. Vetëm me punën dhe djersën e tyre -deklaronte Pashko- arrijnë të jetojnë me qindra e mijëra familje në Shqipëri. Nga ana e tij Presidenti i Greqisë z. Karamanlis, të hënën, më 22.8.1994 deklaronte se është e afërt dita që Berisha do të pendohet për veprimet që bën. Ndërkohë kryeministri grek Andrea Papandreu e cilësoi gjyqin ndaj pesë minoritarëve si një gjyq parodi me ngjyra të theksuara nacionaliste, por nuk pranoi të japë deklarata përpara gazetarëve rreth masave të tjera që qeveria helenike do të ndërmarrë. Ai tha vetëm se masat që do të marrin nuk do të jenë ndaj Shqipërisë por ndaj qeverisë së saj. ARJAN CANI

Arrestohet piloti grek që hodhi traktet mbi Sarandë

Pasi shkel hapësirën ajrore të Shqipërisë e shpërndan flamuj e trakte që bëjnë thirrje për përmbysjen e rendit në Shqipëri, shtetasi grek Thoma Vraka, kapet dhe i kalon hetuesisë greke MËERIA KU MËNYRË [?] ÇA QYETË [?] MEXPI NA QEEJ [?] faqe 3

Gjyq minoritarësh dhe politikë shqiptarësh

Nga gjyqi i pesë minoritarëve Gjyq minoritarësh dhe politikë shqiptarësh E. Kavaja: “Ky është gjyqi i ‘OMONIA -1’, gjyqi që doni të më bëni mua është gjyqi i ‘OMONIA-1/1’” faqe 3

Atentat në stilin e mafies

Një i vrarë dhe dy të plagosur faqe 2

Korrupsion apo spekullim me ndihmat ?

faqe 2-4