26/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 tetor 1994

Sali Berisha zëvendëson Fatos Nanon e burgosur

- Socialistët edhe “Jo” edhe “Po” kushtetutës - Kryetari Nano hesht në kullën ku e kanë ngujuar Berisha i do socialistët vetëm sa për datën 6 nëntor Gjinushi: Socialdemokratët dhe socialistët nuk përfaqësohen nga mercenarët e marionetat faqe 3

Përfundon procesi i “Pesticide”

Tiranë Përfundon procesi i “Pesticide” Me pak “helm” për të pandehurit E kanë humbur dje “betejën” gjyqësore zhvilluar për muaj me radhë Nejton Kodra dhe Pirro Trebicka, ish-Atashe në Ambasadën shqiptare në Gjermani. Dje në orët e para të pasdites, trupi gjykues i kryesuar nga z. Martin Deda ka deklaruar fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës Nejton Kodrën dhe P. Trebickën duke aplikuar ndaj tyre masën e dënimit me heqje të lirisë përkatësisht nga 7 muaj dhe 1 vit me kusht. Sipas vendimit gjyqësor, duke lejuar ardhjen e pesticideve në Shqipëri në fund të vitit ’92 dhe në fillim të vitit ’93, të pandehurit “kishin krijuar mundësinë e ardhjes së një dëmi ekologjik dhe ekonomik për Shqipërinë”. Merr fund kështu historia e pesticideve të cilat tashmë janë larguar nga Shqipëria, por e dëshmja ka qenë lufta një dije me më pak helm edhe për të pandehurit e cilët vazhdimisht kishin mohuar akuzën. Z.D.

Shkelja e një sërë procedurave nuk flet për korrektësi votimi

Berat faqe 4 Berat Shkelja e një sërë procedurave nuk flet për korrektësi votimi faqe 4

SHBA i tërheq veshin Berishës

faqe 2

Kolera mbërrin edhe në Jug

Tepelenë faqe 4 Tepelenë Kolera mbërrin edhe në Jug faqe 4

Kurt Kola mund të mbahet pafundësisht në arrest shtëpie

Tiranë

Merren në polici veteranët e luftës

- Shkuan para Meksit në varrezat e dëshmorëve Korçë Merren në polici veteranët e luftës - Shkuan para Meksit në varrezat e dëshmorëve

Kushtetuta Shqiptare do të diskutohet në KE

Sot nisen për në Strasburg liderë të partive shqiptare Siç mësohet nga burime të sigurta, dje pasdite ka mbërritur në Tiranë një faks nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, zoti Daniel TARSCHYS i cili fton partitë parlamentare shqiptare më datën 27 Tetor 1994 të shprehin objeksionet e tyre lidhur me Kushtetutën shqiptare në pallatin “Europe” të Strasburgut. Gjithashtu, dje mësuam se sot nisen për në Strasburg nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit parlamentar të saj Namik Dokle, zoti Paskal Milo nga PSD dhe zoti Vasil Melo nga PDNJ. Nuk mundëm të mësonim dot nëse do të niset për në Strasburg ndonjë pjesëtar i PAD apo PD. Nuk dihet gjithashtu nëse do të lërë mitingjet edhe ndonjë lider i PD për të paraqitur objeksionet e tij në Këshillin e Evropës. Kështu, çështja e Referendumit për Kushtetutën shqiptare do të gjejë jehonë dhe do të trajtohet në Strasburg, në zemrën e Këshillit të Evropës.