-Ne nuk duhet të marrim pjesë në “çorbën” e gatuar nga shkelësit e ligjit, ne nuk duhet të bëhemi bashkëfajtorë në krim
faqe 2
Sali Berisha e ktheu kapuçin mënjanë
Nga Martin Leka faqe 3
Shqipëria në mbrojtje të ferexheve
Marrin pjesë 40 ministra nga gjithë bota arabe, Shqipëria dhe Bosnia
Nga Konferenca Islamike në Marok
Myslimanët duhet të luftojnë kundër përpjekjeve evropiane për ndaluar perçet dhe ferexhetë e grave, tha ministri iranian në mbyllje të punimeve të konferencës së ministrave të çështjeve islamike që po mbahet në Rabat, të Marokut. “Ne nuk duhet ta konsiderojmë si diçka të vogël ndalimin e perçeve në shkolla” -shtoi ai. Sepse kjo dëshmon tendencën e Perëndimit për të minuar virtytet islamike. Mustafa Mirsalim ministër i Iranit për Çështjet Islamike tha se diskutimet në Francë dhe gjetiu në vende të tjera, për ndalimin e grumbulloi rreth një tryeze 40 ministra nga e gjithë bota arabe, Afrika, Azia dhe Evropa përfshi delegatë nga Shqipëria dhe Bosnja. Siç mësoj më delegati shqiptar në Konferencë ishte Bardhyl Fico Sekretari i fesë myslimane në Kryeministri.
Homoseksualët gjermanë në mbrojtje të atyre shqiptarë
Klaus Kinkel duhet të ndërhyjë në Këshillin e Evropës
Volker Beck, zëdhënës i lidhjes së homoseksualëve në Gjermani deklaron: Anëtarë të organizatës së parë të homoseksualëve dhe lesbikeve shqiptare janë arrestuar dhe torturuar prej policisë. Kjo njoftohet prej sekretariatit të organizatës ndërkombëtare të lesbikeve dhe homoseksualëve (ILGA) në San Francisko.
Shoqata e homoseksualëve gjermanë i bën thirrje ministrit gjerman të punëve të jashtme, Klaus Kinkel të protestojë energjikisht kundër këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të ngulë këmbë gjatë bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës për respektimin e të drejtave të njeriut në rastin e lesbikeve dhe homofileve.
Marrëdhëniet homoseksuale mes të rriturve të kryera me pëlqimin e të dy palëve, dënohen në Shqipëri me nga 3-10 vjet heqje lirie. Në këtë mënyrë legjislacioni shqiptar bie në kundërshtim me konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe legjislacionin e gjykatës së Strasburgut për të drejtat e njeriut.
Sipas informacioneve të International Gay and Lesbian Human Rights Commission me dt. 14 tetor u arrestuan 3 anëtarë të cilët u rrahën rëndë. Policia dëshiron të dijë emrat e kryetarit të shoqatës.
Një prej të arrestuarve është në spital me një këmbë të thyer dhe ka humbur ndërgjegjen, kurse tjetri gjilashatu i plagosur, u lëshua të shkojë në shtëpi. I riu vazhdon të mbahet i arrestuar prej policisë.
Deutsche Welle
S.Pëllumbi:
Socialdemokratët:
S.Pëllumbi: Ne kemi shumicën e pushtetit lokal
faqe 4
Socialdemokratët: “Fytyrën e kemi ndryshe nga demokratët”