Nga gjyqi i pesë minoritarëve: Jepet pretenca
8 grekë, të udhëhequr nga Sebastian(os), kërkohet të shpallen persona “non grata”
-Kërkohet Gjyqi i Hagës
-8 grekë, të udhëhequr nga Sebastianos, kërkohet të shpallen persona “non grata”
-Kërkohet Gjyqi i Hagës
faqe 3-4
Sulo Gradeci, shoqëruesi personal i Enver Hoxhës në gjyq
Pas “OMONIA”-s:
Më në fund pas 26 muajve në qeli, rindizet drita jeshile edhe për Sulo Gradecin.
Dhe është pikërisht afrimi i fundit të procesit “Omonia”, që do t’ja lerë të lirë rrugën gjykimit të çështjes së tij. “Gjyqi i Sulo Gradecit konfirmojnë në Gjykatën Ushtarake të Tiranës, do të zhvillohet fill pas përfundimit të procesit “Omonia”. Sigurisht, dita e gjykimit të adjutantit të Hoxhës nuk u saktësua pasi kjo kushtëzohet nga fati gjyqësor i 5 drejtuesve të Omonias, proces i cili ka pezulluar për javë me radhë aktivitetin e Gjykatës së Tiranës.
Gradeci ka kaluar një odise të vërtetë e cila fillon para arrestimit të tij 2 vjet më parë, më 8 korrik 1992. Prokuroria e Tiranës kish aplikuar fillimisht për të arrestin shtëpiak, pastaj masa e sigurimit ishte zbutur “në detyrim për moslargim”, për të përfunduar më pas në burgun e Tiranës i akuzuar për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Dhe sipas Përparim Sanxhaku- avokatit më të vlerësuar në Shqipëri i cili do të mbrojë në gjyq të pandehurin - në një konfirmim dhënë “K.J.” pak kohë më parë, me Gradecin janë marrë 3 hetuesa duke e pyetur gjithsej 2-3 herë.
Është Gjykata Ushtarake e Tiranës e cila këtë herë ka fatin të gjykojë njërin prej bashkëpunëtorëve më të afërm të diktatorit. Në fillim të korrikut ishte caktuar dita e parë e këtij procesi gjyqësor, por u shty për më vonë, pasi sipas Fatmira Laskut, kryetarja që kryeson trupin gjykues, dosjen “Gradeci” e kishte marrë vetëm 24 orë më parë dhe nuk kishte mundur ta studionte.
Por dalja në skenë e procesit të “të 5-tëve” eklipsoi çështjen e Gradecit. Sidoqoftë menjëherë pas përfundimit të tij, Gjykata Ushtarake e Tiranës do të fillojë gjykimin ndaj ish-oficerit personal nr. 1 të Hoxhës.
ZAMIR DULE
Nuk pres “dekorata” nga diktaturat, por vetëm dënime politike
Intervistë me z.Kurt Kola, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Dënuarve dhe të Persekutuarve Politikë të Shqipërisë
faqe 4
Dënohen gjashtë shoferë të akuzuar për kontrabandë karburanti
Oficerë të Policisë Kriminale shoqërojnë botet matanë kufirit
faqe 2
Greva e urisë e kam konsideruar një gjest serioz
Qeverisë i mungoi guximi dhe sensi i drejtësisë për pranimin publik të fajit
Intervistë me Z.Todi Lubonja
faqe 5