12/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 tetor 1994

Ne i themi jo republikës Saliane

Namik Dokle: Ne do t’i themi JO këtij projekti që Sali Berisha hodhi në tavolinë duke shkelur në mënyrë të hapur ligjet e shtetit të cilin drejton... i themi JO një republikë që konsakron pushtetin e një njeriu... i themi JO asaj që Sali Berisha do të ketë në dorë gjithçka për të burgosur kur të dojë opozitën dhe për ta nxjerrë nga burgu kur të dojë ai, për të burgosur kur të dojë gazetarët e për t’i nxjerrë nga burgu kur të dojë ai... Pra, ne i themi JO kësaj republike Saliane që po përpiqet të ndërtojë ai me këtë projektkushtetutë që po i paraqet popullit. Prononcohen edhe deputetët Paskal Milo e Perikli Teta faqe 3 foto A. BABANI

Kapshicë Kapen përtej kufirit dy shqiptarë me drogë

-Alternativa gjyqësore: 20 vjet burg ose 12 milion dhrahmi -Droga tenton tregun grek Narkodrohomidi shqiptar tashmë “udhëton” drejt bregdetit grek duke treguar edhe një herë se fitimi i lartë - rrit shkallën e rrezikut. Dështim provuan edhe dy shqiptarë që kanë përfunduar në burgun e Kosturit. Janë Riku dhe Ybdi Kutorulli nga fshati Kapshicë të kapur para një jave në territorin helenas me rreth katër kilogram hashash. Posedues i “mallit” del sipas dëshmive një tepelenas i cili ka arritur t’a menjanorë rrezikun falë distancimit nga “njohësit” e terrenit. Nuk dihet e saktë në detaje dinamika e ngjarjes, por dëshmuesit bëjnë të ditur se “treshja” ka kaluar kufirin në shtigjet e rrahura nga kontrabanda. Në brendësi të kufirit R.K dhe Y.K morën taksi për rrugën e mëtejshme. Thuhet se i ka tradhtuar gjuha pasi në momentet e hipjes në taksi kanë menduar me zë se “ia hodhëm” shprehje që e ka kapur edhe një vëzhgues i Asfalisë me sa duket njohës i shqipes. Hipoteza e një spiunimi është më e besueshmja sepse faktikisht janë kapur pas një fragmenti të shkurtër të udhëtimit. Numërohen kështu me gjashtat e një dore narkokontrabandistët e kapur në Greqi pas dy qytetarëve nga Korça dhe një fshatari nga Kurila. Pamvarësisht nga këto raste “importimi” i drogës drejt Greqisë vazhdon. Burime pranë këtij trafiku pohojnë se “malli” transportohet me mushka dhe se çmimi për kalimin e ngarkesës disa kilometra përtej kufirit shkon në tetë mijë dhrahmi. Nga të afërmit e familjes që interesohen rreth fatit të personave të kapur mësohet se ligji helenik parashikon deri 20 vjet burgim ose 12 milion dhrahmi për shmagjen e dënimit. Këtë alternativë e përcjell sipas tyre avokati që kanë takuar i cili kërkon gjithashtu një shumë thuajse të papërballueshme për të garantuar lirimin e dy shqiptarëve. G.A.

A do të marrin pjesë shqiptarët në zgjedhje

Maqedoni A do të marrin pjesë shqiptarët në zgjedhje Abdurrahman Haliti: “Ne nuk kemi ndërmend të jemi më faktor stabiliteti se sa vetë maqedonasit” Mendu Thaçi: Shtabi ynë është Berisha dhe Rugova faqe 4

Do të ketë radio e televizione private

Së shpejti në Shqipëri Do të ketë radio e televizione private Projektligji i aprovuar nga qeveria do të kalojë në Parlament faqe 5

Reformë mbi dekanët e fakulteteve

Dekania e Juridikut: Gjithnjë jam ndeshur me egoizmin mashkullor në sistem faqe 7

Në këtë numër

Berisha përjashton dëbimin nga Shqipëria të pesë minoritarëve grekë Shkodër Mblidhen armët e shpërndara pa kriter nga komisariatet Tepelenë Gruaja ndihmon të shoqin për të përdhunuar një fëmijë Tiranë Grabitësi i fëmijëve në gjyq f. 2