25/08/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 gusht 1994

Çështja më delikate për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës mbetet kushtetuta

Deklaron Lisien Bashkurti, përfaqësues i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës faqe 5

A ka kryeministër Shqipëria?

Është skandaloze dhe e pashembullt që një kryeministër të mos ketë dhënë një konferencë shtypi në tre vjet qeverisje faqe 3

Arben Qeleshi deklaron pseudonimet e tre ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit

Nga gjyqi i pesë minoritarëve : Një “Sorkadhe” dhe dy “Besnikë” Nga gjyqi i pesë minoritarëve : Arben Qeleshi deklaron pseudonimet e tre ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit Një “Sorkadhe” dhe dy “Besnikë” faqe 2

Policia shkel mbi të vdekurin në arkivol dhe godet të afërmit e tij

Gjirokastër faqe 4

Vihen re zbutje tonesh nga qeveria helenike

Siç ju informuam edhe dje, kryeministri grek Papandreu pasi zhvilloi takimin e “radhës” me presidentin Karamanlis, bëri një takim me gazetarët dhe komentatorët politikë menjëherë pas këtij takimi. Kryeministri helenik e bëri edhe një herë nuk dha deklarata lidhur me masat që pala greke ka vendosur të marrë. Me sa duket kryeministri pret më pas mbërritjen sot në Athinë të z. Van der Shtul i cili do të kalojë mesazhin që sjell nga Tirana. Ai tha vetëm se qeveria greke e shikon këtë çështje me vendosmëri, me gjakftohtësi dhe me qetësi. Çdo hap që hedhim, vazhdoi kryeministri grek, është i kujdesshëm dhe varet nga qëndrimet e palës shqiptare. Nga ana e tij z. Van der Shtul ka marrë kontakt me pesë minoritarët, që po gjykohen dhe ka kërkuar arsyen e heshtjes së tyre gjatë vizitës dhe takimit të tij të parë në lidhje me problemet dhe keqrajtimet që u janë bërë gjatë procedurës në hetuesi. Pesë minoritarët e përgjigjen se nuk mund të flisnin në atë kohë pasi kishin frikën e SHIK. Nga ana tjetër z. Venizelos zëdhënësi i qeverisë greke në një pyetje që iu drejtua nga gazetarët, nëse mund të bëhet fjalë për mbylljen e kufirit me Shqipërinë, u përgjigj se as nuk është menduar të merret një masë e tillë, por tha ai janë marrë masa të forta për ruajtjen dhe forcimin e kufirit në mënyrë që të mos krijohen incidente dhe të mos ketë kalime klandestine siç ka patur deri tani. ARIAN ÇANI

Të pastrohet ligji për shtypin nga falsifikimet dhe nenet represive

Deklaratë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë faqe 3