16/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 nëntor 1994

Qeveria në fije të perit

A do ta zëvendësojë Selami Meksin PD në kërkim të aleancave faqe 3

Rihapet dosja e 2 prillit

Tiranë Rihapet dosja e 2 prillit 8 muaj burg për nënoficerin e DPB Shkodër Ishte larguar në Greqi, por s’kish gjisht në masakër Një punonjës policie në ish-Degën e Punëve të Brendshme Shkodër i larguar në Greqi pas masakrës së 2 prillit u dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për “shpërdorim të armatimit” 8 muaj heqje lirie. Ridel kështu në sipërfaqe çështja e dy prillit, por ky i dënuar nuk ka qenë i pranishëm në momentin e masakrës. Sipas vendimit gjyqësor, shpallur pastajten e së hënën, Nik Gjoka, nënoficer në ish-DPB Shkodër nuk ka marrë pjesë në konfrontimin e përgjakshëm mes popullit të revoltuar dhe policisë në 2 prillin e paharrueshëm ku do të shkaktohej vdekja e katër personave-mes të cilëve Arben Broci-si dhe plagosja e shumë të tjerëve. “Në 2 prill edhe pse ishin të mobilizuar shumë forca të policisë në ruajtje të KP të Shkodrës, i pandehuri nuk ka qenë me ta pasi atë ditë ai ka pasur pushim”, ka deklaruar gjykatësi ushtarak Ridvan Shkëmbi. Por Gjokën atë mëngjes tragjik do ta tërhiqte drejt sheshit kryesor të qytetit fuqia “magnetike” e një numri të madh njerëzish të grumbulluar si rrallë herë përpara ish-KP të rrethit. Bashkë me një polic tjetër-gjithnjë sipas vendimit gjyqësor-ka qëndruar për një farë kohe aty e më pas është larguar që andej. Dhe në ditët e para të majit të 1991,bashkë me 4 policë të tjerë,më bi të cilët më pas në procesin e madh të 2 prillit do të binin dyshimet e rënda të vrasjes së martirëve të demokracisë, u largua në Greqi për “një jetë më të mirë”. Për të shpëtuar nga jeta e ankthshme në Shqipëri uniformat dhe armët nuk i flakën,por i morën me vete për t’i bindur autoritetet greke se ishin “refugjatë politikë”. Në maj të këtij viti, Gjoka për të cilin ishte shpallur kërkimi që në vitin 91 u kthye në atdhe dhe ndaj tij u mor masa e arrestit,akuzuar për “shpërdorim të armatimit”. Sidoqoftë ish-polici nuk ishte një “Kolomb” që zbuloi “Amerikën” në këtë proces i cili vazhdon të jetë i zhytur në errësirë. ZAMIR DULE

Nuk duam që bota të tallet me ne

Opozita shqiptare është shqiptare. Ajo sot do të kërkojë me ngulm dhe pa asnjë kompromis që të zhduken përfundimisht nga skena politike e vendit hajdutët e psikopatët, vrasësit e imoralët, mashtruesit e tradhtarët, antipatriotët e injorantët. Boll u turpëruam! Tani ka ardhur dita e dinjitetit kombëtar, dita e mbushur me dritë për Shqipërinë. faqe 2

Lirimi i Nanos - domosdoshmëri për stabilitet politik

-Berisha nuk duhet të harrojë se ç’mund të ndodhë kur të zemërohet Sovrani Intervistë me deputetin dhe nënkryetarin e PS, z. Ilir Meta faqe 5

Sot : Shqipëri - Gjermani

Lotar Mateus, Andi Mëler, Egidius Braun dhe Zhan Fournet Fayard ekskluzivisht për “Koha Jonë” faqe 13 -14