28/10/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 tetor 1994

A do ta miratojë Berisha kushtetutën me votat e kosovarëve

Po italianët dhe kinezët që kanë marrë shtetësi shqiptare a do të vendosin për kushtetutën e shqiptarëve ? Një shtesë prej 150 000 votash është garanci absolute për miratimin e kushtetutës faqe 3

Otranto Mbytet në det një shqiptar 28 vjeçar

Otranto Mbytet në det një shqiptar 28 vjeçar Bashkë me 16 klandestinë të tjerë u përpoqën t’i shpëtonin ndjekjes së rojeve italiane të kufirit Një shqiptar, vdiq i mbytur natën midis të martës dhe të mërkurës kur ndodhej në bordin e një varke gome me motorr, e cila u përbys pasi u ndoq në Detin Adriatik prej dy motoskafëve italianë të rojeve të brigjeve, u mësua pranë kapitenerisë së portit të Otrantos. Ky shqiptar, që quhej Arjan Kotherja 28 vjeç, shoqërohej prej 16 emigrantëve të tjerë klandestinë ,shqiptarë dhe ish-jugosllavë, të cilët kërkonin të shkonin në Itali të fshehur nga nata. Anija e mbingarkuar u kap në ngushticën e Otrantos, në Adriatik, prej rojeve kufitare që u përpoqën ta kapin. Pas ndjekjes piloti e rriti shpejtësinë duke u përpjekur t’u shpëtojë italianëve dhe mori kthesë për arsye ende të paqarta. Të gjithë njerëzit e tjerë që gjendeshin në varkë ranë në det por mundën të kapen prej policisë. Tre prej tyre u shtruan në spital por jeta e tyre nuk është në rrezik. Të gjithë pjesëtarët e varkës që u përmbytën denoncuan dy pilotët e varkës së gomës, që u ndaluan për vrasje të pavullnetshme dhe imigrim klandestin për qëllime fitimi. Përpjekjet e klandestinëve shqiptarë apo të tjerë, për të shkuar në Itali, janë shpeshtuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit. Shtatëmbëdhjetë kinezë u zbuluan gjithashtu prej karabinierëve kur po dilnin prej ujit në agim, në një plazh të Otrantos. 27 jugosllavë dhe 16 shqiptarë u kapën të martën në mbrëmje në bordin e një anije që vinte prej portit shqiptar të Vlorës. 12 shqiptarë të tjerë u ndaluan të mërkurën në agim në bregun më verior në afërsi të Brindizit. Së fundi gjatë pasdites së së mërkurës, 22 kurdë tentuan gjithashtu të zbarkojnë. Pjesa më e madhe e këtyre klandestinëve, ndërmjet të cilëve tetë fëmijë u dëbuan ose do të dëbohen në drejtim të vendeve përkatëse. (AFP/ATSH)

Masa përgatitore për të pritur presidentin

Në Këte moment[?] Shkodër Masa përgatitore për të pritur presidentin - Shpërndahen fletushka dhe shkruhen parrulla kundër kushtetutës F. 2

Pretenca e prokurorit për të akuzuarit

Tiranë: Skandali i doganave Pretenca e prokurorit për të akuzuarit Gjokutaj kërkon mbi dhjetë vjet heqje lirie F. 6

Kjo kushtetutë është e denjë për t’u shpallur më 8 Nëntor

Është komike të shkosh në kishë si kryetar shteti e të thuash se “Kushtetutën e ka beku Zoti” Intervistë me deputetin Perikli Teta faqe 5

Aksident i rëndë automobilistik

Elbasan Aksident i rëndë automobilistik - Një i vrarë dhe 18 të tjerë të plagosur rëndë faqe 4

Përdhunohet kolektivisht një vajzë 25 vjeçare

- Ndalohem nga policia 5 persona E gjendur në qytetin e Patosit vajza 25-vjeçare nga Mallakastra përjetoi këto ditë ngjarjen me tragjike në jetën e saj. Pas një bisede të tendosur me një djalë nga Patosi, ky i fundit realizon rrëmbimin e saj me ndihmën e një shoku të tij. Pas këtij akti vajza përdhunohet me forcë për një natë të tërë në një fshat të zonës së Libofshës. Mësojmë ndërkohë se vajza është e fejuar. Ndërkaq, pas njoftimit, policia lokale arrin në bëjë identifikimin e autorëve të këtij rrëmbimi e dhunimi dhe realizon ndalimin e tyre. Ndonëse emrat e këtyre djemve nuk konfirmohen ata variojnë nga 22-30 vjeç. Dy prej tyre nga Patosi, dy nga Libofsha e një nga Fieri. Filloi ndaj tyre procedura penale.

Në këtë numër

Shkodër Masa përgatitore për të pritur

Kjo kushtetutë është e denjë për t’u