04/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 nëntor 1994

3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese japin dorëheqjen

-Nuk pajtohen me mosshqyrtimin e kërkesës së PSD dhe PS për paligjshmëritë e referendumit -Kanë vërejtje edhe për kapitullin e pushtetit gjyqësor të Projektkushtetutës Tre ditë përpara referendumit të së dielës tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Ylvi Myrtja, Natasha Sheshi dhe Thimjo Kondi japin dorëheqjen duke prishur ekuilibrin e Gjykatës që ka për detyrë të mbrojë ekuilibrin dhe rendin kushtetues në Shqipëri. Ata akuzojnë këtë Gjykatë se ka injoruar kërkesën e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate për deklarimin antikushtetues të ligjit “Për Referendumin”. Akuza ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Rustem Gjata është e rëndë. Sipas tre anëtarëve kryetari e ka mënjanuar kërkesën e dy partive parlamentare me pretekstin e një vizite në Bullgari. Të tre gjykatësit sidoqoftë do të japin dorëheqjen sepse sipas tyre, në rast se Kushtetuta do të miratohet, Kapitulli i saj për Gjykatën Kushtetuese do t’ia bënte të pamundur punën. Ky kapitull i cili e vë Gjykatën Kushtetuese nën kontrollin e Presidentit do të plotësojë shumë shpejt tre kariget bosh pas 7 nëntorit. Presidenti duhet të ketë gati kandidaturat. Atëherë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat gjithnjë janë marrë me minimumin e një vote do të merren me 9 vota. Të gjitha të kontrolluara në presidencë. Atëherë me atë 9 votave Presidenti do të rrëzojë çdo vendim të Parlamentit. Lexoni faqe 3 deklaratën drejtuar Presidentit Berisha

Kishte djegur një lypsës

Tiranë: Kthehet dosja për rihëtim Historia ngjethëse e një lypsësi të cilin e kishin djegur të gjallë në gjumë pasi e kishin grabitur, ka qëndruar vetëm për pak ditë në Gjykatën e Tiranës. Dosja ka shkuar përsëri në duart e hetuesve për shkak të shkeljeve proceduriale. Episodi i tmerrshëm kishte ndodhur në natën e 7 qershorit të këtij viti vit kur dy persona provokuan vdekjen tragjike të 30 vjeçarit Valen Kaba, lypsës që flinte në afërsi të bar “Holliwudit”, në zemër të kryeqytetit. Njëri prej agresorëve - Shkëlqim Këmbaci 30- vjeç - në fillim i ka grabitur “veteranit” të lypsëve 30 mijë lekë, ndërsa tjetri, Albert Rustemi, rreth 18 vjeç, ka hedhur më pas shkyçshëm mbi trupin e Kabës një fije të ndezur shkrepse e cila do ta shndërronte atë brenda disa çasteve në një pishtar njerëzor. Në fakt flakët që kanë mbuluar trupin e lypsës nuk kanë shkaktuar menjëherë vdekjen e tij. Ai ka vdekur disa orë më vonë në spital. Protagonistët e “atentatit” u kapën nga policia dhe ndaj tyre filluan hetimet: Sh. Këmbaci për “grabitje” dhe 18-vjeçari për “vrasje nga pakujdesia”. Por përfundimi i hetimeve nuk ka bindur gjykatësit të cilët e kanë dërguar çështjen për rihëtim. Sipas nënkryetarit të Gjykatës së Tiranës, z.Martin Dede; “dosja është kthyer për rihëtim për shkelje proceduriale, pasi A. Rustemi që nuk i ka mbushur ende 18 vjet, është hetuar para avokat”. Z. DULE

“Ky referendum i ngjan atij të Pinocetit”

Miting i Partisë Aleanca Demokratike Ceka: “Ky referendum është një sfidë që i bëhet ndërgjegjes tonë politike” Teta: “Stalini thoshte: Populli të votojë për kë të dojë, votat i numërojmë ne” Miting i Partisë Aleanca Demokratike “Ky referendum i ngjan atij të Pinocetit” Ceka: “Ky referendum është një sfidë që i bëhet ndërgjegjes tonë politike” Teta: “Stalini thoshte: Populli të votojë për kë të dojë, votat i numërojmë ne” faqe 2

Berisha mendon se është Shqipëria, por Shqipëria nuk mendon se ajo është Berisha

faqe 3

Thërritet “Nuk e duam Kushtetutën”

Shkodër-Miting i Berishës për Kushtetutën Thërritet “Nuk e duam Kushtetutën” - Ndalohten rreth 20 vetë pas mitingut faqe 2