Grupi Parlamentar i PSD-së denoncon:
- Ndryshe miratohet në Parlament, ndryshe botohet në “Fletoren Zyrtare” e hyn në fuqi
- NJË DORË E PADUKSHME (!) SHTON NË LIGJ DËNIMIN ME HEQJE LIRIE TË GAZETARËVE
Prononcohen deputetët Gjinushi, Lalaj, Imami dhe Caka
faqe 5
Numri i të kthyerve nga Greqia drejt rënies
Van Der Shtul mbërriti dje në Tiranë
Megjithëse ka vetëm 8 vota në parlament, Partia Komuniste Greke e konsideron incidentin e fundit të shpërndarjes së fletushkave mbi rrethin e Sarandës një provokacion nga ana e amerikanëve për krijimin edhe një herë të tensioneve dhe acarimin midis Tiranës dhe Athinës.
Ndërkohë një gjendje qetësie për të marrë shembull është krijuar në pikën kufitare Kakavijë. Lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve janë të pakta. Ndryshe nga disa ditë më parë ku turmat e refugjatëve shqiptarë vërshonin sistematikisht në portën që lidh Shqipërinë me KE, pardje më datën 22 gusht 1994 Kakavija ishte rënë në heshtje të plotë. Pikërisht të martën më 22 gusht 1994 mbërriti në Tiranë z. Van Der Shtul. Ardhja e tij lidhet me vizitën e tij të mëparshme përsa i përket reflektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kësaj rradhe z. Van Der Shtul do të informojë nga afër me vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj pesë minoritarëve grekë të “OMONIA”. Më pas mesazheri i reflektimit ose jo të të drejtave të minoritetit do të jetë të enjten me 25 gusht 1994 në Athinë. Për të njohur nga afër komentet dhe opinionet e qeverisë helenike lidhur me këtë çështje që tashmë është ndërkombëtarizuar sot, më datë 24 1994, në mesditë zhvillohet takimi i presidentit grek Karamanlis me kryeministrin Papandreu. Sipas komentatorëve politikë ky takim nuk do të jetë takim i radhës siç bëhen zakonisht pas pushimeve të verës, por, këmbëngulin komentatorët, do të diskutohet ekskluzivisht dhe në detaje mbi procesin gjyqësor dhe marrëdhëniet aktuale shqiptaro-greke. Duhet theksuar se është hera e parë që presidenti grek Karamanlis jep deklarata dhe interesohet në mënyrë të detajuar mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke. Kjo ka bërë që të sensibilizohen në mënyrë të veçantë Mas Media dhe komentatorët politikë. Sipas tyre ende nuk dihet nëse kryeministri Papandreu i cili do të japë një deklaratë përpara gazetarëve, do të flasë apo jo në lidhje me masat konkrete që qeveria greke do të marrë për ditët që do të vijojnë. Kjo lidhet me mbërritjen të enjten në Athinë të z. Van Der Shtul i cili do të transportojë mesazhin nga Tirana. Siç shihet do të ketë takime të niveleve të larta. Tonet mund të ngrihen apo të ulen.
ARJAN ÇANI
Intervistë e Shkrimtarit ISMAIL KADARE
faqe 6-7
Selami mbështet Berishën për “Asamble Kushtetuese”
Republikë presidenciale do të thotë se na kanoset rreziku për diktatorë të rinj
faqe 3
Deputeti Azem Hajdari kërkon të vihet para drejtësisë
I kërkoi Prokurorit të Shtetit fillimin e çështjes penale ndaj artikullshkruesit të gazetës terroriste RD
Pas akuzave për vrasje:
faqe 3